• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Trafikonte emigrantë nga Lindja e Mesme drejt BE, GJKKO lë në burg shtetasin e huaj/ Detajet

07/16/2024
in Kronikë
Trafikonte emigrantë nga Lindja e Mesme drejt BE, GJKKO lë në burg shtetasin e huaj/ Detajet
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Emmanuel Delphin Assako Ella, i cili kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Ai është kapur në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte emigrantë në mënyrë të paligjshme, kundrejt përfitimit të shumave monetare. Në operacionin e SPAK të zhvilluar pak muaj më parë u arrestuan 26 persona, që dyshohet se ishin përfshirë në një skemë që trafikonin emigrantët nga Lindja e Mesme, drejt vendeve të BE-së, duke përdorur territorin shqiptar.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ai akuzohet nga SPAK për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Kërkuesi Emmanuel Delphin Assako Ella më datë 03.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Ndryshimin e masës sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, duke caktuar një masë sigurimi personal me karakter shtrëngues më të lehtë, atë për “Detyrim paraqitje”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 228, 229, 230, 232, 234, 407, 410, 412, 413, 415, 422, 424, 428 e vijues të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 419, datë 16.07.2024, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Emmanuel Delphin Assako Ella për zëvëndësimin e masës së sigurimit të regjistruar me nr.419, datë 03.07.2024, të masës së sigurimit “arrest në burg”, të caktuar me vendimin nr.37, datë 10.04.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me një masë sigurimi më të butë si të pabazuar në ligj dhe në prova.

2. Shqyrtimin në seancë gjyqësore të informacionit me shkrim, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me hetimet e kryera dhe nevojat e sigurimit për të arrestuarin në burg Emmanuel Delphin Assako Ella, dhe vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg” për të hetuarin Emmanuel Delphin Assako Ella, të caktuar me vendimin nr.37, datë 10.04.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

3. Shpërblimin e përkthyeses Rezarda Myderizi sipas rregullave financiare.

4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5(pesë) ditëve duke filluar nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Related

Tags: denonGJKKOshtetasin e huaj
Previous Post

Shkatërrohet organizata kriminale e gjobëvënieve në Greqi, shqiptarë mes të arrestuarve. Shpërthime, zjarre e rrahje…

Next Post

“SPAK në syrin e ciklonit të kastës së vjetër”, Basha: Pakti Rama-Berisha kundër interesave të shqiptarëve. Do bëjmë çdo gjë që të mos pengojnë të ardhmen e vendit

Lajme të ngjashme

Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromënin

Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromënin

by redaktor2
08/22/2025
0

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për të riun Xhesion Toromëni. Ai aakuzohet se ka...

Arrestimi i të shumëkërkuarit Ramadan Zoto në Korçë! Policia reagim zyrtar: Në pranga dhe miku që e strehonte, ja çfarë iu gjet

Arrestimi i të shumëkërkuarit Ramadan Zoto në Korçë! Policia reagim zyrtar: Në pranga dhe miku që e strehonte, ja çfarë iu gjet

by redaktor2
08/22/2025
0

Policia ka dhënë të tjera detaje në lidhje me arrestimin në Korçë të të shumëkërkuarit Ramadan Zoto, i cili në...

EMRAT/ Burri vrau gruan në mënyrë makabre në Volos, zbulohen fotot e çiftit shqiptar

EMRAT/ Burri vrau gruan në mënyrë makabre në Volos, zbulohen fotot e çiftit shqiptar

by redaktor2
08/22/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Volosin në Greqi, me protagonistë një çift shqiptarë, që kishin së bashku 4 fëmijë....

Shqipëria forcon mbrojtjen, prezanton makinat e reja ushtarake në arsenal

Shqipëria forcon mbrojtjen, prezanton makinat e reja ushtarake në arsenal

by redaktor2
08/21/2025
0

Kjo nismë thekson militarizimin në rritje të Ballkanit dhe forcimin e marrëdhënieve të mbrojtjes Itali-Shqipëri, duke shënuar një moment të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.