• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj me socialistët e Njësisë 8: “Sot jetojmë në ditët më të mira të Tiranës dhe të Shqipërisë”

06/13/2024
in Politikë
Veliaj me socialistët e Njësisë 8: “Sot jetojmë në ditët më të mira të Tiranës dhe të Shqipërisë”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Me takimin e mirënjohjes me strukturat e Partisë Socialiste në Njësinë 8, Drejtuesi Politik për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj falenderoi çdo socialist që ka kontribuuar në vitet më të vështira të partisë, por edhe shtoi se ky 33-vjetor i themelimit të PS është edhe një moment për theksuar punën e madhe që është bërë për Tiranën dhe Shqipërinë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Sot jetojmë në ditët më të mira të Tiranës dhe të Shqipërisë, por ama duhet të kujtojmë se kjo forcë që fiton betejë pas beteje, ka pasur edhe ditë të vështira, e megjithatë as nuk u lodh, as u dorëzua, as hoqi dorë, as nuk i tradhtoi idealet, as bëri pazar, ama qëndroi fort. Sot është dita për të festuar ata burra dhe gra, shokë dhe shoqe, motra dhe vëllezër, që i kanë qëndruar këtij ideali në ditët kur ishte jashtëzakonisht e vështirë ta bëje këtë. Kush kujton historinë e referendumit të 1994, zgjedhjet lokale të 1996, historinë e 1997-1998 me grushtin e shtetit dhe me gjithë ato gra që u veshën me të zeza nga vëllavrasja më e madhe e historisë; kush kujton luftën e Kosovës, njeriun që i çonte naftë Millosheviçit; kush kujton historitë Gërdecit dhe 21 Janarit. Ama, duhet të kujtojmë edhe ata që besuan te kjo kauzë, që u thinjën duke e mbajtur fort Partinë Socialiste, me thonj dhe me dhëmbë, ata meritojnë të gjithë respektin, mirënjohjen dhe dashurinë tonë”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se në kohën e Berishës, socialistët ndiqeshin dhe zhdukeshin në mes të qytetit. “Në kohën e Saliut, nëse ishe gardist duhet të tregoje sa socialistë kishe vrarë në 21 janar; nëse ishe SHIK-s, duhet të tregoje sa ‘Remzi Hoxhë’ kishe zhdukur. Duken si përralla, si histori për Netflix, a thua se kanë ndodhur në një vend shumë të largët, por në fakt kanë ndodhur këtu, në këtë qytet. Rruga ‘Remzi Hoxha’ është te ‘ish Frigoriferi’, pjesë e Njësisë 8, ai është zhdukur aty, në mes të qytetit tonë. Bëje karrierë edhe te ‘Saliu i parë’, por bëje karrierë edhe te ‘Saliu i dytë’, në varësi se sa socialistë kishe shtypur, sa kishe persekutuar dhe sa kishe zhdukur”, tha ai.

Ai deklaroi se socialistët janë skuadra që ka ditur gjithmonë të transformojë Shqipërinë. “Si e morën socialistët Shqipërinë në 97-98-ën, të falimentuar; si e morëm në 2013-ën? Si e morëm Bashkinë e Tiranës në vitin 2000? Edi dhe Mimi ishte skuadra e parë që nisi transformimin e qytetit tonë, duke rrëzuar Republikën e Kioskave. Kur bëmë shkollën “Servete Maçi” thoshim do ta bëjmë më të mirë se shkollën “Kosova” dhe e bëmë. Pastaj, i erdhi radha ‘Samiut’, që të bëhej më e mirë se “Servete Maçi”. Kur ishim te “Partizani” thoshit do ta bëni “Partizanin” më të mirë se sa ‘Samiu’. Fakti që sot standardi është si do shkojmë më lart dhe si do të bëhet më mirë, më bën të them me gojën plot se kur qeveris Partia Socialiste, janë jo vetëm ditët më të mira që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, por ditët më të mira me Partinë Socialiste i kemi akoma përpara të gjithë bashkë”, deklaroi Veliaj.

Related

Tags: njesine 8PSVeliaj
Previous Post

Rama ndan lajmin: Shqipëria, zyrtarisht anëtare e Qendrës Europiane kundër Kërcënimeve Hibride në Helsinki

Next Post

Klevis Qose thirrje të rinjve: Punësohuni në sistemin e burgjeve dhe…

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

“Nxis publikun të denoncojë çdo rast”- Siguria në plazhe, Balla: Duhet rritje e vigjilencës, përgëzoj policinë për reagimin e shpejtë

Berisha e quajti 21 Janarin krim shtetëror pa dashje, reagon Balla: Saliu urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

by redaktor2
08/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.