• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Së shpejti konkretizojmë projektet me Azerbajxhanin”, Balluku: Synojmë të lidhemi me tre korridoret kryesore të energjisë së gjelbër

06/10/2024
in Politikë, Slider
“Së shpejti konkretizojmë projektet me Azerbajxhanin”, Balluku: Synojmë të lidhemi me tre korridoret kryesore të energjisë së gjelbër
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Zëvendës kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit të Përbashkët Shqipëri-Azerbajxhan, tha se angazhimet e ndërmarra do të jenë prioritet dhe se shpreson që të shpejti të ketë konkretizim të projekteve.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Kemi diskutuar sot në detaj për çka duhet të bëjmë në të ardhmen dhe kemi gjetur fusha interesi të përbashkëta ashtu siç është energjia, ekonomia, bujqësia, kultura, arsimi, shëndetësia dhe fusha të tjera të cilat kanë të bëjnë me inovacionin dhe dixhitalizimin. Është e rëndësishme të thuhet që dy vende miq, si Azerbajxhani dhe si Shqipëria, të cilët kanë një histori të njëjtë, kanë besim të njëjtë tek një pjesë të popullsisë, por nga ana tjetër janë vende të cilat kanë ardhur deri më sot, po jetojnë padyshim një fazë të mirë ekonomike, si Azerbajxhani ashtu dhe Shqipëria apo dhe stabilitet politik, për shkak të të gjitha përpjekjeve dhe sakrificave që dy popujt kanë bërë, kështu që askush nuk mund të kuptohet më mirë sesa dy vendet tona, kështu që partneriteti do të ishte shumë natyral dhe nga ana tjetër do të ishte dhe i suksesshëm.

Angazhimet që kemi ndërmarrë sot, të gjithë ministrat e kabinetit shqiptar që kanë qenë në tryezë apo dhe të gjithë përfaqësuesit e qeverisë së Azerbajxhanit, do të jenë prioritete për axhendat qeveritare të të dyja vendeve dhe ne shpresojmë që në muajt në vazhdim të kemi konkretizim të projekteve për të cilat jemi angazhuar sot. Nga ana tjetër shpresojmë shumë, së bashku duke qenë se jemi dy ministrat që udhëheqim këtë Komision, që vitin tjetër kur të ulemi në tryezë mos të flasim më thjesht për plane, por të flasim për rezultate dhe për arritje konkrete. “, tha Balluku.

Duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë duhet të bëjë Shqipëria dhe Azerbajxhani për të forcuar më tej bashkëpunimin në fushën e energjetikës, ministrja tha:

“Së pari, siç e tha dhe ministri, Shqipëria është kampione në prodhimin e energjisë së rinovueshme, pasi prodhon 100% energji elektrike nga burime të rinovueshme. Tani synimi ynë kryesor është të diversifikojmë portofolin e energjisë së gjelbërt, sepse deri më tani kemi qenë të bazuar nga energjia hidrike. Sigurisht ajo që është shumë e rëndësishme për Shqipërisë dhe ajo që kemi ndarë bashkë është siguria energjetike sepse sigurisht një vend mund të prodhojë energji të gjelbert, por nëse nuk ka mjaftueshëm sa për të plotësuar nevojat e tij apo të rajonit, atëherë ka probleme sa i takon sigurisë energjetike. Kështu, këto janë dy tema që duhet të bashkëpunojmë. Shpresoj që nga ky bashkëpunim, rezultati kryesore të jetë shkëmbimi i praktikave më të mira që kemi, krijimi i sigurisë energjetike falë gazit azer për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Nga ana tjetër, ne jemi duke investuar intensivisht në ankande, të cilat janë një mënyrë shumë transparente e kompetitive, për të krijuar burime të reja të energjisë së gjelbër. Ky mund të jetë një nga çelësat e suksesit, me siguri dhe jam e bindur dhe optimiste që bashkëpunimi ynë do të na sjellë rezultate konkrete shumë shpejt që do të mund të jenë të prekshëm nga të gjithë konsumatorët.
Sa i takon korridoreve të gjelbër, transmetimi është sfida e re për të gjithë shtetet, pasi nuk mjafton vetëm të prodhosh dhe të jesh i izoluar si një ishull. Transmetimi e bën këtë produkt kaq të vlefshëm ndërkombëtarisht.

Ajo që ne synojmë është që të jemi të lidhur me korridoret kryesore të energjisë, siç ju po punoni në tre projekte të mëdha sa i takon korridoreve, ne po punojmë shumë që të krijojmë korridorin e tetë të energjisë, si një korridor sigurie, jo vetëm për transportin apo udhëtarët, por dhe për energjinë. Pra e ardhmja do të jetë e fokusuar në investimet në rrjetet e transmetimit.”, tha ajo.

Related

Previous Post

Goditi me grusht për vdekje Armando Meshaun, Apeli ul dënimin për Rei Metën

Next Post

Më të lumtur se kurrë, Heidi dhe Romeo hedhin hapin e radhës në romancën e tyre

Lajme të ngjashme

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

by redaktor2
07/18/2025
0

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.  Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.