• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Presidenti Duka: Euro 2024 ishte turneu më i mirë i të gjitha kohërave!

07/16/2024
in Slider, Sport
Presidenti Duka: Euro 2024 ishte turneu më i mirë i të gjitha kohërave!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

EURO 2024 u mbyll me triumfin e Spanjës, duke ulur siparin e një turneu plot emocione e që rezervoi edhe surpriza për sa i përket rezultateve dhe merkatos.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Njëra prej surprizave sigurisht që ishte edhe Shqipëria e trajnerit të talentuar Sylvinho, i cili gjithashtu arriti të trembë Italinë e Spaletit në ndeshjen e parë, duke shënuar edhe golin rekord me Nedim Bajramin pas vetëm 23 sekondash lojë.

Shqipëria nuk u kualifikua në fazën e 1/16-ve, por doli nga EURO 2024 me kokën lart, pasi luftoi me gjithë zemër kundër Spanjës dhe që mori një pikë të çmuar kundër Kroacisë pas atij barazimi spektakolar 2-2.

Në kuadër të ndeshjeve të ardhshme të Ligës së Kombeve dhe kualifikueseve për Botërorin 2026, Presidenti i Federatës Shqiptare Armand Duka foli ekskluzivisht për kanalin turk “TRT” duke bërë gjithashtu edhe një rezume të Kampionatit Evropian dhe disa shifra interesante për të njohur nivelin futbollistik.

– Çfarë Europiani ishte ky sipas jush President?

– I mrekullueshëm, në të gjitha aspektet, organizative, sportive, për tifozët etj. Për mendimin tim ishte Kampionati Europian më i miri i realizuar ndonjëherë, më i mirë edhe se Botërori. Kaq shumë tifozë, ka qenë një spektakël.

– EURO 2024 ka lënë shenjë te disa kombëtare…

– Tashmë nuk ka më dallime të dukshme mes ekipeve kombëtare. Çdo tifoz kishte shpresën për të parë ekipin e tij të vazhdonte më tej dhe të fitonte trofeun. Tifozët të cilët sigurisht kanë lënë gjurmë gjatë këtij turneu ishin turqit dhe shqiptarët tanë për koreografitë e krijuara dhe mbështetjen e madhe.

– Montela bëri mirë, por Turqia u eliminua. Si e keni parë Turqinë dhe por edhe talentet e reja të këtij turneu si Arda Guler që luan për Real Madridin dhe Lamine Yamal të Barcelonës?

– Turqia ka bërë një Kampionat Europian shumë të bukur. Ka luajtur më mirë se Holanda, por pagoi mungesën e përvojës europiane. Keqardhje për autogolin ndaj Portugalisë. Tifozët mund të shpresojnë gjëra të mëdha për të ardhmen, si dhe për Arda Guler që është një talent i pastër dhe do të dëgjojmë të flitet shumë për të. Sa i përket Yamal, vlen i njëjti diskutim. Ndryshe nga Guler, ai arriti në finale, por për mua nuk ka dallim në karakteristika.

Talentet e reja  gjithmonë kanë bërë histori, shikoni Messin. Yamal pati fatin që shkoi deri në finale. Edhe ne kemi një fenomen që ka luajtur shumë mirë dhe do të dëgjojmë për të në të ardhmen e afërt, Kristjan Asllani.

Related

Tags: Aarmando DukaEuro 2024
Previous Post

Gjendet kokainë me vlerë rreth 200 milion dollarë në kontejnerin me banane në Ekuador, arrestohet pesë persona. Ja cili ishte destinacioni i drogës

Next Post

Nga Ramazan Rraja, tek Genti Nderjaku, GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për 5 të akuzuarit si pjesë e grupit të strukturuar kriminal

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.