• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Siguria detare/ Nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare bllokon 40 mjete lundruese

07/21/2024
in Kronikë, Slider
Siguria detare/ Nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare bllokon 40 mjete lundruese
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Policia Kufitare në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, kanë intensifikuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore, dhe atyre lumore.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjatë kësaj jave nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 40 mjete lundruese. Konkretisht 30 jet ski, 5 skafë dhe 5 gomone.

26 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë. 10 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 4 në Velipojë.

“13 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100 000 lekë.

Drejtuesit e 27 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10 000 lekë për mungesë dokumentacioni”, thotë policia.

Ndërkohë, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare përgjatë kësaj jave, iu kanë ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve, në 12 raste që kanë kërkuar ndihmë në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë.P

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, të zbatojnë me rigorozitet rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë.

Njëkohësisht Policia Kufitare fton pushuesit të denoncojnë çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë detare, apo të masave të sigurisë gjatë udhëtimeve turistike në zonat bregdetare liqenore dhe lumore, duke ju garantuar reagim të menjëhershëm.

Related

Tags: operacioniPolicia KufitareSiguria Detare
Previous Post

Vrasja e 3-fishtë në Memaliaj, Shehu: Zanafilla është te kanabizimi

Next Post

4 shtetas të rinj betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: “Bashkohemi në një skuadër, me misionin për të çuar Tiranën përpara”

Lajme të ngjashme

Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e banorëve që u shpërngulën mizorisht, janë ende gjallë sot

Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e banorëve që u shpërngulën mizorisht, janë ende gjallë sot

by redaktor2
06/28/2025
0

NGA ENVER KUSHI Reportazhin ”Guri dhe dega e ullirit” (Mbresa nga Çamëria), e kam shkruar disa javë pasi u ktheva...

Begaj me arbëreshët në Kalabri: Këtu gjithçka flet për një lidhje të përjetshme, që bashkon në mënyrë të pandashme Shqipërinë dhe Italinë

Begaj me arbëreshët në Kalabri: Këtu gjithçka flet për një lidhje të përjetshme, që bashkon në mënyrë të pandashme Shqipërinë dhe Italinë

by redaktor2
06/28/2025
0

Presidenti Begaj e konsideroi komunitetin arbëresh në Itali si urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Italisë, midis të kaluarës dhe të...

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Genci Mane

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Genci Mane

by redaktor2
06/28/2025
0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 24 qershor me parashtrimet në çështjen e vetingut të...

Emra dhe foto / Biznesmenët shqiptarë që mbushin Evropën me kokainë nga Ekuadori në Brazil. Nga Erion Peti, Bledar Habili, Kamberaj dhe Murataj. Kush ia ka lidhur duart SPAK-ut?

Emra dhe foto / Biznesmenët shqiptarë që mbushin Evropën me kokainë nga Ekuadori në Brazil. Nga Erion Peti, Bledar Habili, Kamberaj dhe Murataj. Kush ia ka lidhur duart SPAK-ut?

by redaktor2
06/28/2025
0

Një investigim i publikuar nga media ekuadoriane Infobae.com, në bashkëpunim me organizatën amerikane të studimeve të mbrojtjes C4ADS (Center for Advanced...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e …
  • Begaj me arbëreshët në Kalabri: Këtu gjithçka flet për një lidhje të përjetshme, që bashkon në mënyr…
  • KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Genci Mane
  • Emra dhe foto / Biznesmenët shqiptarë që mbushin Evropën me kokainë nga Ekuadori në Brazil. Nga Erio…
  • Leao i shkruajti modeles shqiptare, ajo zbulon bisedën me sulmuesin e Milanit: Nuk mendoj se…
  • Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.