• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Skandal/ UNESCO: Parkut të Butrintit iu hoqën 600 hektarë për ndërtim vilash

06/20/2024
in Sociale
Skandal/ UNESCO: Parkut të Butrintit iu hoqën 600 hektarë për ndërtim vilash

xr:d:DAFiaQa-50I:9,j:4295049136,t:23050909

Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Më 4 tetor 2023, Qendra e Trashëgimisë Botërore ftoi Shtetin Palë, Shqipërinë të dorëzonte një raport mbi gjendjen e ruajtjes (së Butrintit) pas informacionit të marrë nga palët e treta për ndërtimet e reja dhe objekte turistike në pronën e Trashëgimisë Botërore, me prova mbështetëse vizuale, si dhe gjetjet e Qendrës së Përbashkët të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s/lCOMOS.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Misioni Këshillimor në pronën e Trashëgimisë Botërore nga 26-28 tetor 2022, mbi cenueshmërinë e vlerës së jashtëzakonshme universale të pronës (së Butrintit) dhe konfirmimin e heqjes së 600 ha nga Parku Kombëtar, e cila nuk ishte njoftuar në Qendrën e Trashëgimisë Botërore dhe përbënte ndryshim në regjimin e mbrojtjes së një pjese të ndjeshme të zonës buferike të pronës”, thuhet që në fillim të raportit.

Në vijim, raporti i Unesco-s vëren se “Plani i menaxhimit përfshin themelimin e një fondacioni dhe menaxhimin e ardhshëm të zonës A3(zona arkeologjike) pas një periudhe kalimtare.

Është fatkeqësi që ky proces mund të rezultojnë në një fragmentarizim të mjedisit të menaxhuar, pasi zona A3 nuk përfshin gjithë pronën(e Butrintit). Kjo, duhet të shmanget me çdo kusht.

Sipas dokumentit, UNESCO mirëpret rolin mbikëqyrës të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për të gjithë pronën Pasuri Botërore, por duke nënvizuar kërkesat urgjente.

“Sqarimi i kufijve të pronës dheiI zonës së mbrojtur është urgjent veçanërisht në këtë kontekst. Sqarimi urgjent kërkohet mbi si do të menaxhohen e konservohen seksionet e pronës që nuk mbulohen nga harta e A3(zona arkeologjike) që do të administrohet nga Fondacioni I Butrintit”, thuhet në raport.

Raporti I UNESCO-s shpreh keqardhje që  ky sqarim i kufijve të pronës dhe zonës së mbrojtur, që pritet që nga 15 shkurti i vitit 2023, është ende në pritje.

“Kjo është veçanërisht urgjente në  kontekstin e fundit, duke pasurt parasysh që misioni i vitit 2022 konfirmoi që afërsisht 600 ha janë hequr nga Parku Kombëtar afër Ksamilit ku një komleks rezidencial po ndërtohej në atë kohë dhe kjo tokë, shtrihet në Buffer zonë- zonë e mbrojtur, e aprovuar në vitin 2007. Rregullorja e zonave të mbrojtura dhe përdorimi i gjithë zonave të Parkut Kombëtar duhet të sqarohen në lidhje me mbrojtjen e pronës dhe funksionin e zonës së mbrojtur”, thuhet në raport.

Në anën tjetër, raporti ndalet edhe projektet zhvillimore që janë planifikuar, siç është edhe Qendra e Vizitorëve, duke e parë atë edhe në kontekstin e peizazhit.

“Kjo kërkon gërmime arkeologjike”, thuhet mes të tjerash.

Related

Previous Post

Mbappe rikthehet në stërvitje pas dëmtimit në Euro2024

Next Post

“Mora fjalë”, himni i dytë për shqiptarët, Shkurte Fejza: Kam emocion kur e këndoj

Lajme të ngjashme

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

by redaktor2
06/28/2025
0

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze...

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

by redaktor2
06/28/2025
0

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit – në një përpjekje...

Ministria e Arsimit reagon pas publikimit të testit të maturës: Përjashtohet maturanti në Durrës, fotografoi provimin! Do merren masa edhe ndaj administratës

Ministria e Arsimit reagon pas publikimit të testit të maturës: Përjashtohet maturanti në Durrës, fotografoi provimin! Do merren masa edhe ndaj administratës

by redaktor2
06/24/2025
0

Ministria e Arsimit thotë se është angazhuar maksimalisht për administrimin korrekt të provimeve të Maturës Shtetërore, teksa sot u zhvillua...

Programi Kombëtar i Strehimit, ministri Blendi Gonxhja zbulon detajet: 1253 familje do të përfitojnë! Zbatimi nis në korrik-gusht

Programi Kombëtar i Strehimit, ministri Blendi Gonxhja zbulon detajet: 1253 familje do të përfitojnë! Zbatimi nis në korrik-gusht

by redaktor2
06/23/2025
0

Si pjesë e Programit Kombëtar të Strehimit Social, 1,253 familje në nevojë do të përfitojnë nga projektet për përmirësimin e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Luiza Gega dhe partneri saj plane për fëmijë, të rejat nga çifti i njohur!
  • Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën
  • Trafiku i kokainës, Ylli Didanit i zbulohet prona në Republikën Domenikane
  • Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes aku…
  • “Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës
  • Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.