• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Manastirliu-Veliaj në shkollën e rindërtuar “Emin Duraku”: Gati investimet e reja në 10 shkolla në Tiranë, 40 në të gjithë vendin

06/07/2024
in Aktuale, Slider
Manastirliu-Veliaj në shkollën e rindërtuar “Emin Duraku”: Gati investimet e reja në 10 shkolla në Tiranë, 40 në të gjithë vendin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, së bashku me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, Drejtuesin e Seksionit Politik pranë Delegacionit të BE-së në Tiranë, Andre Rizzo, Monica Merino, përfaqësuese e PNUD në Shqipëri morën pjesë në ceremoninë e përurimit të shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë.
Shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku” është transformuar në një institucion model të arsimit pas rindërtimit dhe rikonstruksionit të realizuar nga programi “EU4Schools”, mbështetur nga Bashkimi Europian. Ndërhyrjet gjithëpërfshirëse në godinën 4-katëshe kanë përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën dhe aksesin për nxënësit me aftësi ndryshe.
 
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, foli për rëndësinë e investimeve në arsim, duke theksuar se çdo investim rikthen shumëfish vlerën në edukimin e brezave të rinj.
 
“Ky projekt ka qenë kompleks dhe i vështirë për t’u realizuar, por rezultati është një shkollë me laboratorë, hapësira për artin dhe zejet, si dhe një palestër të re, të gjitha të ndërtuara me standardet më të larta,” tha Manastirliu.
 
Pas ndërhyrjeve komplekse, shkolla “Emin Duraku” ofron kushte bashkëkohore për 1300 nxënës dhe 59 mësues, me një infrastrukturë të pasur që përfshin 50 klasa, laboratorë shkencorë, IT dhe arti, një bibliotekë moderne dhe terrene sportive. Gjithashtu, shkolla është e pajisur me një dhomë infermierie, një ambient stomatologjie dhe një dhomë për psikologun, duke siguruar kujdesin e plotë për shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve.
 
Ministrja shpjegoi se ky është vetëm fillimi, pasi programi i qeverisë ka në fokus të saj përmirësimin e infrastrukturës arsimore.
 
“Ne jemi të fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe synojmë që këtë vit të finalizohen rreth 100 objekte arsimore dhe terrene sportive, dhe hapim kantiere për 40 shkolla të reja, të cilat mbështeten nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, me fondet e qeverisë shqiptare. Qëllimi është që të gjitha shkollat të funksionojnë vetëm në oraret e paradites, duke shërbyer pasdite për programe jashtëshkollore. Ndërkohë jemi duke vlerësuar një program specifik për shkolla verore duke filluar nga viti 2025,” tha Ministrja Manastirliu.
 
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, theksoi rëndësinë e këtij projekti për qytetin dhe njoftoi nisjen e një investimit tjetër me 10 shkolla të reja në zonat periferike të Tiranës.
 
“Me Ogertën fillojmë një paketë tjetër me 10 shkolla të reja, kryesisht në zonën e Astirit, Liqenit të Thatë, Shkozës, për të zgjidhur çështjen e arsimit në Tiranë,” tha Veliaj.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: Emin DurakuManasterliuVeliaj
Previous Post

“Mbrojtja e demokracisë nis nga lufta kundër korrupsionit”- Jorida Tabaku: Parlamenti të përmbushë detyrimet, të respektojë pakicën

Next Post

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Dritan Dajtit për përjashtimin e gjyqtarit

Lajme të ngjashme

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

by redaktor2
07/18/2025
0

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.  Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë...

PL reagon për aksionin kundër ndërtimeve pa leje, Blushi: I vetmi zaptues pas zgjedhjeve të 11 majit është Rama

PL reagon për aksionin kundër ndërtimeve pa leje, Blushi: I vetmi zaptues pas zgjedhjeve të 11 majit është Rama

by redaktor2
07/18/2025
0

Partia e Lirisë ka reaguar mbi aksionin e ndërmarrë ditët e fundit nga kryeministri Rama për lirimin e hapësirave publike....

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
  • PL reagon për aksionin kundër ndërtimeve pa leje, Blushi: I vetmi zaptues pas zgjedhjeve të 11 majit…
  •  Patrullimi i përbashkët i policisë shqiptaro-italiane për Durrësin dhe Vlorën, Proda: Bashkëpunim i…
  • Ministri Petrit Malaj apel tregtarëve të pakicës: Siguroni fatura tatimore për çdo produkt që tregto…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.