• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Euro2024 vjen me dy “Fan Zone”, Veliaj: “Tirana, epiqendra e mbështetjes për Kombëtaren; tifozeri dhe aktivitete në dy pole të qytetit për të gjitha moshat”

06/14/2024
in Aktuale, Slider
Euro2024 vjen me dy “Fan Zone”, Veliaj: “Tirana, epiqendra e mbështetjes për Kombëtaren; tifozeri dhe aktivitete në dy pole të qytetit për të gjitha moshat”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në prag të Euro2024, që nis sot me ndeshjen Gjermani-Skoci, Tirana është gati për të festuar dhe mbështetur kombëtaren shqiptaret ë futbollit. Këtë herë në kryeqytet janë ngritur dy “Fan Zone”, njëra në sheshin “Skënderbej” dhe tjetra te stadiumi “Selman Stërmasi”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kryebashkiaku Erion Veliaj I vizitoi të dyja këto hapësira sportive, dedikuar tifozëve, dhe ftoi gjithë qytetarët e Tiranës të vijnë të festojmë së bashku. Ai theksoi se në shesh është krijuar koncepti i një fushe sportive, në mënyrë që të gjithë të ndihen sikur janë në stadium.

“Kjo është hapësira më e madhe sportive sot në Tiranë. Atmosfera më e afërt me atë që po ndodh në Gjermani me Kombëtaren tonë. Në ‘Fan Zone’ ka nga diçka për të gjithë, edhe për ata që duan të shohin ndeshjen, të cilëve u kemi rezervuar pjesën qendrore. Kemi imituar një fushe futbolli sepse praktikisht të gjithë mund të ndihen sikur kanë zbritur në fushë për të qenë lojtari i 12-të dhe për të çuar energji pozitive nga Tirana”, deklaroi Veliaj.

Ai shtoi se gjatë muajit që do të zhvillohet Kampionati Europian, në sheshin “Skënderbej” është planifikuar të ketë aktivitete për të gjitha moshat. Në orët kur nuk ka ndeshje, “Fan Zone” do të jetë një arenë feste për të mbështetur kombëtaren tonë. “Duam t’ia kalojmë mirë, do të kemi edhe DJ, edhe koncerte. Tirana do të jetë e gjitha në festë për të mbështetur Kombëtaren, për të kaluar mirë dhe për ta shijuar këtë eksperiencë, që nuk ndodh çdo vit. Është konceptuar si një mjedis familjar, ka diçka edhe për për prindërit, edhe për fëmijët. Të gjithë janë të mirëpritur”, deklaroi kryebashkiaku.

Një hapësirë e veçantë u është kushtuar edhe të huajve që vizitojnë vendin tonë gjatë muajve të verës, të cilët duan të mbështesin kombëtaret e tyre gjatë Euro 2024. Veliaj tha se pjesë e “Fan Zone” në sheshin “Skënderbej” do të bëhen edhe ambasadat mike të vendit tonë, që kanë komunitetin e tyre në Shqipëri.

Kur u ndal te stadiumi “Selman Stërmasi”, Veliaj tha këtu qytetarët do t’i shijojnë ndeshjet dhe koncertet në një stadium të vertetë. “Ky stadium do të kthehet në një arenë të vërtetë, ku do të luajë lojtari i 12 i Kombëtares”, tha ai.

Related

Tags: Euro 2024Fan ZoneTiranaVeliaj
Previous Post

Plug & Play, një prej akseleratorëve më të mëdhenj në botë vjen në Tiranë, Ibrahimaj: Do të ndihmojë në zhvillimin e Start Up-eve dhe Inovacion

Next Post

Balla me të rinjtë që jetojnë jashtë vendit: Besoj se 2030 do na gjejë anëtarë të BE-së

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.