• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Jeta është me të papritura”/ Urimi emocionues i Besit për 6-vjetorin e të bijës

07/12/2024
in Showbiz
“Jeta është me të papritura”/ Urimi emocionues i Besit për 6-vjetorin e të bijës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Bes Kallaku ka emocionuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale me një urim prekës për vajzën e tij, Ajka, në ditëlindjen e saj të gjashtë. Në mesazhin e tij, Besi reflekton mbi jetën dhe sprovat e saj, duke u shprehur se jeta është plot surpriza dhe të papritura, dhe se fuqia e vërtetë qëndron në përballjen me to.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ai mbyll urimin e tij me një shprehje të fuqishme dashurie për fëmijët e tij: “Ju dua me fuqinë e një mijë diejve. Paçi Bekimet Hyjnore jastëk ëndrrash dhe zgjimesh!”

Urimi i Besit për vajzën e tij ka prekur shumë njerëz dhe ka marrë shumë komente pozitive nga ndjekësit e tij.

“Urime 6-vjetorin e lindjes Ajka e tokës, Ajka qiellit, dritë e hënës, dritë e diellit! Gëzuar gjashtë vjetorin o lule e bukur e gjakut tim! Njeriu nuk e ndien ikjen e viteve nëpërmjet vetes, por nëpërmjet rritjes së fëmijëve. Kur të shoh që rritesh, ndiej ikjen e viteve, por jo edhe humbjen e tyre. Jeta është krejt surpriza, krejt të papritura, apo siç thonë poetët, erërat nuk fryjnë gjithmonë siç duan barkat, por pikërisht këtu qëndron edhe fuqia e përballjes me sprovat. Kur ti i kërkon Zotit të të japë fuqi, duhet të dish se Ai do të të përballë me sprovat nëpërmjet të cilave do ta dëshmosh fuqinë e Tij. Kur njerëzit janë të gëzuar, duken të gjithë njëlloj, dhe është pikërisht sprova ajo që do t’i dallojë. Nuk të premtoj gjithçka, por në gjithçka do të jem pranë teje dhe Amenit. Ashtu siç isha dhe jam përfillës për secilin rreth meje, do të jem edhe për ju, veçse juve do t’ju kem edhe kur s’do të jem. Ju dua me fuqinë e një mijë diejve. Paçi Bekimet Hyjnore jastëk ëndrrash dhe zgjimesh! Me dashuri, babi Bes!”

Related

Tags: #BESKALLAKU
Previous Post

Arbana Osmani e konfirmon, rikthehet sërish në ekran

Next Post

Del në shitje koleksioni i artit të Jim Carrey

Lajme të ngjashme

Vajza e saj feston ditëlindjen, Arbana Osmani i bën urimin e veçantë ! Moderatorja ndan pamjet e ëmbla pranë fëmijëve të saj

Vajza e saj feston ditëlindjen, Arbana Osmani i bën urimin e veçantë ! Moderatorja ndan pamjet e ëmbla pranë fëmijëve të saj

by redaktor2
09/01/2025
0

Vajza e moderatores së njohur Arbana Osmani, Zoi feston sot ditëlindjes e saj. Nuk mund të mungonte një urim i...

“Përputhen” vjen me risi! Roli i ri për Megi Pojanin dhe Neda Ballukun, zbulohen opinionistët

“Përputhen” vjen me risi! Roli i ri për Megi Pojanin dhe Neda Ballukun, zbulohen opinionistët

by redaktor2
08/29/2025
0

Ndryshime në emisionin ‘Përputhen’! Sezoni i ri i emisionit të njohur “Përputhen” do të nisë me disa risi të rëndësishme,...

E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit

E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit

by redaktor2
08/22/2025
0

Një tragjedi ka prekur botën e muzikës shqiptare. Reperi Marin, tashmë baba i tre vajzave, ka ndarë me ndjekësit e...

E dashura e përfolur e Yamal provokon me… të pasmet

E dashura e përfolur e Yamal provokon me… të pasmet

by redaktor2
08/21/2025
0

Modelja erotike Fati Vazquez po tërheq vëmendjen e të gjithëve me format e saj seksi, të cilat nuk ngurron t’i...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Vajza e saj feston ditëlindjen, Arbana Osmani i bën urimin e veçantë ! Moderatorja ndan pamjet e ëmb…
  • Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator
  • Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit
  • Kush është 54-vjeçari që plagosi 2 persona me thikë gjatë sherrit masiv në lokalin në Korçë
  • Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno
  • Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.