• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Shuarja e shkrimtarit të njohur/ Mira Meksi: Si më besoi Kadare poezinë e rrezikshme

07/01/2024
in Sociale
Shuarja e shkrimtarit të njohur/ Mira Meksi: Si më besoi Kadare poezinë e rrezikshme
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Shkrimtarja e njohur Mira Meksi iu është bashkuar reagimeve për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë. Ajo kujton momentet kur përkthente poezitë e Kadaresë, ndërsa vlerëson kontributin e tij të çmuar në art.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

MESAZHI I MEKSIT
Kur përktheja Kadarenë
Përkthimi i poezisë si pjesë e besimit letrar
Sa herë flitet për poezinë dhe përkthimin e saj, pothuaj përherë thuhet se poezia bart një lloj dykuptimshmërie: është njëkohshëm universale dhe e papërkthyeshme. Universale, — sepse shpirti njerëzor është i tillë, shpjegojnë, — e papërkthyeshme sepse, me kalimin nga një gjuhë në një tjetër, me ndërrimin e shenjave grafike, ndryshon dhe muzika e saj, elementi thelbësor që ka. Por, përpara se të flitet për përkthim të poezisë, është e natyrshme të shtrohet pyetja e përjetshme: ç’është poezia? Si mund të përkufizohet me pak fjalë poezia? Me gjithë përpjekjet për ta shpjeguar, enigma mbetet. Benedetto Croce thote se poezia është një ndijim i brendshëm, një ngjarje intime në shpirtin e poetit. Ndërsa për Pessoa-n poet, poezia është një përshtypje e intelektualizuar, apo një ide e shndërruar në emocion, e cila u komunikohet të tjerëve, nëpërmjet një ritmi. Në librin e tij me ese “Harku dhe lira” Octavio Paz-i kuturiset e bredhërin lëmit poetik duke u rrekur të japë një përgjigje për pyetjen në fjalë. Me anë të një ligjërimi poetik, bën një përpjekje për të përcaktuar të papërcaktueshmen poezi dhe për të arritur te poezia nëpërmjet vetë poezisë; interesante është të thuhet se një nga instrumentat që ai përdor për të hedhur pakëz dritë brenda labirintit të mjegullt të temës në fjalë, pra, për ta shpjeguar poezinë, është perspektiva e përkthimit të poezisë, e cila përfshihet në atë që cilësohet “përvojë e poezisë” dhe që me fjalë të tjera është rikrijimi i saj…
Po le t’i kthehemi përkthimit të poezisë: është, padyshim një proces i ndërlikuar dhe shumëfaqësh, po të mendohet, përpos të tjerash, se poezia e përdor “fjalën” si një instrument artistik, shpesh jashtë shtratit të saj kuptimor; aq e vështirë është t’ia dalësh e ta përkthesh besnikërisht një “huq” të tillë të poezisë, sa shprehja “Traduttore, traditore” duket se është shpikur pikërisht për përkthyesit e poezisë. Ka zëra që thonë se përkthimi i poezisë, përkthimi i emocionit njerëzor, është një ndërmarrje pothuaj e pamundur, se përkthyesi është i destinuar të dështojë në përkthimin e poezisë, madje, ata arrijnë gjer aty sa ta mohojnë krejtësisht përkthimin poetik; por ka të tjera zëra që thonë se përkthimi poetik pasuron, se e kthen të ndryshmen në të ngjashme, madje, edhe kur nuk e arrin dot këtë, të paktën na sjell në shtëpi atë gjënë e ndryshme që përfaqëson origjinali. Sa për poezinë si shprehje e emocioneve njerëzore, këto zëra thonë se emocionet njerëzore janë, në pjesën më të madhe të tyre, të ngjashme dhe se mund të shprehen në çfarëdolloj gjuhe. Përkthyesi i poezisë duhet të rreket të gjejë kalket përgjegjëse, të afta që të ngjallin emocione të ngjashme te lexuesi. Në fund të fundit, atë që mund të cilësohet si “efekt i kërkuar”, nëse do të shpreheshim me gjuhën e Ëalter Benjamin-it, kur në “Misioni i përkthimit” pohon se “ të përkthesh do të thotë të dish të përcjellësh atë çka në një tekst shfaqet si efekt i kërkuar”.
Borges-i është në një mendje me ata që shprehen se “çdo gjuhë ka mundësitë dhe pamundësitë e veta”, por nuk e pranon përfundimin se përkthyesi letrar është i dënuar të dështojë. Përkundrazi, Borges-i pohon se ndryshimet mes gjuhëve dhe mënyrat e ndryshme të shprehjeve i japin një përkthyesi, që ka për mjeshtëri rikrijimin nga origjinali, mundësi të shumëllojta. Për Borges-in përkthyesi përherë duhet të përdorë lirinë e nevojshme për të arritur atë që çdo shkrimtar kërkon: një vepër letrare bindëse. Përkthimi i poezisë, ndonëse është përherë një sfidë e madhe për përkthyesin, ka njohur arritje të tilla, kur varianti i përkthyer është konsideruar si i të njëjtit nivel me origjinalin: në krye të kësaj liste janë përkthimet në frëngjisht që Baudelaire-i u ka bërë poezive të Edgar Poe-së. Apo përkthimi nga Pessoa në portugalisht i poezive të Poe-s “Annabel Lee” dhe “Ulalume”; “Poezi që i përktheva jo për hir të vetë vlerave që bartin, por sepse paraqiteshin si një sfidë e vërtetë përpara përkthyesve”, na thotë përkthyesi.
M’u desh të rendis gjithë sa më sipër për të rrëfyer se në ç’univers të koklavitur e të vështirë u gjenda viteve 1987-88, kur nisa të përktheja në frëngjisht poezitë e Kadaresë, të cilat përmblidhnin rreth tridhjetë vjet krijimtari të autorit; në të vërtetë, e kisha filluar përkthimin e tyre shumë më parë se të më besoheshin “zyrtarisht” prej tij, në kohën kur studioja për filologji frënge. Ishte koha kur besoja në fatin tim prej përkthyeseje letrare, kur dija përmendësh qindra vargje të poetëve klasikë dhe modernë francezë, kur përpiqesha të përktheja në frëngjisht poezi të Nolit dhe të profesorit tim të përkthimit Vedat Kokonës, dhe kur shkruaja vetë vargje në frëngjisht (në të vetmen gjuhë që kam guxuar të shkruaj vargje ndonjëherë), të cilat kishin për lexues vetëm pedagogët e mi francezë dhe shokët e kursit.

Related

Previous Post

A ishin çift? Dea fajëson Drinin për foton që fshiu nga Instagrami

Next Post

Will Smith rikthehet në skenë pas shuplakës ndaj Rock, performon në “BET Awards”

Lajme të ngjashme

Rrugëtimi i Jonidit: ‘Dëshira për Një Shoqëri më Të Barabartë’

Rrugëtimi i Jonidit: ‘Dëshira për Një Shoqëri më Të Barabartë’

by redaktor2
09/04/2025
0

Jonidi, një emër i njohur në fushën e aktivizmit për personat me aftësi të kufizuara, ka një histori që frymëzon....

“Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”- Historia dhe beteja e Bajram Tiranës

“Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”- Historia dhe beteja e Bajram Tiranës

by redaktor2
09/04/2025
0

Profili i Bajram Tiranës: Bajram Tirana është një nga figurat më të zëshme dhe më këmbëngulëse të komunitetit të personave...

Izet Onuzi, nga aksidenti te ‘Shpresa për Jetën’, 300 jetë të ngritura në këmbë

Izet Onuzi, nga aksidenti te ‘Shpresa për Jetën’, 300 jetë të ngritura në këmbë

by redaktor2
09/04/2025
0

Profili i Izet Onuzit: Kur kujton aksidentin e ndodhur më shumë se tridhjetë vite më parë, Izet Onuzi e pranon...

Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës

Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës

by redaktor2
09/02/2025
0

Muaji gusht shënoi edhe numrin më të lartë të pasagjerëve në hyrje dhe dalje në portin detar të Vlorës. Festim...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Rrugëtimi i Jonidit: ‘Dëshira për Një Shoqëri më Të Barabartë’
  • Kryetarja e komisionit të medias, Ina Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, insistimi djallëzor në …
  • “Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”- Historia dhe beteja e Bajram Tiranës
  • Dy titullarë nga Superiorja, Broja në krahun e kundërt dhe një debutues. Publikohen formacionet zyrt…
  • Pesë vite në arrati, vihet në pranga 44-vjeçari shqiptar me precedentë të shumtë penal. Ja si u arre…
  • Izet Onuzi, nga aksidenti te ‘Shpresa për Jetën’, 300 jetë të ngritura në këmbë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.