• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Paris 2024”, Shqipëria me 8 sportistë në Francë. Mundja dhe Gega me pritshmëri

07/02/2024
in Sport
“Paris 2024”, Shqipëria me 8 sportistë në Francë. Mundja dhe Gega me pritshmëri
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Lojërat Olimpike “Paris 2024” kanë nisur numërimin mbrapsht, teksa tashmë na ndajnë vetëm 24 ditë nga starti i evenimentin më madhor global të sportit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Edicioni i 33-të i Lojërave Olimpike do të ngrejë siparin më 26 korrik, me ceremoninë e hapjes në kryeqytetin francez, një veprimtari që do të mbledhë 10500 sportistë nga e gjithë bota. Do të jenë gjithsej 329 evente, për 32 disiplinë të ndryshme sportive, me aktivitetin që do ta ulë siparin më 11 gusht. Në “Paris 2024” Shqipëria do të shënojë pjesëmarrjen e saj të dhjetë në historinë e olimpiadave, teksa ekipi kuqezi do të formohet nga tetë sportistë, katër nga të cilët e kanë siguruar kualifikimin me normë në bazë të perfomancës sportive, ndërsa katër të tjerë shkojnë me ftesë.

SPORTISTËT ME NORMË – Atletja Luiza Gega si dhe tre mundësit Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev e Chermen Valiev janë sportistët e Shqipërisë që shkojnë “Paris 2024” si të kualifikuar me normë. Për Luiza Gegën kjo do të jetë pjesëmarrja e saj e tretë në Olimpiadë, pas “Rio 2016” dhe “Tokio 2020”, ndërsa rezultatin më të lartë e shënoi pikërisht në kryeqytetin japonez, ku shkroi historinë si e para atlete shqiptare që kualifikohet në finale. Ndërsa për tre mundësit rusë të natyralizuar me pasaporta shqiptare kjo do të jetë herë e parë që garojnë për flamurin kuqezi në Olimpiadë. Gjithçka ka nisur si strategji e presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, i cili që në fillim ka pasur një mendim fiks në kokë, duke i afruar këta kampionë për të synuar medaljen e parë olimpike për Shqipërinë.

SPORTISTËT ME FTESA – Përveç normave, ekipi shqiptar ka përfituar edhe katër ftesa për “Paris 2024”. Kështu me ftesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” do të konkurrojë Franko Burraj në atletikë, Greisi Koxhaku dhe Kaltra Meça në not si dhe Manjola Konini në qitje sportive.

PRITSHMËRITË – Shqipëria është në kërkim të medaljes së parë olimpike në historinë e saj dhe sigurisht që pritshmëritë mbeten te sportistët e kualifikuar me normë, të cilët janë të kalibrit botëror. Duke parë performancën sportive të vitit të fundit, më pranë medaljes me rezultat janë sportistët e mundjes, Abakarov, Dudaev dhe Valiev, të cilët vijnë si medalistë në evente botërore, europiane gjatë këtij viti. Gjithashtu edhe Luiza Gega mbetet gjithnjë në nivele absolute në një nga garat me rivalitetin më të lartë, siç është ajo e 3000 metrave me pengesa.

REKORDI I CALJES – Rezultatin më të lartë të Shqipërisë në Lojërat Olimpike e mban peshëngritësi Briken Calja, i cili iu afrua me 1 kg podiumit, duke u klasifikuar në vend të katërt në “Tokio 2020”. Pas disa sezonesh të kushtëzuara nga probleme të shumta fizike, Calja nuk ka mundur që të kualifikohet për në “Paris 2024”. Ndërkohë Shqipëria për herë të parë në të gjithë historinë e saj në Lojërat Olimpike s’do të ketë asnjë sportit nga peshëngritja.

Related

Tags: Lojrat OlimpikeLuiza GegaParis 2024
Previous Post

Ish-kreu i bandës së Durrësit Lul Berisha del para gjykatës në Spanjë: Mos më ekstradoni, kam frikë për jetën

Next Post

Shkatërrohet banda e drogës, zbulohen emrat e 3 shqiptarëve të arrestuar. Kush është ‘koka’ e grupit që drejtonte trafikun në Francë

Lajme të ngjashme

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

by redaktor2
07/18/2025
0

Jemi në kohë merkato dhe ekipet e Superiores janë në lëvizje për të përforcuar organikën e tyre. Rastet e lojtarëve...

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

by redaktor2
07/09/2025
0

Mesfushori 15-vjeçar shqiptar, Lorenc Perlala, ka firmosur një kontratë me ekipin holandez të Feyenoord, që do ta mbajë të lidhur...

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

by redaktor2
07/05/2025
0

Ish-kapiteni i Partizanit, Ardit Beqiri, i bashkohet stafit teknik të Alfred Deliallisit te Korabi, ku do të mbajë rolin e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.