• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Nga “te paturpshmit që mahnitin”, te jeta si shqiptar. Balliu bëhet gati për historinë: Do i them Dukës t’i ftojë spanjollët me pushime nëse sillen mirë

06/23/2024
in Sport
Nga “te paturpshmit që mahnitin”, te jeta si shqiptar. Balliu bëhet gati për historinë: Do i them Dukës t’i ftojë spanjollët me pushime nëse sillen mirë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ivan Balliu pret të shkruajë historinë  këtë të hënë me fanellën e Shqipërisë dhe në mënyra nga më të ndryshmet.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

E para është që do të jetë lojtari i parë i lindur më pasaportë spanjolle që përballet si kundërshtar me Spanjën në fazën finale të një turneu ndërkombëtar.

Dhe e dyta është padyshim që shpreson të shkruajë historinë me një fitore dhe kualifikimin e Shqipërisë, të cilën përfaqëson që kur mësoi për herë të parë se kishte origjinën nga vendi ynë.

“Ata erdhën të na takonin dhe të na pyetnin. Në familjen time nuk dinim asgjë për këtë. Ne filluam të kërkonim dhe pastaj u shfaqën lidhjet tona me Shqipërinë”, kujton për “Marca” Balliu i cili në 6 tetorin e vitit 2017 debutoi me Shqipërinë nën drejtimin e Panuçit, pikërisht kundër Spanjës të cilën do ta ketë përballë përsëri.

“Niko Uilliam dhe Lamin Jamal janë të frikshëm. Ata nuk kanë pikën e turpit, luajnë pa asnjë siklet. Nuk ndalen duke u përballur me ty, insistojnë. Ndoshta nuk do t’u funksionojë një herë, dy apo tri, por ata të mbajnë në tension pasi e di që ata nuk do të ndalen”, tregoi mbrojtësi i cili është përballur me ta në kampionatin spanjoll.

Balliu tregoi se ekipi kishte parë bashkë pjesën e parë të ndeshjes mes Spanjës dhe Italisë. “Shokët e mi të skuadrës u mahnitën. Nuk ndaleshin me pyetjet rreth tyre. Sidomos për Nikon. Unë e njihja Jamal më mirë, por u thashë: Kujdes me këtë, është me nivel, një lojtar i madh. Dhe nëse ke një lojtar të tillë në secilin krah…

Asnjëri nga ata në ndeshjen me Shqipërinë? Nuk di të them nëse është një avantazh apo jo. Pasi niveli i Spanjës është shumë i lartë dhe ata që hyjnë do të dëshirojnë të jenë në të njëjtin nivel. Dhe shihni emrat e atyre që futen si Dani Olmo, Ferran, Ajoze i cili bëri hatanë ndaj Italisë… Spanja ka lojtarë të mëdhenj”, tha Balliu për të përditshmen spanjolle ku insistoi se ekipi hynte në fushë me ide të qartë ndaj Spanjës.

“E vetmja gjë që na nevojitet të bëjmë është të fitojmë. Kjo është e vetmja rrugëzgjidhje që kemi pas dy ndeshjeve të para. Loja që duhet të luajmë ne është që të jemi kompakt dhe të mundohemi që Spanja të mos jetë në gjendje të gjejë hapësira. Nuk duhet të shohim asnjë rezultat tjetër veç fitores, por duket të lexojmë mirë ndeshjen”, theksoi ai.

Lojtari nuk kishte qenë asnjëherë në Shqipërisë derisa u bë pjesë e përfaaqësueses, por ka treguar se tani ka filluar të mësojë pak edhe gjuhën shqipe. “E ndjej veten si pjesë e skuadrës. Janë disa gjëra në shqip që i them apo i kuptoj”, shpjegoi lojtari i cili zbuloi se ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar pushimet këtë vit dhe nuk nguroi të bënte as batuta.

“Unë do i them presidentit të Federatës që nëse spanjollët silllen mirë, t’i ftojmë për pushime në bregdetin shqiptar që është shumë i bukur”, tha duke qeshur lojtari i Kombëtares shqiptare. “Por është një sfidë e madhe të mposhtësh një nga skuadrat më të mira në Europian. Ja ku janë dy ndeshjet e tyre dhe loja që bënë. Por padyshim që në tribuna do të fitojmë ne. Kudo që shkojmë me Kombëtaren, ka shumë njerëz që na ndjekin. Dhe këtu në Gjermani ka qenë spektakolare”, theksoi ai.

Related

Tags: BalliundeshjaShqiperia
Previous Post

Spanja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Shqipërinë, De La Fuente me ide të qarta, gati formacioni i dytë

Next Post

Ofendimet ndaj serbëve dhe maqedonasve, UEFA nuk toleron, pezullohet Mirlind Daku

Lajme të ngjashme

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

by redaktor2
07/18/2025
0

Jemi në kohë merkato dhe ekipet e Superiores janë në lëvizje për të përforcuar organikën e tyre. Rastet e lojtarëve...

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

by redaktor2
07/09/2025
0

Mesfushori 15-vjeçar shqiptar, Lorenc Perlala, ka firmosur një kontratë me ekipin holandez të Feyenoord, që do ta mbajë të lidhur...

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

by redaktor2
07/05/2025
0

Ish-kapiteni i Partizanit, Ardit Beqiri, i bashkohet stafit teknik të Alfred Deliallisit te Korabi, ku do të mbajë rolin e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.