• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj: “Jemi kthyer në etalon të ndryshimit në rajon; Sot nuk gjen dhoma të lira nga turistët e shumtë”

06/29/2024
in Politikë, Slider
Veliaj: “Jemi kthyer në etalon të ndryshimit në rajon; Sot nuk gjen dhoma të lira nga turistët e shumtë”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

“Nga të fundit në rajon, jemi kthyer në shembull të ndryshimit”. Kjo ishte deklarata e Drejtuesit Politik të PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj gjatë takimit me sturkturat socialiste të Rrogozhinës. Veliaj u shpreh se ndihet krenar për të gjitha punët e mira që po bëhen gjatë kësaj dekade të qeverisjes së vendit nga PS-ja.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Kudo ku shkon sot, e kupton sa shpejt është zhvilluar Shqipëria. Takon njerëz që thonë se po planifikojnë pushimet e tyre në Shqipëri. Më bën krenar që, gjithë ky zhvillim, e gjithë kjo jehonë për qarkun e Tiranës, për Republikën e Shqipërisë, për të gjitha punët që po ndodhin në vendin tonë, kanë ardhur në këtë dekadë nga Partia Socialiste. Nëse krahasophemi me fqinjët tanë, ne jo vetëm që i kemi tejkaluar, por çdo ditë bëhemi shembull edhe për ata, që na shohin se si mund të zhvillohet një vend shpejt, si mund të transformohet qyteti. Dje në Sarajevë, gjysma e ministrave që takova po planifikonin pushimet e tyre në Shqipëri. Shumica e bashkive aty duan të vijnë në Tiranë, të shikojnë Qarkun e Tiranës, se si janë bërë çerdhet, kopshtet, shkollat e reja, si ka ardhur ky zhvillim. Sot nga të fundit në rajon, jemi bërë etalon”, nënvizoi ai.

Duke u ndalur tek investimet e reja, Veliaj theksoi se ka ikur koha kur qeveria bllokonte punët e bashkisë, dhe tashmë po punohet kudo me standarde të larta.

“Koha kur qeveria bllokonte bashkitë, kur bashkitë mbushnin autobusët për t’i çuar te teatri për të protestuar, koha kur këta që digjnin gomat, digjnin Republikën e Shqipërisë, lavdi Zotit është një kohë e kaluar. Sot jetojmë në një kohë kur ne duhet të flasim gjithmonë e më shumë se si t’i fuqizojmë këto realitete. Ndaj, m’u bë zemra mal teksa dëgjoj që rruga e Vilë Bashtovës është pjesë e investimit. Teksa shikoj skelerinë që, edhe pallatet e vjetra të kohës së kaluar komuniste, pallate që janë bërë në kushte rrethanore, me mjete të varfra, me teknikë shumë primitive, sot po përforcohen dhe po vishen me kapotë për efiçencën energjetike. E njëjta gjë që po ndodh në qendër të Tiranës, po ndodh edhe në qendër të Rrogozhinës”, tha ai.

Drejtuesi politik i PS preku edhe çështjen e turizmit që vitet e fundit ka njohur një bum.

“Kur ne punojmë, kur fokusohemi te puna, vetëm ashtu shkojnë gjërat përpara. Kur mendoj se në 2024, ne nuk gjejmë dot dhoma për miq në Spille, në një bregdet që është transformuar totalisht, që pastrohet rregullisht nga Bashkia, që frekuentohet nga turistët, kur mendoj këto halle, them të tilla halle paçim. Ndërkohë, në 2011 kishim halle se vriteshin njerëzit në Bulevard, kishim halle se duhet të shkoje në grevë urie për të drejtën e votës, kishim halle të socialistëve që rrëmbente SHIK-u, kishim halle të qyteteve që i gjetëm të falimentuar, kishim halle të hapësirave urbane, se i gjetëm me plehrat mullar”, deklaroi Veliaj.

Related

Tags: PSRrogozhineVeliaj
Previous Post

“Big Brother All Stars” do të përballë Ilir Shaqirin, Luiz Ejllin dhe Egla Cenon, ndryshimet që priten të ndodhin realityshow! Emrat e personazheve VIP që pritet të bëhen pjesë

Next Post

Euro 2024/ Zvicra “përplaset” me Italinë, formacionet zyrtare të supersfidës

Lajme të ngjashme

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

by redaktor2
07/18/2025
0

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.  Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
  • PL reagon për aksionin kundër ndërtimeve pa leje, Blushi: I vetmi zaptues pas zgjedhjeve të 11 majit…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.