• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

SHBA-ja arreston dy udhëheqës të lartë të kartelit Sinaloa

07/26/2024
in Rajoni & Bota
SHBA-ja arreston dy udhëheqës të lartë të kartelit Sinaloa
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Agjentët amerikanë kanë arrestuar dy udhëheqës të lartë të kartelit meksikan të drogës, Sinaloa. Arrestimet u kryen të enjten, më 25 korrik në Teksas, bëri të ditur Departamenti amerikan i Drejtësisë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ismael Zambada Garcia, i njohur edhe si “El Mayo”, bashkëthemelues i kartelit dhe Joaquin Guzman Lopez, djali i një tjetër bashkëthemeluesi, u arrestuan në El Paso , tha prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, përmes një deklarate.

Prokurori Garland e përshkroi kartelin e Sinaloas si “një prej organizatave më të dhunshme dhe më të fuqishme në botë për trafikimin e drogës”.

Dyshja e arrestuar përballen “me disa akuza në SHBA për udhëheqjen e operacioneve kriminale të kartelit, përfshirë edhe rrjetet e tij për prodhimin dhe trafikimin e fentanilit vdekjeprurës”.

Arrestimet konsiderohen një tjetër goditje e madhe ndaj kartelit Sinaloa, bashkëthemeluesi i të cilit, “El Chapo” Guzman po shërben dënimin me burgim të përjetshëm një burg të sigurisë së lartë në SHBA.

“El Chapo” u dënua më 2019 për udhëheqjen, e asaj që besohet se është kartelit më të madh në botë e narkotikëve.

Karteli, që është themeluar në shtetin veriperëndimor të Sinaloas, është një prej grupeve më të fuqishme dhe më të dhunshme kriminale të Meksikës.

Pas kapjes së “El Chapos”, disa nga djemtë e tij, të njohur kolektivisht si “Chapitos” trashëguan kontrollin e organizatës, sipas autoriteteve amerikane.

Një nga djemtë e tij, Ovidio Guzman Lopez, vitin e kaluar u ekstradua në SHBA dhe përballet me akuza për trafikim droge.

Drejtoresha e Administratës amerikane kundër Drogës, Anna Milgram, tha përmes një deklarate se arrestimi i Zambadas “është një goditje në zemër të kartelit që është përgjegjës për shumicën e drogës, përfshirë fetanilin dhe metamfetaminën, drogë që po vret amerikanët”.

Ndërkaq, kapja edhe një prej djemve të “El Chapos”, “paraqet një goditje tjetër të madhe për kartelin e Sinaloas”, shtoi Milgram.

Avioni që besohet se transportoi udhëheqësit e kartelit Sinaloa, të arrestuar në El Paso, shohet në Santa Teresa, Nju Meksiko. 25 korrik 2024.

Avioni që besohet se transportoi udhëheqësit e kartelit Sinaloa, të arrestuar në El Paso, shohet në Santa Teresa, Nju Meksiko. 25 korrik 2024.

Detajet e arrestimeve zyrtarisht nuk janë bërë publike, por mediat amerikane, duke u thirrur në burime të sigurisë, thanë se është zhvilluar një operacion dramatik dhe autoritetet kanë arritur që ta joshin “El Mayon” të kalojë padashur kufirin e Meksikës dhe të hyjë në tokën amerikane.

Fox News raportoi se Guzman Lopez e bindi Zambadan të udhëtonte me një avion privat për në jug të Meksikës, por avioni fluturoi drejt veriut dhe ateroi në El Paso të Teksasit.

Kur avioni aterroi, Guzman u dorëzua dhe “El Mayo” u kap, sipas Fox News.

Ndërkaq, The New York Times citoi zyrtarë amerikanë të kenë thënë se djali i Guzmanit e bindi Zambadan të hipte në avionin privat, që fluturoi drejt El Pasos, “nën pretendime të rreme”.

Zambada, 76 vjeç është bashkëthemelues i kartelit dhe është përshkruar nga InSight Crime si “një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në historinë amerikane”.

Ky institut ka thënë se Zambada “ka krijuar lidhje me nivelet më të larta të policisë federale dhe ushtrisë në Meksikë dhe ka korruptuar pjesëtarët e këtyre dy institucioneve në mënyrë që të ketë avantazh ndaj organizatave rivale”.

Zambada besohet se asnjëherë nuk ka vuajtur dënim në ndonjë burg dhe autoritetet amerikane po e ndiqnin atë për dekada të tëra.

Për informacione që do të çonin deri në arrestimin e tij, SHBA-ja kishte ofruar 15 milionë dollarë shpërblim.

Viktimat e luftërave mes karteleve të drogës përfshijnë pjesëtarë të bandave, personel të sigurisë dhe gazetarë, të cilët janë në mesin e më shumë se 450.000 persona të vrarë që kur Qeveria meksikane nisi një ofensivë ushtarake kundër karteleve të drogës më 2006.

SHBA-ja ka regjistruar më shumë se 107.000 vdekje nga mbidoza me droga dhe fentanili ishte përgjegjës për rreth 70 për qind të vdekjeve.

SHBA-ja ka thënë se fentanili shpesh prodhohet nga produktet që merren në Kinë dhe më pas kjo drogë kontrabandohet nga Meksika, kryesisht nga karteli Sinaloa.

Related

Tags: #shba
Previous Post

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Next Post

Lojërat Olimpike në Paris nisin sot, sulmohen linjat e trenave të shpejtësisë së lartë! U ndezën zjarre në shina në 3 vende

Lajme të ngjashme

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

by redaktor2
06/04/2025
0

Ekspertët mendojnë se Meta dhe kompania e motorëve të kërkimit Yandex kanë qenë duke gjurmuar fshehurazi përdoruesit e Android në...

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

by redaktor2
05/08/2025
0

Pas vetëm dy ditësh votimesh në konklavën e mbledhur në Kapelën Sistine, Kisha Katolike ka zyrtarisht Papën e ri. Tymi...

Katy Perry “rrëmben” Met Gala-n… pa qenë fare aty!

Katy Perry “rrëmben” Met Gala-n… pa qenë fare aty!

by redaktor2
05/07/2025
0

E pabesueshme por e vërtetë (ose më saktë… jo aq e vërtetë)! Katy Perry arriti të bëhej ylli më i...

I kërkuar për vjedhje, kapet shqiptari në Gjermani, i gjendet edhe drogë

I kërkuar për vjedhje, kapet shqiptari në Gjermani, i gjendet edhe drogë

by redaktor2
05/06/2025
0

Të shtunën në mëngjes, Policia Federale Gjermane kreu kontrolle kufitare në Intercity Express 225 pas hyrjes nga Holanda. Oficerët kontrolluan...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.