• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Qeveria po përçan komunitetet fetare”- Blushi: Partia e Lirisë do u kthejë pronat dhe do u 10-fishojë mbështetjen financiare

06/18/2024
in Politikë, Slider
“Qeveria po përçan komunitetet fetare”- Blushi: Partia e Lirisë do u kthejë pronat dhe do u 10-fishojë mbështetjen financiare
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për media ka deklaruar se qeveria nuk mbështet komunitetet fetare dhe se po i përçan.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Blushi deklaroi se mungesa e financimit të nevojshëm është një nga arsyet pse klerikët tanë të shkolluar po largohen nga vendi për arsye ekonomike.

Gjithashtu, ai tha se “kthimi i plotë i pronave të komuniteteve fetare dhe kompensimi fizik aty ku kthimi nuk është i mundur është prioritet kryesor për Partinë e Lirisë dhe ne do t’u japim zgjidhje urgjente, njëherë e përgjithmonë, duke ua kthyer të gjitha pronat brenda 100 ditëve të para të qeverisjes”.

Po ashtu Blushi u zotua se Partia e Lirisë do të 10-fishojë mbështetjen për komunitetet fetare brenda vitit të parë të qeverisjes.

Deklarata e plotë:

Premtimi i “Rilindjes” në vitin 2013 për t’ju kthyer të gjitha pronat komuniteteve fetare rezulton pas 11 vitesh në pushtet një mashtrim i madh dhe i pabesë.

Është kriminale që çështjet e pronësisë të komuniteteve fetare të zvarriten qëllimisht dhe të mbeten të pazgjidhura vetëm për shkak të korrupsionit skizofrenik dhe klientelizmit të Edi Ramës, që këto prona i trajton si të vetat, duke i grabitur apo duke jua falur gjoja “investitorëve strategjikë”.

Edhe pse shteti shqiptar, ka lidhur marrëveshje me të pesë bashkësitë tradicionale fetare shqiptare, këto marrëveshje janë shkelur me të dyja këmbët nga “Rilindja” sa i takon detyrimit për trajtimin me përparësi të çështjeve të kthimit dhe kompensimin e pronave të tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ajo që i përket Zotit, që është në shërbim të njerëzve, dhe që përcaktohet si e drejtë themelore, nuk duhet neglizhuar, nëpërkëmbur dhe grabitur prej askujt.

E drejta e pronës, është e mbrojtur nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe është një nga të drejtat themelore të njeriut.

Kthimi i plotë i pronave të komuniteteve fetare dhe kompensimi fizik aty ku kthimi nuk është i mundur është prioritet kryesor për Partinë e Lirisë dhe ne do t’u japim zgjidhje urgjente, njëherë e përgjithmonë, duke ua kthyer të gjitha pronat brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.

Partia e Lirisë angazhohet për të 10-fishuar mbështetjen për komunitetet fetare brenda vitit të parë të qeverisjes, me të paktën 10 milion euro nga rreth 1 milion euro në vit që marrin aktualisht, si dhe financimin e tyre sipas praktikave më të mira ndërkombëtare.

Është e papranueshme dhe kriminale që të gjitha komunitetet fetare të financohen sot nga shteti më pak se “Rilindja”, që merr rreth 1.5 milion euro në vit, apo të mbështeten financiarisht njësoj si parti që nuk kanë as vulë!

Mungesa e financimit të nevojshëm është një nga arsyet pse klerikët tanë të shkolluar po largohen nga vendi për arsye ekonomike.

Nëse Qeveria nuk i mbështet komunitetet fetare nga buxheti i shtetit, që mos t’i shtrijnë dorën askujt, atëherë në këtë mënyrë “Rilindja” i shërben përçarjes fetare dhe shndërrimit të këtyre institucioneve në instrumenta.

Partia e Lirisë angazhohet gjithashtu që:

–              Bashkësitë fetare të kenë përparësi për shqyrtimin e dosjeve të depozituara në Agjencinë e Trajtimit të Pronave dhe të kenë mundësi për të rihapur dosje të reja.

–              Objektet e kultit të deklaruara për legalizim të kenë përparësi në legalizimin sipas aplikimeve të bëra në Drejtoritë Rajonale të Kadastrës dhe të jepet e drejta për të kryer aplikime të reja dhe të përjashtohen nga tarifa për legalizimin e objekteve të kultit dhe objekteve ndihmëse në referim të ligjit.

–              Bashkësitë fetare tradicionale të përjashtohen nga tarifa për regjistrimin e pasurive të paluajtshme në referim të ligjit dhe nga tarifat për të gjitha llojet e shërbimeve që kanë të bëjnë me kërkesat për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme.

–              Bashkësitë fetare të përjashtohen nga tarifat për shërbimet e ofruara nga shërbimi përmbarimor.

–              Bashkësitë fetare të përjashtohen nga tarifat gjyqësore që kanë të bëjnë me të gjitha marrëdhëniet me gjykatat.

Partia e Lirisë shpreh falenderimin, mirënjohjen dhe respektin më të thellë për të gjitha bashkësitë fetare në vend, për udhëheqësit e tyre të ndritur, të cilët kontribuojnë aq shumë për forcimin e harmonisë tonë të mrekullueshme ndërfetare dhe punojnë pa u lodhur për të edukuar të rinjtë me vlerat më të mira hyjnore, njerëzore, shoqërore dhe kombëtare, duke u përpjekur t’i mbajnë larg veseve.

Përshëndesim përpjekjet e palodhura dhe nismat konkrete të komuniteteve fetare për të luftuar varfërinë, korrupsionin, arrogancën dhe padrejtësitë duke kontribuar për një shoqëri më të mirë, më të drejtë dhe më të dhembshur.

Partia e Lirisë vlerëson, ndan të njëjtin qëndrim dhe përshëndet mesazhet shumë të qarta të komuniteteve tona fetare, në mbrojtje të vlerave të familjes, shoqërisë dhe të kombit nga nismat kriminale të “Rilindjes” që promovojnë perversitetin dhe devijancat, si “Prindi 1” dhe “Prindi 2” apo ligji famëkeq i surrogacisë.

Gjithashtu përshëndesim qëndrimet e qarta të tyre kundër axhendës së qëllimshme antikombëtare të shpopullimit dhe ndajmë të njëjtin vlerësim se mesazhi i shenjtë, përbashkues dhe frymëzues i udhëheqësve tanë të ndritur dhe të paharruar fetarë “Pa Atdhe, nuk ka fe” është një amanet për të gjithë shqiptarët, që nuk duhet harruar kurrë.

Related

Tags: komunitet fetareqeveriaTedi Blushi
Previous Post

Antimafia italiane: Shqiptarët “kontrollojnë” Romën me vulën e klanit Casamonica

Next Post

Gjermani-Hungari, elefanti ‘Bubi’ parashikon rezultatin e ndeshjes

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.