• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ministrja Koçiu: Rritje page për 20 mijë mjekë dhe infermierë duke nisur nga muaji korrik

06/20/2024
in Sociale
Ministrja Koçiu: Rritje page për 20 mijë mjekë dhe infermierë duke nisur nga muaji korrik
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar sot një takim me mjekë të përgjithshëm të cilët kanë mirëpritur nismën e MSHMS-së dhe Fakultetit të Mjekësisë për specializimet në “Mjekë Familje” dhe “Mjekë Urgjence”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Specializimet në këto dy drejtime prioritare synon të adresojë nevojat urgjente për specialistë në këto fusha, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe rritur aksesin e pacientëve në kujdesin mjekësor pranë vendbanimit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se “në total kishim 50 kuota, pra 30 për mjekë familje dhe 20 mjekë urgjence. Ndërkohë që nga raundi i parë patëm aplikime dhe vendet u plotësuan. Raundi i dytë i përket 13 specialistëve urgjence dhe 9 mjekësi familjare”.

“Mjekët e urgjencës janë shumë të rëndësishëm në të gjitha strukturat spitalore, por dhe në urgjencën paraspitalore. Por nga krahu tjetër janë mjekët e familjes ata që duhet të marrin një rol të jashtëzakonshëm tek shëndeti i komunitetit kur vjen puna te shëndeti i qytetarëve”, u shpreh Koçiu.

Ministrja shtoi se i është dhënë rëndësi qendrave shëndetësore si porta e parë pritëse për çdo qytetar për t’i dhënë një staf të kualifikuar i cili nuk bën vetëm referime në strukturat spitalore, por edhe diagnostikën ashtu siç duhet.
“Ne kemi ngritur Qendrën e parë të mjekësisë familjare në Tiranë dhe do të vijojmë t’i shtrijmë këto Qendra të mjekësisë familjare edhe në qendra të tjera shëndetësore duke i dhënë një rol të jashtëzakonshëm mjekut të familjes”, nënvizoi ajo.

Aplikimet për specializimet në mjekësi urgjence dhe familje do të jenë të hapura deri më datën 24 qershor dhe për herë të parë për këtë proces të rëndësishëm është hequr testimi. Ministrja nënvizoi se mjekët që do të kryejnë praktikën do të paguhen përgjatë tre viteve të specializimit me 100% të pagës mjekut specialist.

Gjithashtu, Koçiu bëri të ditur se për rreth 20 mijë mjekë dhe infermierë do të përfitojnë një tjetër rritje page duke nisur nga muaji korrik.
“Me rritjet e reja të pagave në korrik do të kemi rritje akoma më të madhe sa i përket mjekëve të përgjithshëm. Një rritje prej 20 mijë lekë mbi pagën aktuale dhe infermierëve me 15 mijë lekë mbi pagën aktuale. Janë afërsisht 20 mijë punonjës të sistemit shëndetësor të cilët do të përfitojnë nga kjo rritje e dytë në korrik”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Related

Tags: infermiereMinistrja Kociumjekerritje rrogash
Previous Post

“I pari të dhunonte me SHIK-un, i dyti të sabotonte”, Veliaj me socialistët: Berisha është reduktuar në një dritare, Meta në një vare argëtuese

Next Post

Festimi i Dakut me megafon bëhet çështje, reagon edhe Federata e Maqedonisë e së Veriut: Kërkojmë që…

Lajme të ngjashme

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

by redaktor2
07/17/2025
0

Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur procedurat në zbatim të marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore me shtetin italian, e...

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

by redaktor2
07/06/2025
0

Kryeqyteti shqiptar do të presë për herë të parë një forum të posaçëm që bashkon të diplomuarit nga universitetet e...

Investim madhor në Spitalin e Peqinit, Koçiu: Model unik ku integrohen Spitali Ditor, Qendra Shëndetësore si dhe ngrihet Qendra Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç

Investim madhor në Spitalin e Peqinit, Koçiu: Model unik ku integrohen Spitali Ditor, Qendra Shëndetësore si dhe ngrihet Qendra Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç

by redaktor2
07/03/2025
0

Spitali Bashkiak i Peqinit po transformohet në një korpus modern ku do të integrohen shërbimet shëndetësore për qytetarët dhe shërbime...

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

by redaktor2
06/28/2025
0

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.