• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Manastirliu pret dy maturantet që arritën rezultate të shkëlqyera 10 absolute në 4 provimet e Maturës Shtetërore: Jemi krenarë për ju, shembull për bashkëmoshatarët tuaj

07/10/2024
in Sociale
Manastirliu pret dy maturantet që arritën rezultate të shkëlqyera 10 absolute në 4 provimet e Maturës Shtetërore: Jemi krenarë për ju, shembull për bashkëmoshatarët tuaj
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, priti sot dy maturantet, dy vajza të jashtëzakonshme, të cilat, falë punës së palodhur dhe sistematike arritën të kenë rezultate e shkëlqyera në provimet e Maturës Shtetërore, me 10 absolute në të gjitha provimet, si dhe gjatë të gjithë viteve të gjimnazit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ato janë dy maturantet Sara Kola nga gjimnazi “Ismail Qemali” Tiranë dhe Pranvera Ahmeti nga gjimnazi “Hasan Tahsini” në Sarandë.

“Jam shumë krenare për ju vajza që keni marrë rezultatet maksimale në provimet e maturës gjithashtu edhe përgjatë viteve të shkollës. Ju keni bërë krenarë prindërit dhe mësuesit tuaj, të cilët bëjnë një punë shumë të mirë dhe dua t’i falënderoj jo vetëm mësuesit tuaj por të gjithë mësuesit tanë për punën që bëjnë. Ju i bëni krenar sepse shohin sesi puna e tyre është kurorëzuar. Ju jeni shembull për të gjithë shokët tuaj”, tha Ministrja Ogerta Manastirliu në takimin që u zhvillua në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Sara Kola, ka treguar se ka lindur dhe është rritur në Itali, dhe në moshën 9-vjeçare është transferuar në Lezhë. Prej vitit 2019, ajo jeton në Tiranë ku ka ndjekur dhe gjimnazin “Ismail Qemali” si pjesë e seksionit dygjuhësh italo-shqiptar. Përpos hapjes së madhe kulturore në seksion, një element shumë i rëndësishëm në formimin e saj kanë qenë aktivitetet e shumta jashtëshkollore. Për Sarën të arrish rezultate maksimale është shumë e rëndësishme dhe është një shpërblim i punës së palodhur, por nota për të nuk është më e rëndësishmja.

“Të arrish rezultate maksimale është shumë e rëndësishme dhe është një shpërblim i gjithë punës së palodhur por nota nuk është më e rëndësishmja kështu që dhe ata që ndoshta nuk kanë marrë 10.00, që kanë punuar shumë janë zhgënjyer sepse mund të ndodhë se ai një provim është mund të mos ndjehesh mirë atë ditë. Njeriu është shumë më tepër sesa kaq dhe për sa kohë ke dhënë maksimumin tënd dhe ke ndjekur pasionet e tua ndërkohe kë ndenjur me njerëzit që do dhe ke kaluar kohë cilësore unë nuk shikoj motiv që ti kushtosh aq rëndësi notës.”, ishte mesazhi i saj për të gjithë maturantët.

Pranvera Ahmeti nga gjimnazi “Hasan Tahsini” në Sarandë e cila preferon lëndët shkencore fizikë, biologji dhe kimi duke se e ka bërë zgjedhjen e saj për të ardhmen.

“Dua të them që na kanë ndihmuar shumë testet model. Kam punuar me to që në fillim e deri tani. Me vjen mirë që puna ime u shpërblye në fund dhe arrita të marr katër 10.00 në provimet e Maturës. Unë kam zgjedhur Mjekësinë e Përgjithshme dhe secili prej nesh ka ardhur momenti që të zgjedhë atë që do vërtet, profesionin që do të vazhdojë në universitet. Duhet të ndjekim zemrën tonë sepse zgjedhja që bëjmë tani është e ardhmja jonë,” u shpreh ajo.

Pranvera është fituese në Olimpiadën e Letërsisë dhe pjesëmarrëse në disa olimpiada të tjera, duke treguar prirje të veçanta në lëndët shkencore. Gjithashtu, ajo është pjesë e Klubit shkollor të Shkencave të Natyrës, duke u bërë pjesë e eksperimenteve të ndryshme.

Related

Tags: 2 maturantetManasterliutakim
Previous Post

Video/Pas 34 vitesh nis hedhja e rasatit të krapit në liqenin e Shkodrës! Së shpejti dhe një markatë e re peshku

Next Post

“Në bashkëpunim me Romeon”, Hedi Baci zbulon projektet pas daljes nga Big Brother

Lajme të ngjashme

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

by redaktor2
07/17/2025
0

Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur procedurat në zbatim të marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore me shtetin italian, e...

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

by redaktor2
07/06/2025
0

Kryeqyteti shqiptar do të presë për herë të parë një forum të posaçëm që bashkon të diplomuarit nga universitetet e...

Investim madhor në Spitalin e Peqinit, Koçiu: Model unik ku integrohen Spitali Ditor, Qendra Shëndetësore si dhe ngrihet Qendra Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç

Investim madhor në Spitalin e Peqinit, Koçiu: Model unik ku integrohen Spitali Ditor, Qendra Shëndetësore si dhe ngrihet Qendra Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç

by redaktor2
07/03/2025
0

Spitali Bashkiak i Peqinit po transformohet në një korpus modern ku do të integrohen shërbimet shëndetësore për qytetarët dhe shërbime...

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

by redaktor2
06/28/2025
0

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.