• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

25-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Rama me D’Alemën e Tony Blair në Prishtinë takojnë presidenten Osmani! Në axhendë nuk parashikohet takim me Kurtin

06/10/2024
in Rajoni & Bota
25-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Rama me D’Alemën e Tony Blair në Prishtinë takojnë presidenten Osmani! Në axhendë nuk parashikohet takim me Kurtin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Prishtine- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kosovë në një vizitë me rastin e 25 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës. Vizitën e nisi me pritjen nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ai ishte i shoqëruar edhe nga ish Kryeministri Italian Massimo D’Alema dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. Më pas, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, dedikuar këtij përvjetori, që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, si dhe të vendeve aleate, të cilat patën një rol thelbësor gjatë viteve të luftës në Kosovë.

Kryeministri Rama do t’i adresohet një prej paneleve të Konferencës, ku do të jetë së bashku me personalitete ndërkombëtare të mirënjohur për kontributin e tyre politik në periudhën e luftës, mes të cilëve ish Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair dhe ish Kryeministri Italian Massimo D’Alema.

Tony Blair, i cili do të mbajë dhe një fjalim në Kuvend, ndërsa u prit në mëngjes nga presidentja Osmani

Vijimi i Axhendes se Rames

Në axhendë nuk parashikohet takim me kryeministrin Albin Kurti. Ndërsa në vijim Kryeministri Rama do të mikpritet nga Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ku në një ceremoni të posaçme do të nderohet me Çelësin e Qytetit.

Ndër të tjera, Kryeministri Rama do të marrë pjesë edhe në çeljen e ekspozitës së veçantë “Reporting House”, një retrospektivë e fuqishme e mediave gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ku përmes artefakteve të gazetarëve dhe veprave të artistëve, vizitorët do të njihen me historinë e luftës së viteve 1998-1999 dhe ndikimin e saj në dekadat që pasuan.

*10 qershori i vitit 1999 shënon fundin e luftës në Kosovë dhe tërheqjen e trupave serbe, pas 78 ditë bombardimesh ajrore të NATO-s. Po me këtë datë Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas së cilës në Kosovë u dërguan trupat paqeruajtëse të KFOR-it nga 36 vende. 

Related

Previous Post

Do jetë një periudhë e shkëlqyer për ndjenjat dhe punën…çfarë thonë yjet për ju sot

Next Post

Tahiri i AAK-së: Adnan Dibrani, eurodeputeti i parë shqiptar nga Kosova

Lajme të ngjashme

Kosovë, KQZ përjashton partinë e Dodikut, Listën Serbe, nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Kosovë, KQZ përjashton partinë e Dodikut, Listën Serbe, nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit

by redaktor2
08/21/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të...

14 shtator, protestë në Hagë/ “Bashkë kundër padrejtësive”, mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK

14 shtator, protestë në Hagë/ “Bashkë kundër padrejtësive”, mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK

by redaktor2
08/21/2025
0

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator...

“Ngërçi politik po i kushton Kosovës”-Reagon Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë: Udhëheqësit duhet të prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

“Ngërçi politik po i kushton Kosovës”-Reagon Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë: Udhëheqësit duhet të prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

by redaktor2
08/21/2025
0

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë thirrje...

Papa Leo zgjedh Lindjen e Mesme për vizitën e parë zyrtare? Zbulohet vendi ku Ati i Shenjtë pritet të shkojë së shpejti

Papa Leo zgjedh Lindjen e Mesme për vizitën e parë zyrtare? Zbulohet vendi ku Ati i Shenjtë pritet të shkojë së shpejti

by redaktor2
08/20/2025
0

Papa Leo planifikon të vizitojë Libanin, njoftoi të mërkurën zyrtari i lartë katolik i vendit, në atë që mund të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.