PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria”, kanë vlerësuar vizitën e Presidentit të Bajram Begaj në varrezat Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” të Kllogjerit.
Kreu i Shtetit, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, vendosi një kurorë me lule në Varrezën Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” në Kllogjer, memorial kushtuar viktimave të eksodit të çamëve gjatë viteve 1944-1945.
“Akti i sotëm është një shembull i mirë për të gjitha institucionet dhe shtetarët në respekt të historisë tonë dhe sakrificës së jetëve të humbura nga padrejtesitë e së kaluarës”, shprehet PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria”.
Begaj është Presidenti i parë që nderon kujtimin e 2900 viktimave të gjenocidit dhe spastrimit etnik grek mbi shqiptarët e Çamërisë.