• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Në kërkim nga SPAK, Arben Ahmetaj përdori dy identitete/ Si shpenzoi brenda 1 nate mbi 93 mijë euro në kazino

06/20/2024
in Kronikë, Slider
Në kërkim nga SPAK, Arben Ahmetaj përdori dy identitete/ Si shpenzoi brenda 1 nate mbi 93 mijë euro në kazino
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Arben Ahmetaj, ish-zv.Kryeministër, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, rezulton se ka përdorur dy identitete. Kjo të paktën referuar dosjes hetimore që SPAK ka për ish-zv.Kryeministrin, i cli është marrë i pandehur për akuzat e korrupsionit, fshehjes së pasurisë e pastrimit të parave.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Referuar të dhënave nga dosja e SPAK, dy identitetet për Arben Ahmetajn janë krijuar për shkak të datës së ditëlindjes.

Më konkretisht, referuar të dhënave hetimore të SPAK, në raportin e datës 10 tetor 2023, theksohet se shtetasi Arben Ahmetaj ka një identitet të dytë (Alias) në bazat e të dhënave të policisë me të njëjtin emër dhe mbiemër, por ka ditëlindjen 27 qershor 1969 në vend të datës 28 qershor.

Këto të dhëna SPAK i ka siguruar nga autoritetet zviceriane, të cilat iu përgjigjën një letërporosie të drejtësisë shqiptare dy muaj pasi ndaj Arben Ahmetaj ishte caktuar masa e sigurimit “arrest me burg”.

Një detaj interesant në dosje është ai që bën fjalë se si ish-zv.Kryeministri kishte shpenzuar brenda 1 nate mbi 93 mijë euro në një kazino.

“Shtetasi Arben Ahmetaj që prej datës 20 shtator 2023 ka statusin e azilkërkuesit në Zvicër dhe është mbajtës i lejes së qëndrimit të vlefshme deri në datë 9 janar 2024, i cili mban të njëjtën adresë me shtetasen Erjola Hoxha”, thuhet në letërporosinë e mbërritur nga Zvicra.

Në raportin e hetimit jepeshin të dhëna për adresën ku jetonte Ahmetaj me bashkëjetuesen dhe vajzën e mitur, punën e re që kishte nisur bashkëjetuesja e tij, Erjola Hoxha dhe fakti që ajo paguhej mbi 9 mijë franga zviceriane në muaj.

SPAK ka dërguar në Zvicër kërkesa për ekstradimin e ish numrit dy të qeverisë, por nuk ka një përgjigje për vendimmarrjen, pasi njëherazi po shqyrtohet si kërkesa e tyre, ashu edhe ajo e Ahmetajt për azil politik.

Në dosjen hetimore relatohen edhe fakte të tjera, sipas të cilave Arben Ahmetaj ka shpenzuar vetëm brenda një natë në një kazino në Maltë shumën prej 93 mijë e 500 eurosh të dhëna të vëna në dospozicion nga autoritetet e drejtësisë atje.

Në të njëjtën kazino rezulton të jetë i regjistruar dhe biznesmeni Mirel Mërtiri si dhe kunati i Arben Ahmetaj.

Aktualisht Arben Ahmetaj po vijon përballjen me drejtësinë në Zvicër për të fituar statusin e azilantit, ndërsa ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit.

Bashkë me të, të pandehur janë marrë dhe ish gruaja e tij, si dhe dy bosët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri e Klodian Zoto që të dy në arrati. Ahmetaj sipas SPAK ka përfituar shuma të konsiderueshme parash në formën e dhuratave nga pronarët de fakto të inceneratorit të Tiranës, ndërkohë që ata fitonin koncesione e tendera.

Related

Tags: Arben AhmetajSPAK
Previous Post

“Tre Luanët” kërkojnë kualifikimin, publikohen formacionet e sfidës Danimarkë-Angli

Next Post

Gjetja e bukur e ministrit Balla, 93 ese nga nxënësit e shkollave të mesme në Tiranë për punën e Policisë, gjatë zbatimit të Paketës së Sigurisë në Shkolla

Lajme të ngjashme

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

by redaktor2
07/18/2025
0

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.  Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
  • PL reagon për aksionin kundër ndërtimeve pa leje, Blushi: I vetmi zaptues pas zgjedhjeve të 11 majit…
  •  Patrullimi i përbashkët i policisë shqiptaro-italiane për Durrësin dhe Vlorën, Proda: Bashkëpunim i…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.