Pas tensioneve të sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë, ka reaguar Ilir Meta.
Edhe pse iniciues i asaj që ndodhi ka qenë Tedi Blushi, i cili qëlloi me letra kryebashkiakun Erion Veliaj, Meta ka marrë në mbrojtje Sekretarin e Përgjithshëm të partisë së tij, duke i shpallur luftë Veliajt.
Ai paralajmëron se nga sot Partia që ai drejton është në gjendje lufte. Në asnjë vend demokrat një forcë politike nuk bën thirrje për luftë, pasi një gjë e tillë në çdo shtet do të përbënte vepër penale.
Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...