• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Nga prishja e pazareve të drogës, deri tek atentatet mafioze/ Si nisi hasmëria mes Kalemajve dhe Papajve, plumbat nuk po kursejnë as jetët e të pafajshmëve

07/21/2024
in Kronikë
Nga prishja e pazareve të drogës, deri tek atentatet mafioze/ Si nisi hasmëria mes Kalemajve dhe Papajve, plumbat nuk po kursejnë as jetët e të pafajshmëve
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Mbrëmjen e 20 korrikut qyteti i Memaliajt u trondit nga një atentat i trefishtë i cili nuk kurseu as mbi njerzit e pafajshëm.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Një atentat i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, në qytetin e Memaliajt ku viktima mbetën Shyqo Kalemi, babai 74 vjeçar i Andrea Kalemit.

Teksa fatkeqësisht plumbat i morën jetën kamarierit dhe klientit të lokalit.

Ndërkohë që një shtetas tjetër ka mbetur i plagosur dhe raportohet se është në gjendje kritike për jetën.

Një grup hetimor i posaçëm është ngritur për zbardhjen e ngjarjes dhe sipas burimeve për Balkan Ëeb një nga pistat e hetimit është saga e vrasjeve të nisura në 2022, me ekzekutimin me bombë të Aleksandër Sadikajt dhe pas 6 muajve vrasjen e Edmond Papës në Selitë, përballë banesës së vëllait.

Krimet duket se janë ulur këmbëkryq në familjen Kalemi dhe Sadikaj, hakmarrja e tyre nuk po gjen paqe edhe pse janë marrë shumë jetë, pa u kursyer edhe të pafajshmit.

Prishja e pazareve të drogës mes Alesandër Sadikajt dhe Emond Papës, për një ngarkesë droge e cila humbi dhe shuma e madhe e parave që munguan nisën sagën e vrasjeve fillimisht të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, një ngjarje e cila tronditi vendit për shkak edhe të dinamikës dhe mënyrës se si u ekzekutua i riu.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 11 qershor të vitit 2022 pranë zonës së TEG-ut.

I riu sapo kishte lënë në banesë partneren e tij dhe ishte i vetëm në momentin që makina e tij shpërtheu dhe fillimisht iu dëmtuan të dyja këmbët, më tej ai u transportua në spital por nuk mundi tu bënte ball plagëve të shumta që mori nga shpërthimi me tritol i cili asokohe u raportua se kishte qenë më shumë se 150 gram, çka do të thotë se atentatorët donin me sesbën eliminimin e tij.

Ekzaktësisht 6 muaj e 5 ditë nga ekzekutimi barbar i Aleksandër Sadikajt, të shtëna me armë u dëgjua mbrëmjen e 16 dhjetorit në zonën e Selitës.

Biznesmeni sarandiot sapo ishte ulur pranë një lokali përball banesës së vëllait të tij, pasi kishte udhëtuar nga Saranda drejt kryeqytetit për nje vizitë shëndetësore që do i kryente babait të tij.

Mbi 7 plumba u derdhën drejt trupit të Edmond Papës, 6 prej të cilëve i përshkuan trupin dhe i morën jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, pa pasur asnjë shpresë që të nisej drejt spitalit.

Momentet e fundit, Papa i kaloi në tentativë dhe përpjekje për të frenuar ekzekutorin ndaj të cilit tentoi të hidhte tavull, por karikatori i mbushur me fishekë u zbraz mbi të duke e lënë të vdekur në vend.

Pas disa kohësh hetime, komisariati numër 6 në kryeqytet i cili kishte ngritur një grup hetimor vuri në pranga Albano Velon teksa në kërkim u shpall Andreë Bode, të njohur si miq të Andrea Kalemit.

Por saga e vrasjeve duket se sdo të mbyllej me 2 vraset e para mes 2 fiseve, më 12 janar të këtij viti vëllai i Andrea Kalemit i shpëtoi një atentati teksa po udhëtonte me makinën tip Smart në zonën e nënkalimit në Selitë.

Teksa i fundit deri më tani është atentati i trefishtë i regjistruar në Memaliaj, i cili ende nuk ka autor dhe persona përgjegjës në pranga, por pista kryesore është ajo e hakmarrjes e cila nuk po kursen as mbi ata që sjanë të përfshirë.

Related

Tags: Adriatik KalemiEdmond PapaHasmeria
Previous Post

Janë ndarë? Sejran dhe Ferit nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale

Next Post

Ylber Ramadani i mrekulluar nga tifozët e Leçes: Ja çfarë më shkruanin kur isha në Europian

Lajme të ngjashme

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

by redaktor2
08/05/2025
0

Gjykata e Apelit për Juridiksionin e Përgjithshëm ka vendosur të shtyjë për ditën e nesërme shpalljen e vendimit mbi masat...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshje e re dhe pikë kontakti për të goditur krimin ndërkombëtar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshje e re dhe pikë kontakti për të goditur krimin ndërkombëtar

by redaktor2
08/05/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim zyrtar, Ministër-Këshilltar i Ambasadës Kineze...

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

by redaktor2
08/05/2025
0

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të pushimit të shoferit Disa mjete...

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

by redaktor2
08/05/2025
0

Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.