• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj: “Me kokën lart për punët, shkojmë drejt fitores në 2025; Vetëm PS-ja u shërben të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim”

06/09/2024
in Politikë, Slider
Veliaj: “Me kokën lart për punët, shkojmë drejt fitores në 2025; Vetëm PS-ja u shërben të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

“Me kokën lart për punët e kryera, do të kërkojmë mbështetje për fitoren tonë në vitin 2025”. Me këto fjalë iu drejtua Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, socialistëve të Petrelës, Farkës dhe Baldushkut. Veliaj siguroi se do të vijohet me një punë konkrete çdo ditë.
 
“Angazhimi im është, jo të presim vitin tjetër që vijnë zgjedhjet, por do vazhdojmë çdo ditë me punë, çdo ditë me këmbëngulje dhe çdo ditë do tregojmë çfarë kemi bërë sot, për sa kohë që, për çdo ditë ne prodhojmë një vepër konkrete dhe i shohim njerëzit në sy. Kemi zgjidhur problematika të tmerrshme, siç ishte pandemia dhe tërmeti. Kur mendoj sa njerëz janë bërë me shtëpi në Petrelë, në Baldushk, në Farkë, shumë më të mira se ato që prishi tërmeti, them se e kemi kokën lart. I shohim njerëzit në sy, me premtime të mbajtura, dhe me gjithë të drejtën e Zotit dhe të robit, që të kërkojmë mbështetje për fitoren tonë në vitin 2025”, tha ai.
 
Sipas tij, falë investimeve të bashkisë, vlera e pronës së qytetarëve është rritur kudo. “Kur bëmë Rrugën e Taganit, po më thoshin bizneset e imobilareve, se vlera e pronës është 3-fishuar. Kur ndodh një investim, fitojnë të gjithë. Madje, edhe ata që shajnë tërë ditën, vetëm duke ndenjur në shtëpi dhe duke sharë, jetojnë në një shtëpi që vlen tre herë më shumë. Nëse vazhdojmë të rrimë të fokusuar, nëse vazhdojmë të mbajmë premtimet, nëse nuk harrojmë njerëzit që na kanë sjellë deri këtu dhe u përgjigjemi atyre me përulësi dhe dinjitet, do të shkojmë në fitoren e radhës në 2025-ën, për Edi Ramën dhe PS-në, që i kanë ngritur kokën Shqipërisë”, u shpreh ai.
 
Veliaj theksoi se vetëm PS-ja ka treguar që di të bëjë shtet dhe qytet, duke u shërbyer të gjithëve pa asnjë dallim. “Sot më vjen mirë që nuk i shërbejmë vetëm PS-së. Po ndërtojmë kopshtin e ri me Ambasadën Amerikane në Farkë, apo qendrën rinore në Petrelë. Në shkolla e kopshte shkojnë edhe fëmijët e socialistëve, edhe të demokratëve. Kultura e PS-së është t’u shërbejë të gjithëve njësoj, me përulësi, me dinjitet, deri në detajin e fundit, si e vetmja mënyrë për t’i parë njerëzit prapë në sy vitin tjetër, dhe për t’u thënë: Vetëm PS-ja bën shtet dhe qytet”, deklaroi Veliaj.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: PSVeliajzgjedhjet 2025
Previous Post

Ndarja e bujshme/ Fedez ‘shigjeton’ hapur në intervistë motrën e Chiarës

Next Post

“Nuk më pëlqejnë skuthat”/ Me kë është revoltuar Çiljeta?

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.