• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Prezantohet Plani i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, Manastirliu: Sistem i ri i karrierës, mbështetje për mësuesit që në vitet e para, dyfishohet pagesa për kualifikim

07/17/2024
in Slider, Sociale
Prezantohet Plani i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, Manastirliu: Sistem i ri i karrierës, mbështetje për mësuesit që në vitet e para, dyfishohet pagesa për kualifikim
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministria e Arsimit dhe Sportit prezantoi sot Planin e ri të Zhvillimit Profesional të Mësuesve dhe Sistemin e ri të Karrierës, në një konferencë kombëtare me mësues, drejtues të institucioneve arsimore dhe partnerë ndërkombëtarë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjatë fjalës së saj, Ministrja theksoi rëndësinë e mbështetjes së mësuesve si një prioritet absolut për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit (MAS), duke u përqendruar në tre çështje kryesore: Sistemi i ri i kualifikimit për mësuesit, rolet e reja të mësuesve në shkollë dhe rritjen e shpërblimeve për mësuesit.

“Ne besojmë se një sistem arsimor cilësor dhe gjithëpërfshirës duhet të fokusohet fort në investimin te mësuesit. Mbështetja jonë për mësuesit është një prioritet absolut jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në zhvillimin profesional dhe meritokracinë në sistemin arsimor,” tha Manastirliu.

Plani i ri i Zhvillimit Profesional dhe Karrierës së Mësuesve mbështetet në tri shtylla kryesore: Korniza e Karrierës, Zhvillimi i Vazhdueshëm Profesional dhe Kualifikimi i Mësuesve.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit tha se sistemi i ri i shkallëve të kualifikimit për mësuesit është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies.

“Sistemi i ri i shkallëve të kualifikimit të mësuesve do të jetë tashmë i orientuar tek mësuesit në vitet e para të karrierës. Mësuesit të cilët hyjnë në sistemin tonë arsimor do të mbështeten për të arritur gradën ‘Mësues i kualifikuar’ në 3 vitet e para të karrierës së tyre. Kemi ulur kohën për të përfituar këtë shkallë kualifikimi. Mundësojmë që për herë të parë, në 3 vitet e para të karrierës së mësuesve, përfitimi i kësaj grade të jetë me dy elemente: Me një test të informatizuar dhe gjithashtu me orë mësimore. E dyta është shkalla e kualifikimit për ‘Mësues specialist’, të cilat do të jenë në vitin e 8 të punës së mësuesit, ku do të kemi orën e hapur kurrikulare, pra orë mësimore për projekte që do të japin këtë kualifikim tek mësuesit. Në vitin e 15-të kemi kategorinë e ‘Mësuesit Mjeshtër’, ku do të vijojnë trajnimi dhe edukimi në vazhdim, orët e hapura kurrikulare dhe inovacionin për përfitimin e kësaj shkalle të kualifikimit. Kemi rritur dhe masën e shpërblimit për të tre këto kategori, duke filluar nga shkalla e kualifikimit që është ‘Mësuesi i kualifikuar’ dhe shkalla e dytë ‘Mësuesit specialist’ ku masa e shpërblimit dyfishohet, dhe për të vijuar te shkalla e tretë ‘Mësuesi Mjeshtër’ ku masa e shpërblimit rritet me 50%,” tha Manastirliu.

Prioriteti kryesor i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është mbështetja e mësuesve, në zhvillimin e tyre profesional dhe në krijimin e një sistemi meritokracie por edhe mbështetja financiare, ku që prej datës 1 korrik, për 30 mijë mësues paga është rritur mesatarisht 950 euro në muaj.
Ministrja Manastirliu vuri theksin edhe te rolet e reja të mësuesve në shkollë, ku për herë të parë shtohen dy role të reja: Mësuesi koordinator për vlerësimin e cilësisë dhe mësuesi koordinator për orientimin e karrierës, që do të jetë mentori i nxënësve për t’i orientuar ata në rrugën e mëtejshme të formimit arsimor.

“Këto role të reja janë të domosdoshme për të krijuar një sistem të vlerësimit dhe monitorimit të brendshëm, që mësuesi të punojë ngushtë me stafin drejtues të shkollës për të ndjekur ecurinë dhe zhvillimin e trajnimeve dhe rolin e mësuesit koordinator për orientimin e karrierës. Dhe nuk do të jenë pak, do të jenë mbi 800 mësues brenda sistemit që do të përzgjidhen për të kryer këto role sipas shkollave dhe grup shkollave, në varësi të grupit të nxënësve që do të orientojnë këto dy zhvillime të rëndësishme brenda shkollës dhe që i vlejnë në mënyrë direkte sistemit dhe në mënyrë direkte nxënësit, komunitetit dhe shoqërisë,” shpjegoi Ministrja Manastirliu.

Në përfundim, Ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e Planit të Ri të Zhvillimit Profesional dhe Karrierës së Mësuesve në përmirësimin e cilësisë së sistemit arsimor në Shqipëri duke filluar që nga viti i ri shkollor.
“Ky është një investim direkt për mësuesit dhe nxënësit tanë. Jam e bindur se ky plan do të ndikojë pozitivisht në arritjet tona kombëtare dhe ndërkombëtare,” përfundoi Manastirliu.

Related

Tags: ManasterliuPlani i Zhvillimit Profesional të Mësuesveprezantohet
Previous Post

Parandalohet ngjarja tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja tenton të hidhet në lumin Bunë me 4 fëmijë të mitur

Next Post

Princesha e Dubait kërkon divorcin me një postim në Instagram

Lajme të ngjashme

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

by redaktor2
07/17/2025
0

Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur procedurat në zbatim të marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore me shtetin italian, e...

Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e dorëheqjes! Akti para se të niste numërimi

Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e dorëheqjes! Akti para se të niste numërimi

by redaktor2
07/17/2025
0

Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon që KQZ-ja të...

Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë të një grupi të strukturuar

Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë të një grupi të strukturuar

by redaktor2
07/17/2025
0

Ata kishin krijuar një rrjet të dendur kriminal të dedikuar për prodhimin dhe trafikimin narkotikëve, si kokaina dhe marijuana, por puna e karabinierëve ka hedhur dritë mbi...

Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon! Minorenët me probleme me ligjin do të shkollohen

Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon! Minorenët me probleme me ligjin do të shkollohen

by redaktor2
07/17/2025
0

Në zonën e Mëzezit në Tiranë po ngrihet një institut i ri i specializuar për edukimin dhe rehabilitimin e të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, këngëtarja publikon foto me të birin e porsalindur dhe zb…
  • E rëndë në Sarandë, gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase ameri…
  • Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek n…
  • Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e…
  • Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë…
  • Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.