• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

U arrestua në Dubai/ A do të ekstradohet Durim Bami drejt Shqipërisë? Ja si ‘mbrohen’ personazhet e botës së krimit

06/20/2024
in Kronikë, Slider
U arrestua në Dubai/ A do të ekstradohet Durim Bami drejt Shqipërisë? Ja si ‘mbrohen’ personazhet e botës së krimit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

5 vitet e fundit Dubai është kthyer në një strehë për personazhet e botës së krimit, të cilët edhe pse janë në kërkim nga autoritetet shqiptare, kur arrestohen në Dubai lihen të lirë për shkak të mungesës së një marrëveshjeje ekstradimi mes dy vendeve.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Emiratet e Bashkuara Arabe ku bën pjesë edhe Dubai, janë pjesë e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar, por për ekstradimin e personave të kërkuar, pa pasur një marrëveshje, mund të veprohet vetëm me reciprocitet. Një person i kërkuar nga drejtësia shqiptare, që të ekstradohet nga Dubai në Shqipëri, duhet që në këmbim, autoritetet tona t’i dorëzojnë Emirateve të Bashkuara Arabe një person të kërkuar për llogari të drejtësisë së tyre.

Shqiptarët e kërkuar në vendin tonë, të cilët strehohen në Dubai, atje jetojnë të lirë, për aq kohë sa nuk përfshihen në krime në atë shtet. Ekstradimi nga Dubai i të shumëkërkuarit të drejtësisë, Durim Bami, është kthyer së fundmi në qendër të vëmendjes nga autoritetet shqiptare. Durim Bami, i ndaluar më datë 12 qershor në Dubai, po tentohet nga autoritetet shqiptare që të ekstradohet në vendin tonë, por a do të arrijnë dot autoritetet shqiptare ta ekstradojnë Durim Bamin?

Deri më sot asnjë shqiptar i arrestuar në Dubai nuk është ekstraduar. Sjellim një historik të personazheve të botës së krimit të arrestuar 5 vitet e fundit në Dubai, për të cilët ka dështuar ekstradimi dhe më pas janë lënë të lirë, pas përfundimit të afatit 40 ditor në burg.

17 Shtator 2020. Arrestohet në Dubai Eldi Dizdari. Në atë kohë Dubai ka refuzuar ekstradimin e tij dhe Dizdari u la i lirë.

11 Dhjetor 2020. Arrestohet në Abu Dabi Plaurent Dervishaj. Policia e Shtetit në atë kohë deklaronte zyrtarisht se ishte duke punuar me autoritetet për ekstradimin e Plaurent Dervishajt, ekstradim që nuk ndodhi kurrë dhe Dervishaj u la i lirë.

27 Mars 2021. Arrestohet në Abu Dabi Florenc Çapja. Florenc Çapja qëndroi vetëm një muaj në paraburgim duke u liruar.

Dhjetor 2021. Arrestohet në Dubai Mikael Qosja. Pasi u ndalua e më pas u la i lirë në Dubai, Policia atje i bllokoi vetëm pasaportën, duke i ndaluar daljen nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Nga ana tjetër as nuk mund të ekstradohet në Shqipëri.

23 Shkurt 2023. Arrestohet në Dubai Dritan Shkëmbi. Kur po bëhet një vit nga arrestimi, ai nuk është ekstraduar dhe pas përfundimi të afatit 40-ditor në burg është lënë i lirë.

14 shtator 2023. Arrestohet në Dubai Amant Josifi për llogari të Spanjës. Ende nuk është ekstraduar.

8 shkurt 2024. Arrestohet në Dubai Julian Meçaj. Për të cilin Policia e Shtetit thotë se kanë nisur procedurat e ekstradimit, por pas 4 muajsh nuk ka ende asnjë informacion.

27 shkurt 2024. Arrestohet në Dubai Denis Bajri. Nuk është ekstraduar dhe sipas ligjit në Emirate, pas 40-ditësh në paraburgim mund të jetë lënë i lirë.

22 maj 2024. Arrestohet në Dubai Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa. Më 2 korrik i përfundon afati i qëndrimit në paraburgim dhe mund të lihet i lirë.

12 qershor 2024. Arrestohet në Dubai, Durim Bami. Bami prej 8 ditësh ndodhet në paraburgim.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit ka informacion për të paktën 30 shtetas shqiptarë në kërkim që strehohen në Dubai, por ka dyshime se mund të jenë edhe më shumë. Faktet tregojnë që deri më sot asnjë nuk është ekstraduar. I vetmi person në kërkim që strehohej në Dubai dhe ka ardhur në Shqipëri është Bruno Çobo. 28-vjeçari rezultoi t’i ketë dërguar nëpërmjet postës, Zyrës së Interpol Tirana, një kërkesë ku i kërkon që të vetëdorëzohet e t’i krijohen kushtet për t’u kthyer në Shqipëri. Aty u kuptua që nuk kishim të bënim me ekstradim.

Related

Tags: DubaiDurim Bamiekstradim
Previous Post

E premtja, dita me motin më të nxehtë. Ja sa pritet të shkojnë temperaturat

Next Post

Euro 2024/ Serbia “rrëmben” barazimin ndaj Sllovenisë në “frymën e fundit”

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromënin

Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromënin

by redaktor2
08/22/2025
0

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për të riun Xhesion Toromëni. Ai aakuzohet se ka...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.