• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj takim me socialistët e Laprakës: “I shohim njerëzit në sy për punët e bëra dhe premtimet e mbajtura”

06/21/2024
in Politikë
Veliaj takim me socialistët e Laprakës: “I shohim njerëzit në sy për punët e bëra dhe premtimet e mbajtura”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

“Fakti që rritemi çdo vit në Laprakë, i dedikohet punës së palodhur”. Kjo ishte deklarata e Drejtuesit Politik të PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj në takimin me strukturat e kësaj force në Njësinë 11. Veliaj tha se PS ka kurajon që t’i shohë njerëzit në sy, pasi është e vetmja forcë që mban fjalën e dhënë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Në Gjykatën e Tiranës janë regjistruar 100 e ca parti. Por, fakti se shumica e ndershme, punëtore, e drejtë, e palodhur e popullit, ka votuar PS, do të thotë se në një menu me 100 oferta, ka zgjedhur ofertën që i ngjan familjes së tij, punës së tij, djersës së tij, forcës dhe mundimit të tij. Ka ndryshuar rezultati ynë në Laprakë, në Njësinë 11. Ne kemi qenë 30%, pastaj 35%, pastaj 40%, pastaj 45%, mandej 50%. Sot jemi më të fortë se të gjithë të tjerët bashkë, se e mbajmë fjalën, i shohim njerëzit në sy. Kur kemi bërë ndonjë gabim themi më fal. Kur kemi bërë punë, përveshim mëngët për të bërë akoma më shumë punë. Kjo është politika! Të kesh mundësi të shohësh njerëzit në sy dhe të mbash fjalen, të kthehesh me krenari, në çdo shesh. Fakti që në Laprakë rritemi çdo vit i dedikohet punës së palodhur të atyre që për 33 vite e kanë mbajtur partinë me thonj, me mish e shpirt. Ja ku jemi sot fitimtarë!”, u shpreh ai.

Teksa falenderoi socialistët që ndër vite kanë kontribuar në zhvillimin e vendit, Veliaj solli në vëmendje kohët e vështira, kur qytetarët dhunoheshin nga SHIK-u i Berishës.

“Kemi bërë 5 shkolla, duhet të bëjmë të tjera; kemi bërë 50 rrugë, duhet të bëjmë të tjera. Por, ku do të ishim sot po të ishte dorëzuar ajo gjeneratë që e mbajti PS në ‘94-ën? Ku do ishim sot ishim sot nëse do të ishte dorëzuar gjenerata që e mbajti partinë në ‘96-ën në zgjedhjet locale? Po në ‘97-’98, me ato situata skandaloze, që për të bërë karrierë në Republikën e Shqipërisë duhet të rrëmbeje një socialist, siç u rrëmbye Remzi Hoxha? Të bëje karrierë duhet të rrihje një socialist, siç u rrah Edi Rama, Blendi Gonxhe, Servet Pëllumbi, Petro Koçi. Të bëje karrierë në shtet duhet të dhunoje dhe të derdhje gjak socialistësh, siç ndodhi në 21 Janar. Sot jemi këtu jo vetëm për të shkuar përpara, por për ta kthyer një minutë kokën pas, për të falenderuar ata që e mbajtën këtë parti në ditët tona më të vështira”, u shpreh Veliaj.

Ai solli në vëmendje se fitorja e Edi Ramës dhe PS në zgjedhjet e ardhshme ka një rëndësi të veçantë. “Ne nuk e kemi qejf, ose pasion, ose dëshirë. Ne e kemi mision historik, që në 2025-ën, Partia Socialiste të fitojë sërish, e të qeverisë vendin, e të transformojë këtë realitet si kurrë më parë. As nuk në kishte bërë vaki, që unë të kisha ankesa në Laprakë, se janë mbushur hotelet. S’më kishte ndodhur ndonjëherë në jetën time. Thashë: Të tilla halle paçim, se deri dje bëheshin plehrat mullar, deri dje vinte lumi tek shtëpia! Kishim probleme të botës së tretë, tani kemi probleme të botës së parë. Tani kemi probleme që, siç u bë ‘Isa Boletini’, ‘John Kennedy’, ‘Nënë Tereza’, ‘Vaçe Zela’, ‘Kristo Frashëri’, ‘Andrea Stefani’, të bëjmë edhe 6 shkolla të tjera. Sot janë ditët më të mira për Tiranën dhe Shqipërinë. Ne që jemi socialistë themi se ditët më të mira i kemi përpara. Ky vend, ky shtet, ky qytet, kjo lagje, më mirë se kaq s’ka qenë, por më mirë do behet falë PS. Çdo votë është përkthyer në punë, punë, punë!”, deklaroi Veliaj.

Related

Tags: LaprakePStakimVeliaj
Previous Post

“Kemi gjetur gjuhën e përbashkët”/ Tayna dhe Rinor Hykolli bëjnë paqe

Next Post

‘Të dua’/ Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi shijojnë momente romantike në pushime së bashku. Gazetarja publikon foton duke…

Lajme të ngjashme

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

by redaktor2
07/18/2025
0

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.  Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.