• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Qeveria teknike, zgjidhja e vetme”- Federata e opozitës takim në selinë blu, Noka: Do të bashkërendohemi me aleatët për protestën 11 korrikut

07/05/2024
in Politikë
“Qeveria teknike, zgjidhja e vetme”- Federata e opozitës takim në selinë blu, Noka: Do të bashkërendohemi me aleatët për protestën 11 korrikut
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Federata e opozitës ka zhvilluar një takim në selinë blu rreth një javë para protestës kombëtare të thirrur nga opozita përpara Kryeministrisë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjatë mbledhjes Flamur Noka u shpreh se zgjidhja e vetme është qeveria teknike, ndërsa shtoi se do të bashkërendohen me aleatët për protestën 11 korrikut.

“Të gjitha strukturat tona, të gjithë mbështetësit e partive tona duhet të shpërndahen në mënyrë kapilare në vend që t’u bëjmë thirrje qytetarëve: është koha tani, o sot o kurrë, të protestojëm kundër narkoregjimit, të protestojmë kundër shpopullimit, të protestojmë kundër varfërisë”, u shpreh deputeti demokrat.

Ndërsa shtoi se: “Zgjidhja politike dhe paqja sociale do të vijë në këtë vend kur qeveria teknike të përcaktohet njëlloj si fqinji ynë, Maqedonia e Veriut, si rruga e vetme për t’i dhënë këtij populli mundësinë që të votojë si çdo qytetar evropian.”

Deklarata e Nokës:

Ky takim mbahet për të përcaktuar vijimësinë e aksionit opozitar në ditët dhe javët në vazhdim dhe kryesisht për të bashkërenduar agjendën tonë me protestën më të madhe, me protestën më të fuqishme që do zhvillojmë ne së bashku më 11 korrik në ora 20 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Sot miq, çdo shqiptar ka arsye të protestojë. Sot çdo i ri dhe e re do ftohet në protestën e PD dhe opozitës së bashkuar.

Sot çdo nëpunës ka arsye të bëhet me ne për të protestuar. Sot çdo mësues që e ka ndjerë në petkun e tij arrogancën dhe brutalitetn e narkoshtetit ka arsye të bëhet së bashku me ne për të protestuar.

Çdo pensionist, çdo fermer, çdo i papunë ka arsye të pafundme për të bashkërenduar me ne dhe për t’iu bashkëngjitur agjendës së opozitës së bashkuar për të reaguar në protestë dhe në mosbindje ndaj këtij narkoregjimi që sot e ka bërë Shqpërinë të pajetueshme.

Sot çdo familjar, çdo qytetar i këtij vendi që i ka rënë halli të trokasë në dyert e shëndetësisë falas, ka arsye ulëritëse për të protestuar së bashku me ne.

Sot çdo pensionist, çdo familjar që ka fëmijët në kurbet, të detyruar nga keqqeverisja e narkoregjimit, ka arsye të protestojë për një Shqipëri më të mirë, të ketë pranë familjarët e tij të dashur.

Sot pra, çdo shqiptar, përveç atyre që janë pjesë e narkoregjimit, duhet ftuar dhe duhet të bashkohet në protestën e datës 11 korrik në ora 20:00.

Sot çdo njeri që është përplasur në dyert e drejtësisë të quajtur të re, ka arsye të pafundme për të protestuar, sepse sot kemi një regji me drejtësi, një regji politike.

Sot do të protestojnë shqiptarët së bashku me ne dhe kanë arsye të pafundme për këtë drejtësi të kapur. Për një drejtësi ku shëmbëlltyra e drejtësisë së re është Irena Gjoka Shpata Maneku, e dënuar në shtetin grek dhe e dëbuar prej atje. Mashtruese, sepse ka mashtruar në formularin e deklarimit për këtë dënim.

Sot ajo drejton drejtësinë, ajo jep vendime në emër të ligjit dhe Kushtetutës. Ajo është pasqyra e drejtësisë së Edi Ramës.

Sot çdo shqiptar ka arsye për të protestuar kundër Skapit të partisë si një organ kriminal që përdoret në duart e Edi Rmës vetëm për të bërë gjueti shtrigash dhe luftë kundër opozitës.

Sot kanë arsye për të protestuar ata që nuk e kanë gjetur drejtësinë në këto vite. Ata që kërkojnë drejtësi që bazohet te ligji dhe Kushtetuta dhe jo te urdhrat e Sulltan Surrelit.

Prandaj miq, në këto ditë që na kanë mbetur, të gjitha strukturat tona, të gjithë mbështetësit e partive tona duhet të shpërndahen në mënyrë kapilare në vend që t’u bëjmë thirrje qytetarëve: është koha tani, o sot o kurrë, të protestojëm kundër narkoregjimit, të protestojmë kundër shpopullimit, të protestojmë kundër varfërisë.

Të protestojmë kundër një regjimi që ka asgjësuar votën e lirë dhe nuk bën zgjedhje të lira prej 11 vitesh.

Kundër një regjimi ku 44 përqind e popullsisë jetojnë në varfëri.

Do i ftojmë qytetarët që me datë 11 korrik në ora 20:00 ndaj një regjimi që i ka katandisur fëmijët dhe të rinjtë në kequshqyerje që do ndikojë në zhvillimin e tyre fizik dhe mendor. Një regjim që po bën gjithçka për të sakatuar të ardhmen.

Ne jemi i vetmi vend në Europë që nuk ka të miratuar minimumin jetik që është baza nën të cilin nuk mund të jetohet. Sepse kleptokratët janë ata që e pengojnë miratimin e një minimumi jetik.

Do i ftojmë të protestojnë se jemi vendi me çmimet e shportës më të larta në Europë dhe me pagat më të ulëta.

Ndaj detyra jonë është që këto ditë të ftojmë, të punojmë, të mos reshtim për të organizuar këtë protestë të datës 11 korrik.

Kjo protestë do jetë nisja e një reagimi popullor që duhet të vazhdojë për të detyruar këtë regjim të lirojë liderin e opozitës si të vetmin të burgosur politik në Europë.

Kjo protestë do të jetë nisja e një vargu reagimesh për të detyruar Edi Ramën që të japë një zgjidhje politike për ngërçin politik ku e ka futur vendin. Jemi i vetmi vend anëtar i NATO-s që nuk zhvillojmë zgjedhje të lira.

I vetmi vend anëtar i NATO-s ku vullnetin e qytetarëve e përcaktojnë bandat e krimit të organizuar, paratë e korrupsionit qeveritar dhe jo vullneti i lirë i shqiptarëve. Jemi një vend që ka nevojë të vazhdojë rrugën e nisur drejt BE, rrugë e ndërprerë prej 11 vitesh.

Kjo protestë do çelë siparin e reagimeve për t’i dhënë zgjidhje politike këtij vendi.

Zgjidhja politike dhe paqja sociale do të vijë në këtë vend kur qeveria teknike të përcaktohet njëlloj si fqinji ynë, Maqedonia e Veriut, si rruga e vetme për t’i dhënë këtij populli mundësinë që të votojë si çdo qytetar evropian.

Këto janë arsyet pse ne jemi sot në këtë tryezë dhe pse do jemi në kontakte deri ditën e enjte për të nisur valën e reagimeve ndaj këtij regjimi.

Related

Tags: aleatetFlamur Nokaopozita
Previous Post

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj: Ëndrra është Barcelona, Silvinjo sheh veten tek unë

Next Post

Inceneratori i Tiranës/ Apeli i GJKKO ashpërson masën e sigurisë për Namik Simixhiun

Lajme të ngjashme

Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme

Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme

by redaktor2
06/25/2025
0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku foli për arritjet, sfidat dhe masat e marra për menaxhimin e sezonit turistik,...

Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë prestigjioze, sjellë vëmendjen ndërkombëtare

Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë prestigjioze, sjellë vëmendjen ndërkombëtare

by redaktor2
06/25/2025
0

Kroçera “National Geographic Orion” është ankoruar sot për herë të parë në Portin e Durrësit. Përmes një postimi në rrjetin...

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ shpërndan mandatet e deputetëve për qarkun Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ shpërndan mandatet e deputetëve për qarkun Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

by redaktor2
06/25/2025
0

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ shpërndan mandatet e deputetëve për qarkun Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër Kukës PD- 2 mandate...

Vijon puna për parkingun nëntokësor te “Avni Rustemi“, Veliaj: 210 vende të reja në zemër të Tiranës

Vijon puna për parkingun nëntokësor te “Avni Rustemi“, Veliaj: 210 vende të reja në zemër të Tiranës

by redaktor2
06/25/2025
0

Vijon me ritme të larta puna për ndërtimin e parkingut nëntokësor me dy kate dhe kapacitet prej 210 vendesh parkimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Leao i shkruajti modeles shqiptare, ajo zbulon bisedën me sulmuesin e Milanit: Nuk mendoj se…
  • Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja…
  • U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë
  • SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike …
  • Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë pr…
  • Merrte para për favorizimin e një subjekti privat, arrestohet punonjësi i OSSH-së në Vlorë, e pëson …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.