• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Skandali tek Onkologjiku,letra denoncuese e mësueses që u nda nga jeta prej kancerit

06/27/2024
in Kronikë
Skandali tek Onkologjiku,letra denoncuese e mësueses që u nda nga jeta prej kancerit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Teksa këto ditë ka “shpërthyer” skandali brenda spitalit Onkologjik në Tiranë, detaje të reja dalin në pah.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Mësuesja dhe aktivistja, Ina Kasimati u nda nga jeta para disa kohësh për shkak të kancerit. Por përpara se të ndërronte jetë, ajo publikoi një letër akuzë të rëndë për gjendjen në Spitalin Onkologjik.

Letra e saj është bërë virale këto ditë, pasi lidhet me spitalin ku mjekët shpërdoronin detyrën duke zhvatur familjet e pacientëve me kancer.

Letra e Ina Kasimatit:

Unë kur u diagnostikova me kancer gjiri para 4 vitesh, operacionin e bëra te Spitali Onkologjik në QSUT. Jam operuar (unë dhe shumë pacientë) në një krevat me tre këmbë dhe m’u hoqën të gjitha limfonodulat pasi kështu ishte aparatura.

Më pas shefja e terapisë, Dr.Dhurata nuk më dha terapinë sipas protokollit dhe vetëm kur shkova në Itali për vizitë, e mësova këtë gjë. Kur u ktheva dhe ia thashë Dr.Dhuratës, ajo më tregoi listën e pacientëve që prisnin prej disa muajsh të merrnin Zoladexin. I shkruajta atëherë Drejtorit të përgjithshëm z.Enkelejd Joti. Asnjë përgjigje!

I shkruajta ministres, znj.Manastirliu. Asnjë përgjigje. Pastaj një shoqe më sugjeroi t’i shkruaja kryeministrit. M’u duk absurde, por e bëra. Dhe për gjysmë ore drejtori i spitalit më shkruajti një sms (të lante gojën) Znj.Kasimati, ju e keni marré ilaçin në farmacinë e spitalit… (qesharake)

E kundërshtova dhe i shkruajta që nuk e kam marrë ilaçin dhe as që e dija ku ishte farmacia e spitalit. Pas disa ditësh më telefonuan dhe u futa në listë për ilaçin. Pas tre vitesh (d.m.th vitin e kaluar) kur m’u përsërit sëmundja dhe u bë publike thirrja për të më ndihmuar financiarisht të ikja jashtë dhe qindra shqiptarë filluan të më mbështesnin, më mori në telefon ministrja znj.Manastirliu dhe më pyeti për shëndetin.

I thashë dua të iki në një spital jashtë, pasi Spitali Onkologjik për mua ishte kthyer në një tmerr që tek dera e hyrjes ku të shtynte polici dhe koordinatori. Ndërsa në dhomën e vogël të onkologes ku shkoja çdo tre muaj për ironi pas Covid-it ishin dy mjekë, që thjesht mbushnin kartelën dhe ikja bëja terapinë.

Asnjë krevat në dhomë, as stetoskop, as privatësi të komunikoje me doktorin, tek dera prisje në këmbë në radhë…

Nuk e di nëse keni shkuar në Spitalin Onkologjik, në katin e parë ku janë vendosur foto nga Shqipëria turistike me një diçiturë në anglisht të një firme farmaceutike: Bëje tani, atë që pacienti ka nevojë më pas.

Aty ishte edhe një fotografi nga një kishë në Voskopojë ku në oborr ishte një varr… Kur e kam parë jam tmerruar. I bëra foto. Ia dërgova drejtorit, e postova edhe në faqen time në FB dhe më pas u hoq …

Para se të nisesha në Francë, falë mbështetjes së shqiptarëve dhe jo të shtetit, unë prisja përgjigjen e biopsisë, por nuk e mora pasi në spital mungonin kitet …

Ndërkohë në ato korridore spitali kam takuar familjarë të pacientëve aty, të shqetësuar për mungesë të ilaçeve, kimioterapisë… Për të mos folur për skanerin që ngelet si një gjë e rrallë që të bëhet dhe jo si një procedurë rutinë për të të ndjekur në ecurinë e trajtimit mjekësor apo analizat, ilaçet… Një pacient që derdh sigurimet shëndetësore nuk ka pse t’i shkruajë drejtorit, ministrit, kryeministrit…

Është turp!

Në cilin vend të Europës ndodh kjo? Shërbimi shëndetësor duhet të jetë një normalitet nëse trajtohesh/ operohesh në spitalin publik dhe nëse nuk bëhet aty, skena e sigurimeve shëndetësore e merr përsipër mbështetjen e pagesës për pacientin…

Pse pasi bëhesh publik dhe kërkon ndihmë, ministrja të merr në telefon dhe ”lan moralin” që shteti e dha ndihmën…

Jam kurioze të di në rastin e aktorit Fuga çfarë mbështetje i ka dhënë shteti, kur ai është një pagues i sigurimit shëndetësor?

Po Pr.Petrela çfarë ka bërë konkretisht kur ai është doktor në spitalin publik dhe neurokirurgu më i mirë?

Related

Previous Post

“Nëse unë flas, ka probleme të mëdha”/ Me kë e ka Albano Bogdo?

Next Post

Veliaj në Davos, vlerësohet për transformimin e Tiranës: “Shembull i ndryshimit me guxim dhe kreativitet; Turistët mezi presin ta vizitojnë”

Lajme të ngjashme

 Patrullimi i përbashkët i policisë shqiptaro-italiane për Durrësin dhe Vlorën, Proda: Bashkëpunim i shkëlqyer për sigurinë e turistëve

 Patrullimi i përbashkët i policisë shqiptaro-italiane për Durrësin dhe Vlorën, Proda: Bashkëpunim i shkëlqyer për sigurinë e turistëve

by redaktor2
07/18/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, zhvilluan...

E rëndë në Sarandë, gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase amerikane

E rëndë në Sarandë, gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase amerikane

by redaktor2
07/17/2025
0

Një shtetase amerikane, me banim në Sarandë është gjetur pajetë paraditen e sotme në banesën e saj. 63 vjeçarja ëshrë...

Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë të një grupi të strukturuar

Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë të një grupi të strukturuar

by redaktor2
07/17/2025
0

Ata kishin krijuar një rrjet të dendur kriminal të dedikuar për prodhimin dhe trafikimin narkotikëve, si kokaina dhe marijuana, por puna e karabinierëve ka hedhur dritë mbi...

Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

by redaktor2
07/15/2025
0

Një makinë e dyshimtë e çoi policinë në zbulimin e dy kutive që përmbanin kokainë, një armë të vjedhur dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
  • PL reagon për aksionin kundër ndërtimeve pa leje, Blushi: I vetmi zaptues pas zgjedhjeve të 11 majit…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.