• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Nuk do të ndalemi së kërkuar drejtësi deri në hallkën e fundit të saj”, Basha: Do t’u japim shqiptarëve mundësinë të zgjedhin alternativën që i duhet vendit

06/23/2024
in Politikë, Slider
“Nuk do të ndalemi së kërkuar drejtësi deri në hallkën e fundit të saj”, Basha: Do t’u japim shqiptarëve mundësinë të zgjedhin alternativën që i duhet vendit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Pas takimit me drejtuesit politik të jugut ditën e djeshme në qytetin e Vlorës, Lulzim Basha ka mbledhur strukturat e larta të demokratëve euroatlantikë të PD të Tiranës dhe veriut.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Takimet janë zhvilluar në kaudrin e organizmiti të strukturave për vijmin me shpalosjen e programit dhe ekipit në gjithë Shqipërinë, aktivitete për të cilat Lulzim Basha ka këmbëngulur se nuk do të pengohen nga padrejtësia e pësuar në 11 qershor, pasi sipas tij alternativa që qytetarët presin do të jetë pjesë e zgjedhjeve.

Strukutrat e shtrira në të gjithë vendin, një program reformues për të gjitha shtresat e shoqërisë, si dhe një ekip i shkëputur nga hijet e errëta të së shkuarës, larg etheve të SPAK, mundësojnë që alternativa e demokratëve euroatlantikë të jetë me çdo kusht në zgjedhjet e ardhshme, tha Basha.

“Pazari i 11 qershorit ishte një padrejtësi, pjesë e pazarti të Ramës dhe Berishës të nisur me amnistinë, asgjesimin e Reformës Zgjedhore, në një aleancë të errët kundër SPAK, për hallet e përbashkëta me drejtësinë.
Ata kanë frikë nga fillimi i fundit i pandëshkueshmërisë, prandaj bëjnë çdo gjë për të na penguar, sepse vetëm duke mbajtur në këmbë njëri-tjetrin, mbajnë në këmbë sistemin që ndërtuan bashkë në 2008-ën, të qepur sipas interesave të tyre dhe klientelës së tyre.

Po iku Berisha ikën Rama, po iku Rama ikën dhe kasta e shushunjave me interesa ekonomike korruptive, që kanë asfiksuar sipërmarrjen e ndershme dhe familjet shqiptare.

Sidoqoftë ne nuk heqim dorë nga vlerat euroatlantike me të cilat PD lindi, guri i themelit i identitetit tonë, që sot kërcënohen për hallin personal të Berishës dhe për interes të Ramës, që e di mirë që pa gogolin Berisha nuk qëndron dot në pushtet.

Ne as nuk ndalemi as nuk tërhiqemi nga misioni ynë për t’u dhënë shqiptarëve alternativën dhe ekipin që do të sjellë shpresë dhe ndryshim për vendin. Kemi programin më të mirë, kemi njërëz të vlerave, kemi struktura anembanë vendit, gati për fushatë, prandaj ta intensifikojmë punën pa humbur asnjë moment, për të shpalosur alternativën e vetme që kanë sot shqiptarët.
Ta bëjmë këtë në dialog me shqiptarët, me grupet e interesit, me faktorët ekonomik dhe politik, që nuk duan të dëgojnë më debate për vula e logo, por për debate që trajtojnë hallet e tyre dhe që kanë në qendër zgjidhjet që ne kemi ofruar në Kuvendin Programor të 1 qershorit.

Ne besojmë se drejtësia do të bëjë drejtësi,dhe ne nuk do të ndalemi se kerkuari drejtësi deri në hallken e fundit të drejtesisë europiane. Ne nuk do të pranojmë padrejtësine e cila nuk duhet të jete me normë në këtë vend e përmes sa të mbahez peng Shqipëria

Në çdo rast, ne jemi gati dhe do t’u japim shqiptarëve mundësi të zgjedhin ndryshimin, të zgjedhin një alternativë që nuk ka lidhje me korruspionin e Ramës dhe kaosin e nxitur prej hallit personal të Berishës.
T’u japim shqiptarëve mundësi të ndahen nga e shkuara, sepse e shohim përditë e më shumë se shumica dërrmuese e qytetarëve e dinë se Shqipëria meriton më shumë se loja mes Ramës dhe Berishës, që po mban peng vendin.” – tha Basha.

Related

Tags: bashastrukturattakimTiranaveriut
Previous Post

UEFA gjobit sërish FSHF-në për incidentet e shkaktuara nga tifozët shqiptarë gjatë ndeshjes së Euro 2024, Kroaci -Shqipëri

Next Post

“Beteja” me Spanjën, Uzuni “bekon” Shqipërinë: Ia dalim!

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.