• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Futbolli i vajzave & politikat gjinore të federatave europiane / Anëtarja e KE, Anila Basha merr pjesë në Hamburg Sport Summit

07/05/2024
in Sport
Futbolli i vajzave & politikat gjinore të federatave europiane / Anëtarja e KE, Anila Basha merr pjesë në Hamburg Sport Summit

Hamburg, 04.07.2024 Photo: Hamburg Sports Summit_for FKM_by Hannes Holtermann

Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Futbolli i vajzave dhe politikat gjinore që ndjekin federatat e shteteve europiane u diskutua në Hamburg Sport Summit, një aktivitet që zhvillohet për të tretin vit radhazi në këtë qytet. Përfaqësuese e Shqipërisë në këtë Samit me temën “Building a diverse future for sports” ishte Anila Basha, anëtare e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, njëkohësisht kryetare e komisionit të futbollit të vajzave në Shqipëri.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Anila Basha u ftua nga drejtuesit e Samitit për të folur për futbollin e vajzave në Shqipëri, si një rast i suksesshëm në përpjekjet që bëhen në UEFA për të zhvilluar më tej këtë sport.

Drejtuesja e panelit e nisi diskutimin me prezantimin e zonjës Basha, si e para grua e zgjedhur në forumin më te lartë qeverisës të futbollit në Shqipëri dhe kërkoi të dinte më shumë se cilat ishin hapat konkretë të ndërmarrë në vend për futbollin e vajzave.

“Ne e dimë se nuk është e thjeshtë të dalësh kundër rrymës apo zakoneve të trashëguara. Por Federata Shqiptare e Futbollit, me ndihmën e UEFA dhe FIFA, ka miratuar nëntorin e kaluar strategjinë “Rising Stars” për futbollin e vajzave, e cila në fakt është pjesë e strategjisë kombëtare “Futbolli për Kombin 2022 – 2025”.

Kemi identifikuar terrenin dhe problemet, ndërkohë që po zhvillojmë politikat tona sportive në disa drejtime: së pari, shtrirjen në një bazë të gjerë të futbollit të moshave dhe fëmijëve në shumë shkolla fillore në vend.

Projektet si “Playmakers”, “UEFA championship for Girls”, “Fifa Football4School” apo “TDS” janë një mbështetje e madhe për zgjerimin e futbollit te fëmijët dhe gjetjen e talenteve”, – u shpreh anëtarja e KE.

“Në lidhje me futbollin kombëtar, FSHF jep mbështetje financiare dhe krijon premisat e duhura për organizim të rregullt të kompeticioneve. Sa i përket kombëtares shqiptare, ajo konkurron në gjitha kompeticionet ndërkombëtare të të gjitha niveleve dhe FSHF krijon kushtet dhe mbështetjen për një performancë sa më të mirë të ekipeve tona të vajzave”, – tha Anila Basha para të pranishmëve në Samit.

Në vijim, fokusi i diskutimit u orientua në politikat gjinore që FSHF-ja ndjek në Shqipëri, për të cilat znj. Basha u shpreh se punohet në disa drejtime.

“Ne punojmë në tre drejtime në politikat e barazisë dhe diversitetit në futboll, duke filluar nga organizata jonë. Struktura organizative e FSHF përbëhet nga 120 punonjës, ku 40 prej tyre janë gra, të cilat punojnë në departamente të ndryshme. Në nivel menaxherial, gjysma e drejtuesve të departamenteve në FSHF janë gra”, – tha Anila Basha.

“Drejtimi i dytë është fuqizimi i futbollit të vajzave, i cili është rritur në te gjitha aspektet. Madje në Shqipëri ne kemi edhe një kampionat amator të vajzave të moshës 11 – 15 vjeç”, – shtoi më tej ajo.

“Drejtimi i tretë për politikat gjinore të ndjekura nga ana jonë, fokusohet tek edukimi si një mjet i rëndësishëm për të arritur qëllimin tonë. Ne kemi shtuar kurset e trajnimit, duke inkurajuar gratë dhe vajzat që të marrin role lidershipi në sektorë të ndryshëm si: trajnere, arbitre apo edhe drejtore teknike. Disa kurse janë falas, ndërsa për kurse si UEFA Pro, për të gjitha vajzat që aplikojnë ka çmime të diferencuara për t’i inkurajuar”, – u shpreh znj. Basha.

Në fund, ajo u ndal të rëndësia e bashkëpunimit të Federatës me strukturat e FIFA-s dhe UEFA-s për zbatimin e këtyre politikave.

“E dimë se është e vështirë por jo e pamundur. FSHF bën gjithçka që duhet për të përmirësuar infrastrukturën sportive dhe për të krijuar kushtet që vajzat dhe gratë që përqafojnë sportin e futbollit të ndihen në një terren të qetë, komod dhe bashkëpunues. Në shumë projekte, sigurisht që kërkohet ndihma e organizatave ndërkombëtare si FIFA dhe UEFA, pa mbështetjen e të cilave, të gjitha këto reforma nuk do të kishin rezultatet e pritura”, – theksoi anëtarja e Komitetit Ekzekutiv, Anila Basha në referimin e saj para audiencës.

Pjesëmarrës në këtë Samit ishin shumë personalitete të botës së futbollit të vajzave, mes të cilëve Laura McAllister, anëtare e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Lise Klaveness, presidente e Federatës Norvegjeze të Futbollit si edhe përfaqësues nga federatat e ndryshme, klubet më të njohura europiane dhe organizata ndërkombëtare.

Related

Tags: #sport
Previous Post

Një finale e parakohshme, Spanjë-Gjermani “ndez” Evropianin, ja si vijnë dy përfaqësueset në këtë përballje epike

Next Post

Diola më e dashuruar së kurrë: Për mua Erolldi është mrekullia e 8-të

Lajme të ngjashme

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

by redaktor2
07/18/2025
0

Jemi në kohë merkato dhe ekipet e Superiores janë në lëvizje për të përforcuar organikën e tyre. Rastet e lojtarëve...

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

by redaktor2
07/09/2025
0

Mesfushori 15-vjeçar shqiptar, Lorenc Perlala, ka firmosur një kontratë me ekipin holandez të Feyenoord, që do ta mbajë të lidhur...

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

by redaktor2
07/05/2025
0

Ish-kapiteni i Partizanit, Ardit Beqiri, i bashkohet stafit teknik të Alfred Deliallisit te Korabi, ku do të mbajë rolin e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.