• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ish-kapiteni i Italisë dhe Juves jep verdiktet e grupit, Kielini: Shqipëria, vetëm 1 % shans për kualifikim

06/24/2024
in Sport
Ish-kapiteni i Italisë dhe Juves jep verdiktet e grupit, Kielini: Shqipëria, vetëm 1 % shans për kualifikim
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kapiteni i Ko mbëtares italiane, që mori kurorën e mbretëreshës së Europës në stadiumin “Uembli” më 11 korrik 2021, Xhorxho Kielini, tanimë është një ndër vëzhguesit e kujdesshëm të turneut në Gjermani. Dhe për një figurë me eksperiencën e Kielinit ndeshjet e fundit të grupit të ferrit, në të cilin bën pjesë Italia, por edhe Shqipëria, Spanja e Kroacia, verdiktet duket se janë vulosur që pas 180 minutave të para.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Dhe për sa i përket dueleve të mbrëmjes së sotme, ish-kapiteni i Juventusit dhe i Italisë ka bindjen e tij: “Që Spanja do të ishte e para e këtij grupi kjo pritej, duke parë faktin e punës së bërë nga ata ndër vite, edhe pse në Europianin e fundit ne morëm ndoshta fitoren tonë më të rëndësishme për të arritur në fund te trofeu.

Pas Enrikes, ata morën De La Fuenten, i cili ka rritur shumicën e brezit aktual të Spanjës, kështu që ishte normale dhe një vazhdimësi pozitive.

A ka shanse Shqipëria ndaj Spanjës?

“Në varësi të kombinimeve dhe rezultateve që mund të lidhen me grupet e tjera, ndoshta kanë 1 për qind shans për fitore, por përballë Spanjës, më vjen keq, por Shqipëria nuk ka asnjë shans që të fitojë. Me pikën e marrë ndoshta do të presin fundin e grupeve, për të shpresuar si një ndër 4 të tretat më të mira, por ndaj Spanjës nuk i jap asnjë shans”, u shpreh ai.

Po Kroaci-Itali?

Ndeshje e fortë, por mendoj se kroatët pas shumë gjërave të mira në Europianët e Botërorët e fundit tashmë kanë hyrë në një fazë rindërtimi dhe besoj se fiton Italia, kjo edhe për faktin se duan që të përgjigjen pas humbjes me Spanjën” tha Kielini.

Lidhur me faktin nëse te Italia ekziston një Kielini i ri, “King Kongu” zgjedh Alesandro Bastonin, autorin e golit të barazimit ndaj Shqipërisë si pasardhësin e tij.

“Alesandro Bastoni është mbrojtësi i së ardhmes, madje teknikisht është shumë herë më i mirë sesa unë. Ka pak futbollistë në botë që i afrohen cilësive të Bastonit, një lojtar që edhe duke luajtur në një mbrojtje me 3 veta bën gjithmonë diferencën. Në të njëjtën kohë, di që të jetë shumë i rrezikshëm edhe në fazën sulmuese, për të mos folur pastaj për qetësinë që transmeton në fushë, duke qenë aq i ri”, përfundoi Kielini.

Related

Tags: ChielinindeshjaShqiperia
Previous Post

Sezon i çmendur për Berat Gjimshitin, rekord aktivizimesh me klubin dhe Kombëtaren

Next Post

Takimi në Luksemburg, Hasani: Sfidat e shumëfishta nënvizojnë nevojën për një front të bashkuar

Lajme të ngjashme

Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit

Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit

by redaktor2
08/28/2025
0

Gongu kampionatit ka rënë, “Countdown” ka nisur dhe interesi në qytetin bregdetar, por edhe në opinionin sportiv, është i madh...

Nisja e “Abissnet Superiore”, mesazhi i Presidentit Duka: Suksese të gjitha skuadrave. Le të nisë spektakli i futbollit shqiptar!

Nisja e “Abissnet Superiore”, mesazhi i Presidentit Duka: Suksese të gjitha skuadrave. Le të nisë spektakli i futbollit shqiptar!

by redaktor2
08/22/2025
0

Në prag të edicionit të 87-të të “Abissnet Superiore”, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, me anë të një mesazhi në...

Gaz Demi emëron Filip Çakulin kryetar bordi të Partizanit, vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezonit

Gaz Demi emëron Filip Çakulin kryetar bordi të Partizanit, vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezonit

by redaktor2
08/20/2025
0

Në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik, Presidenti i Klubit Gazment Demi dhe Kryetari i Bordit Filip Çakuli...

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

by redaktor2
07/18/2025
0

Jemi në kohë merkato dhe ekipet e Superiores janë në lëvizje për të përforcuar organikën e tyre. Rastet e lojtarëve...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.