• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Analiza e “The Athletic”: Ky lojtar i Shqipërisë mund të bëjë diferencën në Euro 2024

06/11/2024
in Sport
Analiza e “The Athletic”: Ky lojtar i Shqipërisë mund të bëjë diferencën në Euro 2024
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e parë të Empolit dhe ekipet më të mëdha italiane u vunë pas tij.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Asllani e shfrytëzoi në maksimum mundësinë e tij në ‘’Carlo Castellani’’, duke rritur shumë entuziazëm me paraqitjet e tij të shkëlqyera në fushën e lojës.

Një gol i shënuar ndaj Interit në ‘’San Siro’’, para se t’i bashkohej zikaltërve, konfirmoi vlerat e tij dhe se një transferim i madh ishte një çështje kohe. Në verën e vitit 2022, Asllani kreu hapin e madh të karrierës, duke iu bashkuar Interit të Simone Inzaghit. 22-vjecari shihej si pasuesi ideal i Marcelo Brozovic, për të luajtur si një numër 6, para mbrojtjes me tre të zikaltërve.

I lindur në Shqipëri, por i rritur nën hijen e kullës së Pisës, Asllani nisi hapat e parë të futbollit me klubin e tij lokal të Buteses, një shkollë futbolli e udhëhequr nga Francesco Pratali, një ish-futbollist shumë i dashur nga tifozët tek Empoli. Më pas, Asllani lëvizi në një nga skuadrat më të mira në Toskanë për zhvillimin e talenteve, Tau Altopascio.

Normalisht, një lojtar me potencialin e Asllanit tërhoqi interesin e Fiorentinës, por mesfushori u udhëzua për të zgjedhur Empolin, një skuadër që në fokusin primar ka aktivizimin e futbollistëve të rinj. Trasferimi 12 milionë euro tek Interi ndoshta erdhi shumë shpejt për të.

Brozovic ishte shpesh i dëmtuar në sezonin e parë të Asllanit në San Siro, por shqiptari nuk ishte gati në atë kohë për të ‘’dirigjuar’’ mesfushën e Interit. Ishte dhe një nga arsyet përse Hakan Calhanoglu u detyrua të spostohej nga një rol ofensiv, si një mesfushor më i tërhequr.

Dhe kjo lëvizje e Inzaghit rezultoi efikase, pasi Calhanoglu është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Interit në atë rol. Por me kalimin e kohës, Asllani u automatizua me procesin e lojës së Interi dhe filloi të lërë impakt. Një nga momentet më të spikatura të tij në sezonin që lamë pas ishte aktivizimi i tij në ndeshjen Inter-Roma, kur rezultati ishte 0-0.

Asllani luajti një top të gjatë diagonal drejt Federico Dimarcos që depërtoi mbrojtjen e Romës, dhe Marcus Thuram finalizoi aksionin me gol. Nëse shikojmë zonat ku Asllani përfshihet më shumë me topin që nga sezoni i kaluar, mund të vëreni që operon më së shumti në mesin e fushës, një zonë ku zotëron edhe 18% të prekjeve të topit, përqindja më e lartë e prekjeve krahasuar me zonat e tjera ku përfshihet.

Golin e parë me Interin e shënoi në ndeshjen e tij të 53-të me fanellën zikaltër, teksa shfrytëzoi maksimalisht një korridor të Lautaro Martinez ndaj Genoas. Gjatë dy viteve, Asllani ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në Itali, titullin kampion, Kupën e Italisë dhe Superkupën.

Ai ishte gjithashtu në stol për finalen e Champions League ndaj Manchester City në vitin e kaluar. Rrugëtimi i tij në Euro 2024 do të startojë në Dortmund, kundër një kombëtareje që e njeh mjaft mirë, siç është Italia.

Do të jetë një ndeshje me vlera sentimentale për të, duke qenë se zotëron pasaportat e të dy shteteve, por në fund 22-vjecari do të shpresojë që në këtë turne të konfirmojë pritshmëritë e mëdha që janë ndërtuar për të dhe të prodhojë të tjera performanca pozitive në fushën e lojës.

Related

Previous Post

Gjykata e Apelit ndan sot fatin e vulës së PD-së, i takon Bashës apo Berishës

Next Post

Në Bruksel nisin negociatat për presidentin e ri! Von der Leyen më shumë shanse! Pritet të vazhdojë mbështetja për zgjerimin e BE-së

Lajme të ngjashme

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s/ Presidenti Čeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga kreu i FSHF-së, Armand Duka

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s/ Presidenti Čeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga kreu i FSHF-së, Armand Duka

by redaktor2
09/10/2025
0

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka sjellë në Tiranë drejtuesit më të lartë të futbollit europian. Pasditen...

“Rruga do jetë e vështirë”, Sylvinho para Letonisë: Sfidojmë një ekip të organizuar dhe të rrezikshëm

“Rruga do jetë e vështirë”, Sylvinho para Letonisë: Sfidojmë një ekip të organizuar dhe të rrezikshëm

by redaktor2
09/08/2025
0

Shqipëria përballet me Letoninë në “Air Albania” të martën, me synimin e vetëm 3 pikët, si e vetmja mënyrë për...

Kapiteni Gjimshiti: Nuk do të jetë e lehtë me Letoninë, por duam tre pikët

Kapiteni Gjimshiti: Nuk do të jetë e lehtë me Letoninë, por duam tre pikët

by redaktor2
09/08/2025
0

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp me trajnerin Silvinjo në prag të sfidës...

Dy titullarë nga Superiorja, Broja në krahun e kundërt dhe një debutues. Publikohen formacionet zyrtare të Gjibraltar-Shqipëri

Dy titullarë nga Superiorja, Broja në krahun e kundërt dhe një debutues. Publikohen formacionet zyrtare të Gjibraltar-Shqipëri

by redaktor2
09/04/2025
0

Shqipëria luan sot përballë Gjibraltarit në transfertë ndeshjen e parë historike ndaj kësaj përfaqësueseje. Një ndeshje e cila në fakt...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.