• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Nga komunikimi me kode te “Ok” i snajperistit se “qitësi u eliminua”, zbardhet komunikimi i agjentëve gjatë evakuimit të Trump: Çfarë ndodhi në 42 sekonda

07/15/2024
in Kronikë, Rajoni & Bota
Nga komunikimi me kode te “Ok” i snajperistit se “qitësi u eliminua”, zbardhet komunikimi i agjentëve gjatë evakuimit të Trump: Çfarë ndodhi në 42 sekonda
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Zbardhet transkripti i audios mes anëtarëve të shërbimit sekret në podium me Donald Trump, pas të shtënave nga 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks. Gjithçka ndodh në 42 sekonda. Trump kishte 6 minuta që fliste para mbështetësve të tij në një fermë të Bulter të Pensilvanisë, kur atentatori hapi zjarr nga çatia e një banese 120 m më larg. Plumbi e kapi Trumpin te veshi i djathtë dhe fatmirësisht i mbijetoi atentatit që për milimetra mund t’i kishte marrë jetën.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Interesant është ndërveprimi i agjentëve të Trump dhe evakuimi i ish-presidentit. Në ato momente, çdo sekondë vonesë apo nxitim ishte jetike. Megjithatë, koordinimi i agjentëve me njëri-tjetrin, pavarësisht të shtënave që vinin nga Crooks dhe kundërpërgjigjes së snajperistëve ndërkohë, ishte ekselent. Ata kanë zbatur protokollin situatave emergjente sicc parashikohet në rastet e sulmeve ndaj presidentëve amerikanë. Nga komunikimi me kode, marrja e “Ok” nga snajperisti se qitësi ishte eliminuar e deri te ngritja e Trump dhe marrja e tij në krah për ta dërguar më pas në limuzinën rezervë dhe jo atë kryesore. Gjithçka në 1 minutë e 20 sekonda!

Komunikimi i plotë mes agjentëve që ruanin Trumpin

Ora 18:11:41 pasdite (Trump ishte poshtë podiumi i rrethuar nga agjentët)
Agjentja femër: Çfarë do të bëjmë? Çfarë do të bëjmë? Ku do të shkojmë?

Ora 18.11.50 pasdite
Të shtëna me armë, dëgjohet zëri i një gruaje duke bërtitur nga turma.

Ora 18.11.58 pasdite
Agjenti mashkull: Shkoni te vendi rezervë… (E përsërit dy herë). (I referohet limuzinës së dytë, limuzina rezervë).

18:12:00 pasdite
Agjenti i tretë mashkull dëgjohet teksa thotë diçka të ngjashme si: Lëvizni drejt makinës, mbajeni, mbajeni (Trumpin e kishin kapur nga krahët), kur të jeni gati, lëvizni.

18:12:01 pasdite
Agjenti mashkull 2: Gati.

18:12:02 pasdite
Agjenit mashkull 3: Lëviz!

18:12:03 pasdite
Agjenti mashkull 2: Ngrihuni.

18:12:03 pasdite
Agjenti mashkull 3: Lëviz!

18:12:04 pasdite
Agjenti mashkull 4: Vazhdo, vazhdo, vazhdo.

18:12:06 pasdite
Agjenti mashkull 2: “Hawkeye” është këtu.
(“Hawkeye” është emri i koduar për njësinë kundërsulmuese që ndërkohë ishte ngjitur gjithashtu në podium)

18:12:06 pasdite
Agjentja femër 1: “Hawkeye” është kështu, duke lëvizur për në rezervë.

18:12:09 pasdite
Agjenti mashkull 4 i drejtohet agjentit që ndodhet brenda limuzinës rezervë: Bëhu gati, bëhu gati!

18:12:10 pasdite
Agjenti mashkull 2: A jeni gati?

18:12:16 pasdite
Agjentët: Qitësi u eliminua. Qitësi u eliminua. A mund të lëvizim?

18:12:21 pasdite
Agjenti mashkull: Qitësi është eliminuar. Mund të lëvizim.

18:12:22 pasdite
Agjentja femër: Kuptuat?

18:12:23 pasdite:
Agjentët: E kuptuam.

18:12:23 pasdite
Agjenti mashkull: Le të lëvizim. Lëvizim!

Related

Tags: #trump
Previous Post

Në pritje të fëmijës së parë? Rike Roçi: Do jem një mami shumë e ëmbël

Next Post

Lanë djalin me spektrin e autizmit në makinë dhe vdiq, arrestohet çifti shqiptar në Greqi (EMRI)

Lajme të ngjashme

 Patrullimi i përbashkët i policisë shqiptaro-italiane për Durrësin dhe Vlorën, Proda: Bashkëpunim i shkëlqyer për sigurinë e turistëve

 Patrullimi i përbashkët i policisë shqiptaro-italiane për Durrësin dhe Vlorën, Proda: Bashkëpunim i shkëlqyer për sigurinë e turistëve

by redaktor2
07/18/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, zhvilluan...

E rëndë në Sarandë, gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase amerikane

E rëndë në Sarandë, gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase amerikane

by redaktor2
07/17/2025
0

Një shtetase amerikane, me banim në Sarandë është gjetur pajetë paraditen e sotme në banesën e saj. 63 vjeçarja ëshrë...

Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë të një grupi të strukturuar

Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë të një grupi të strukturuar

by redaktor2
07/17/2025
0

Ata kishin krijuar një rrjet të dendur kriminal të dedikuar për prodhimin dhe trafikimin narkotikëve, si kokaina dhe marijuana, por puna e karabinierëve ka hedhur dritë mbi...

Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

by redaktor2
07/15/2025
0

Një makinë e dyshimtë e çoi policinë në zbulimin e dy kutive që përmbanin kokainë, një armë të vjedhur dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.