• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Zhvillohet Samiti Rinor i B40, Veliaj: “Po investojmë te punët e së ardhmes; Të rinjtë frymëzohen nga Tirana jonë”

06/12/2024
in Politikë, Slider
Zhvillohet Samiti Rinor i B40, Veliaj: “Po investojmë te punët e së ardhmes; Të rinjtë frymëzohen nga Tirana jonë”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Prej dy ditesh, në Tiranë, po zhvillohet Samiti Rinor i B40-ës. Dje, në çelje të punimeve të samitit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e quajti vlerësim faktin se qyteti ynë mban këtë vit Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit, e njohur ndryshe si B40.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Mbajtja e Presidencës së B40-ës këtë vit është një kompliment i madh për Tiranën. Më herët ishim Kryeqyteti Europian i Rinisë, pastaj Qyteti Europian i Sportit dhe vitin tjetër do të jemi Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Nëse doni një sebep për t’u kthyer në Tiranë, e keni gjithmonë një ftesë të hapur, një derë të hapur, e mbi të gjitha një zemër të hapur”, tha Veliaj për të rinjtë e qyteteve të tjera të Ballkanit, që u bënë pjesë e samitit.

Duke folur për ndryshimet që ka pësuar Tirana, nga një vend i izoluar në destinacionin numër një të turizmit, Veliaj dha mesazhin se çdo qytet mund të ndryshojë.

“Unë jam rritur në këtë vend, isha 10 vjeç kur ra komunizmi dhe erdhi demokracia. Tirana ishte qyteti më i izoluar në botë. Asnjë nuk hynte e dilte. Ishte e ndaluar të shikoje televizor të huaj, të visheshe si i huaj, të flisje si i huaj apo të dëgjoje muzikë të huaj. Por, kur edhe vendi më i izoluar në Europë sot është transformuar në destinacionin numër një të turizmit, në hapësirën më të hapur, do të thotë se çdo vend mund të ndryshojë”, u shpreh Veliaj.

Mes të rinjve, të cilët i cilësoi si pjesën më aktive e kreative të shoqërive, Veliaj tha se Bashkia e Tiranës e ka treguar mbështetjen ndaj të rinjve me vepra, duke përmendur faktin se 30% e anëtarëve të Këshillit Bashkiak janë të rinj. “30-40% e popullsisë që përfaqësohet nga rinia janë pjesa më aktive, më idealiste dhe më kreative e shoqërisë. Rinia e Tiranës është e tashmja. Por, duhet t’i kthejmë fjalët në vepra. Kjo do të thotë se në Këshillin Bashkiak kemi 30% të rinj të cilët marrin vendime për qytetin”, tha ai.

Duke e cilësuar Tiranën si shembull që duhet ndjekur, Veliaj iu drejtuar të rinjve pjesëmarrës në Samitin Rinor të B40, se në qytetet e tyre duhet të kërkojnë më shumë pjesëmarrje në vendimmarrje. “Kur të ktheheni në qytetet tuaja duhet të thoni që duhet ta bëjmë si në Tiranë, ku 1/3 e Këshillit Bashkiak janë çuna dhe goca të reja, se vetëm të rinjtë mund të kërkojnë, me votën e tyre, që transporti publik të jetë falas për studentët, siç është sot në Tiranë. Që gjysma e pagesës së konvikteve të paguhet nga Bashkia e Tiranës, siç paguhet sot për të gjithë studentët që vijnë nga qytetet e tjera”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Veliaj u ndal te investimi në Piramidën e Tiranës, e kthyer në Qendrën më të madhe të Inovacionit të Ballkanit Perëndimor.

“Punët e së ardhmes nuk do jenë më në tekstil, në këpucë dhe fasoneri. Punët e së ardhmes do jenë gjithmonë e më shumë në industritë kreative, në punë digjitale, në robotikë, mekatronikë, në dizajn, në audio dhe video, në realitete virtuale. Kjo është arsyeja pse kemi krijuar një hapësirë për teknologjië në pronën më të rëndësishme të Tiranës, Piramida e Tiranës. Ne duam që t’u japim fëmijëve sot, nga klasa e parë, të gjitha mundësitë dhe aftësitë digjitalë, që gjenerata e re të bëjë punë që paguhen më shumë, që janë punë që rrinë këtu, në atdheun tonë, dhe që janë punët e të ardhmes e jo punët e të shkuarës. Kjo është diferenca e madhe që bëjmë”, tha ai.

Ndërsa solli disa shembuj pozitivë të investimeve në Tiranë, Veliaj e mbylli me një mesazh për të gjithë të rinjtë që ishin në samit. “Shpresoj që të frymëzoheni nga vizita juaj në Tiranë, të merrni disa ide. Mbi të gjitha do frymëzoheni që disa nga këto aksione politike shoqërore, civile, t’i merrni dhe t’i ktheni në qytetet tuaja”, përfundoi ai.

Related

Tags: Samiti Rinor B40Veliaj
Previous Post

Greqi/ Temperaturat përvëluese ‘mbyllin’ Akropolin

Next Post

“Puçi, puçi të dua finaliste”/ Këngëtarja e njohur surprizon me dron Çiljetën

Lajme të ngjashme

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.