• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Hapet shkolla e re në Manëz, Manastirliu: Vetëm në Durrës u rehabilituan 25 shkolla, 13 të tjera drejt përfundimit

06/08/2024
in Slider, Sociale
Hapet shkolla e re në Manëz, Manastirliu: Vetëm në Durrës u rehabilituan 25 shkolla, 13 të tjera drejt përfundimit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Një tjetër shkollë e re i shtohet bashkisë së Durrësit, ku sapo ka hapur dyert shkolla e rindërtuar “Zyber Sallaku” në Manëz. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako dhe Monica Merino, Përfaqësuese e Përhershme e PNUD-it në Shqipëri, ishin të pranishme në përurimin e kësaj shkolle 9-vjeçare, e cila është rindërtuar falë mbështetjes nga Qeveria Daneze dhe ajo e Mbretërisë së Bashkuar, të cilat kanë ndihmuar për ringritjen e institucioneve arsimore të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ministrja Manastirliu tha se me rindërtimin e kësaj shkolle përfiton i gjithë komuniteti i Manzës.

“Jam e kënaqur që tashmë vijmë me një tjetër shkollë këtu në Manëz, në Durrës. Një shkollë e rehabilituar me standardet më të mira që do t’i shërbejë rreth 300 nxënësve të kësaj zone, me një komunitet mësuesish vërtet për t’u vlerësuar. Kjo shkollë tashmë ka jo vetëm infrastrukturën më të mirë, por edhe laboratorët e kimisë, fizikës, teknologjisë dhe informacionit, terrenin sportiv. Është një shkollë që i shërben fëmijëve dhe komunitetit jashtë orarit mësimor, duke u bërë një qendër kulturore, edukative dhe sportive për të gjithë këtë komunitet këtu në Manëz”, tha Manastirliu.

Ky projekt është pjesë e një iniciative të gjerë të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për të përmirësuar infrastrukturën arsimore në mbarë vendin. Aktualisht janë duke u hapur kantieret e 40 shkollave të reja, të cilat pritet të përfundojnë deri në vitin 2025. Për këtë vit janë në proces përfundimi 100 objekte arsimore, përfshirë shkolla dhe terrene sportive.

“Nuk kemi përfunduar këtu, sepse jemi ndërkohë duke finalizuar një seri shkollash. Me mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në të gjitha bashkitë janë duke u hapur kantieret e 40 shkollave të cilat pritet që të përfundojnë përgjatë vitit 2025. Për këtë vit, ashtu sikurse e kemi thënë, 100 objekte, përfshirë shkolla, kopshte, çerdhe dhe terrene sportive janë në përfundim e sipër. Vetëm në Durrës janë 38 shkolla, 25 prej të cilave kanë përfunduar, dhe 13 janë në proces përfundimi”, tha Manstirliu.

Ministrja Manastirliu u ndal dhe te rritja e konsiderueshme e pagave për mësuesit që do të nisë nga muaji korrik dhe Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional.

“Viti i ri shkollor padyshim do të na gjejë me shumë shkolla të tjera që hapin dyert për nxënësit. Dhe për të garantuar dhe motivimin e mëtejshëm të mësuesve, do të jetë gjithashtu dhe rritja e pagave që do të realizohet nga muaji korrik. Qeveria shqiptare është e angazhuar për prioritetin e saj që është arsimi, edukimi i fëmijëve tanë, ndaj motivimi për mësuesit do të jetë përmes disa mbështetjeve që vijnë direkt për ta, qoftë me rritjen e pagave që do të jetë e konsiderueshme, por edhe me edukimin në vazhdim dhe mbështetjen për zhvillimin profesional.”

Pas rindërtimit me standardet më bashkëkohore, shkolla “Zyber Sallaku” tashmë rifillon aktivitetin e saj normal dhe është gati që t’i bashkohet programeve kombëtare, si “Ekipet Sportive në Shkolla”, “Art dhe Zeje”, dhe “Toka Ime”, që rrisin socializimin mes fëmijëve, frymën sportive dhe gjithë përfshirjen. Krahas ambienteve komode, kësaj shkolle i shtohet edhe një laborator IT, si pjesë e një nisme të shtrirë në të gjithë Shqipërinë për ta lidhur arsimin me teknologjinë dhe për të rritur kompetencat e të rinjve në fushën e informacionit dhe komunikimit.

Related

Tags: ManasterliuManezshkolle e re
Previous Post

Veliaj me socialistët e Njësisë 5: “Mobilizim për fitoren e katërt të Edi Ramës; Meritë e PS që Shqipëria dhe Tirana po ndryshojnë”

Next Post

Kosta Zhonga: Enver Hoxha fliste rrjedhshëm greqisht, ja si e njoh shokun tim të klasës Edi Rama

Lajme të ngjashme

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

by redaktor2
06/06/2025
0

Një përvojë unike artistike dhe kulturore do të përjetohet në Tiranë nga data 9 deri më 12 qershor, në kuadër...

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

by redaktor2
06/06/2025
0

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka uruar të gjithë qytetarët shqiptarë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar...

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

by redaktor2
06/05/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për...

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivit…
  • Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri…
  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
  • “Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.