• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Pas seancës maratonë, Ervin Salianji njofton mbledhjen e radhës të Komisionit Hetimor për sistemin TIMS! Ja dëshmitarët që do të pyeten

06/07/2024
in Politikë, Slider
Pas seancës maratonë, Ervin Salianji njofton mbledhjen e radhës të Komisionit Hetimor për sistemin TIMS! Ja dëshmitarët që do të pyeten
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Pas seancës maratonë të tre ditëve më parë në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS, ku dëshmuan për disa orë ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, kreu i këtij komisioni, Ervin Salianji ka njoftuar mbledhjen e radhës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Seanca do të zhvillohet më datën 10 qershor në orën 14:00, ku do të pyeten dëshmitarët, Ardit Muço, ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit; Besjan Tanuzi, Ish Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit; Ervina Gjana, Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit.

Dy ditë më parë Salianji u shpreh për News24 se “jam llahtarisur nga mali i paligjshmërive që kemi zbuluar qoftë nga pyetja e dëshmitarëve qoftë nga ballafaqimi me dokumente”.

Ai theksoi se të dhënat e sistemit TIMS janë hakëruar dhe gjenden online, duke shtuar se kanë pasur akses persona të pautorizuar.

“Jo vetëm që jam befasuar por jam llahtarisur nga mali i paligjshmërie që kemi zbuluar qoftë nga pyetja e dëshmitarëve qoftë nga ballafaqimi me dokumentet.

Përjashto dëshminë e personit nën arrest shtëpie, dy të tjerat nuk kishin asgjë që klasifikohen si sekret shtetëror.


Nuk kishte fare informacione të klasifikuara. E them me përgjegjësi, në diskutim 6 orë me drejtorin e policisë nuk gjej asnjë element që përbën sekret shtetëror, janë publike.

Emërimet e reja në policisë së shtetit, janë bërë në një formë të paimagjinueshme. Kanë aplikuar përpara se të krijoheshin funksionet. Drejtuesit e rinj kanë filluar punë përpara se të merrnin emërimet.

Përgjigja në shumë raste ishte që “janë gabime njerëzor”. Ky hetim ka zbuluar anë të errëta në sistemin TIMS.

Për aq sa më lejohet, ju them me bindje se na u konfirmua që ka pasur ndërhyrje dhe që sistemi TIMS gjendet online për shkak të hakërimit ndodhet në një ëeb të caktuar online dhe të dhënat e qytetarëve janë aty.

Kemi kërkuar mbledhje urgjente sepse jemi në kushtet e cenimit të rëndë të sigurisë kombëtare.

Në sistemin TIMS ka pasur persona që ka pasur akses në mënyrë të pautorizuar dhe persona që pavarësisht se futnin dokumentet në sistem, për personat në kërkim sistemi nuk i nxirrte, ngre dyshime se janë përdorur nga persona me rekorde kriminale.

Na u tha që të dhënat e këtij sistemi janë hakëruar dhe na kanë thënë që janë online. Kjo është e gjithë logjika skandaloze e gjithë kësaj çështje. Sistemet e policisë së shtetit sensitive janë në duar të pasigurta dhe të pautorizuara’, tha ai.

Njoftimi i mbledhjes

Në zbatim të vendimit të ndërmjetëm nr. 10, datë 04.06.2024 të Komisionit hetimor “Për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS”, Komisioni do të zhvillojë mbledhje ditën e hënë ora 14:00, datë 10.06.2024 me rend dite:

1. Miratim i procesverbalit të mbledhjes datë 04.06.2024.

Si dhe zhvillimi i seancave dëgjimore me dëshmitarët si vijon:

1. Ora 14:00 – Z. Ardit Muço, Ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit;

2. Ora 15:00 – Z. Besjan Tanuzi, Ish Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit;

3. Ora 16:00 – Znj. Ervina Gjana, Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit.

Related

Tags: Ervin Salianji Sistemi TIMSkomisionimbledhje
Previous Post

Balla porosi policisë: Rrisni kontrollet kundër armëmbajtjes pa leje dhe trafikut të drogës

Next Post

Operacioni i SPAK/ Zbardhen disa nga emrat e personave të arrestuar dhe të shpallur në kërkim, të përfshirë në grupin kriminal

Lajme të ngjashme

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

by redaktor2
06/06/2025
0

Një përvojë unike artistike dhe kulturore do të përjetohet në Tiranë nga data 9 deri më 12 qershor, në kuadër...

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

by redaktor2
06/06/2025
0

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka uruar të gjithë qytetarët shqiptarë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar...

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

by redaktor2
06/05/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për...

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivit…
  • Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri…
  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
  • “Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.