• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Opozita kërkoi raportimin e kreut të KLSH në Kuvend, Tabaku: Planet e qeverisë janë ta mbyllin! Duan ta kthejnë në një gjykatë…

07/25/2024
in Politikë, Slider
Opozita kërkoi raportimin e kreut të KLSH në Kuvend, Tabaku: Planet e qeverisë janë ta mbyllin! Duan ta kthejnë në një gjykatë…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Kuvend, ka theksuar dhe njëherë rëndësinë raportimin nga Kontrollit i Lartë të Shtetit në Parlament, duke u shprehur se raportet e tyre japin një situatë që korrupsioni është kthyer në një kulturë pune në administratë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Raportet e KLSH japin një situatë që korrupsioni është kthyer në një kulturë pune në administratë, përpiqen që të sulmojnë institucionin e të mos merren me punën e tyre”, tha deputetja.

Ajo u shpreh se planet e qeverisë sipas saj, janë për ta mbyllur KLSH-në, të ndryshojnë ligjin dhe për ta kthyer atë në një gjykatë auditi.

Ndër të tjera, deputetja e PD tha se ka qenë fatkeqësi që raportimi është kthyer në këtë nivel, sulmi është kthyer në këtë nivel, dhe sot Parlamenti ka reduktuar fuqinë e tij dhe është sot një mashë e maxhorancës.

Tabaku u ndal dhe te Raporti i Komisionit të Prokurimit Publik, për të cilin tha se sot kemi një ekonomi të komanduar e një grusht kompanish që marrin tendera.

“Çfarë bënë institucioni i Prokurimit publik, çfarë masash ka marrë? E dëgjova drejtuesin e institucionit dhe ai ishte komplet një realitet tjetër paralel. Sot korrupsioni është kthyer në një kulturë pune, sot ndryshohen dhe përcaktohen kriteret e tenderave nga administrata, sot përcaktohet kontrata koncesionare nga ata që përfitojnë tendera. Ku është roli i Prokurimit publik këtu?”, u shpreh Tabaku.

Tabaku: Është fatkeqësi që për herë të parë raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk diskutohet në Parlament para mbylljes së këtij sesioni. Është fatkeqësi që qeveria që ndodhet në një pozitë ku raportet e KLSH japin një situatë që korrupsioni është kthyer në një kulturë pune në administratë, përpiqen që të sulmojnë institucionin e të mos merren me punën e tyre.

Planet e qeverisë janë për ta mbyllur KLSH-në, të ndryshojnë ligjin dhe për ta kthyer atë në një gjykatë auditi. Çfarë duhet më që qeveria të vazhdojë dhe të sulmoje çdo institucion të pavarur vetëm se nuk i përgjigjet këtyre. Ka qenë fatkeqësi që raportimi është kthyer në këtë nivel, sulmi është kthyer në këtë nivel dhe sot Parlamenti ka reduktuar fuqinë  tij dhe është sot një mashë e maxhorancës, dhe reflektohet në çdo nivel dhe në atë që në po diskutojmë sot, që është korrupsioni.  

Raporti i Komisionit të Prokurimit Publik, duket të kishte qenë një raport që nuk duhet të ishte lexuar ndryshe nga të gjitha anët. Tre janë shifra që duhet të përmend, 1.1 miliard euro prokurime publike, që janë më të larta në Ballkanin Perëndimor. I dyti, 85% e prokurimeve janë me fondin limit, i treti 90% e prokurimeve janë me një ofertues, atëherë çfarë gare ka këtu? Sot kemi një ekonomi të komanduar, një grusht kompanish që marrin tendera.

Çfarë bënë institucioni i Prokurimit publik, çfarë masash ka marrë? E dëgjova drejtuesin e institucionit dhe ai ishte komplet një realitet tjetër paralel. Sot korrupsioni është kthyer në një kulturë pune, sot ndryshohen dhe përcaktohen kriteret e tenderave nga administrata, sot përcaktohet kontrata koncesionare nga ata që përfitojnë tendera. Ku është roli i Prokurimit publik këtu? Në cilën situatë ndodhet situata e prokurimeve publike sot ku Prokurimet Publike nuk referojnë për rastet e korrupsionit, janë hapësira për pastrimin e parave, janë sektori më i korruptuar, për çfarë na duhen institucionet e pavarura kur nuk bëjnë punën e tyre? Kur janë në një linjë me qeverinë bëjnë, kur janë në linjë të kundër duhet të sulmojmë dhe punën e tij ta prishim.

Related

Tags: KLSHkuvendTabaku
Previous Post

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OSBE

Next Post

Presidenti Bajram Begaj liron nga detyra si Ambasador në Brazil Rezar Bregun, emërohet Genti Bendo

Lajme të ngjashme

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

by redaktor2
07/18/2025
0

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.  Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë...

PL reagon për aksionin kundër ndërtimeve pa leje, Blushi: I vetmi zaptues pas zgjedhjeve të 11 majit është Rama

PL reagon për aksionin kundër ndërtimeve pa leje, Blushi: I vetmi zaptues pas zgjedhjeve të 11 majit është Rama

by redaktor2
07/18/2025
0

Partia e Lirisë ka reaguar mbi aksionin e ndërmarrë ditët e fundit nga kryeministri Rama për lirimin e hapësirave publike....

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
  • PL reagon për aksionin kundër ndërtimeve pa leje, Blushi: I vetmi zaptues pas zgjedhjeve të 11 majit…
  •  Patrullimi i përbashkët i policisë shqiptaro-italiane për Durrësin dhe Vlorën, Proda: Bashkëpunim i…
  • Ministri Petrit Malaj apel tregtarëve të pakicës: Siguroni fatura tatimore për çdo produkt që tregto…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.