• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Rama vlerëson Ballën dhe Peleshin, socialistët mbledhin firmat për Spiropalin kryetare të Kuvendit/ Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS me dyer të mbyllura

07/29/2024
in Politikë, Slider
Rama vlerëson Ballën dhe Peleshin, socialistët mbledhin firmat për Spiropalin kryetare të Kuvendit/ Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS me dyer të mbyllura
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama mblodhi paraditen e kësaj të hëne grupin parlamentar socialist, një ditë pas ndryshimeve në qeveri. Gjatë punimeve të Kongresit zgjedhor socialist, Rama njoftoi tre lëvizje në kabinetin qeveritar. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla largohet nga kjo detyrë dhe emërohet ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Balla i la vendin kreut të IKMT, Ervin Hoxha. Niko Peleshi është një tjetër ministër që largohet nga qeveria për një tjetër detyrë, atë të kryetarit të grupit parlamentar socialist. Ndërsa jo pak surprizues ishte shkarkimi i ministrit të Financave, Ervin Mete dhe emërimi në vend të tij i drejtorit të AKBN, Petrit Malaj.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar, mësohet nga burime se kryeministri Rama e ka vënë theksin pikërisht te punimet e djeshme të Kongresit dhe vendimet e marra aty. Rama ka prezantuar tre ministrat e rinj Pirro Vengu, Petrit Malaj dhe Ervin Hoxha. Gjithashtu, mësohet se kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij para deputetëve ka shprehur vlerësime për punën e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe atij të Mbrojtjes, Niko Peleshi. Balla u largua nga Ministria e Brendshme 1 vit pas emërimit në këtë detyrë. Në analizën vjetore të dikasterit që ai drejton, Balla u shpreh se viti 2024 është vit historik sa i takon rendit dhe sigurisë, pasi numri i vrasjeve në vend është tre herë më pak se vitet e kaluara.

Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist nuk ka qenë i pranishëm Ervin Mete, ministri i Financave në largim.

Ndërkohë, socialistët kanë nisur mbledhjen e firmave për propozimin e Elisa Spiropalit për kryetare të Kuvendit. Mësohet se 30 deputetë kanë dhënë firmat për Spiropalin. Elisa Spiropali ka pasur një karrierë politike në ngritje në këto 12 vitet e fundit që kur nisi angazhimin e saj me organizatën “Mjaft”, më pas Drejtore Doganash në qeverinë “Rama 1” , drejtuese e qarkut të Shkodrës dhe ministre e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për votimin e ministrave të rinj dhe zgjedhjen e drejtueses së re të Parlamentit, do të zhvillohet ditën e martë.

Ndryshimet në qeveri
Taulant Balla i lë vendin Ervin Hoxhës, drejtor i IKMT, te Ministria e Brendshme dhe shkon te Ministria e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin. Vetëm disa çaste më parë, kreu i qeverisë kishte njoftuar se Elisa Spiropali do të propozohej për kryetare të Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës. Ndryshimet prekin edhe strukturën e grupit parlamentar socialist, pasi Bledi Çuçi do të votohet për nënkryetar të Kuvendit, duke pasuar në këtë detyrë Ermonela Felajn. Niko Peleshi u largua nga ministër i Mbrojtjes për të zëvendësuar Bledi Çuçin në krye të grupit parlamentar të PS.

Kryetare e Kuvendi- Elisa Spiropali, Zëvendëson Lindita Nikollën
Nënkryetar i parlamentit- Bledi Çuçi, Zëvendëson Ermonela Felaj
Kryetar i grupit të PS- Niko Peleshi,  Zëvendëson Bledi Çuçin
Ministër Shteti për Parlamentin- Taulant Balla, Zëvendëson Elisa Spiropalin
Ministër i Brendshëm- Ervin Hoxha, Zëvendëson Taulant Ballën
Ministër i Financave, Petrit Malaj, Zëvendëson Ervin Meten
Ministër i Mbrojtjes- Pirro Vengu, Zëvendëson Niko Peleshin

Related

Tags: BallenPeleshinRamavlereson
Previous Post

Lulzim Basha bëri rekurs vendimin e Apelit që i dha vulën e PD-së Sali Berishës, dosja dërgohet për shqyrtim në Gjykatën e Lartë

Next Post

Balluku në Porto Palermo me Olen Çezarin: I rëndësishëm ndërgjegjësimi i qytetarëve për një mjedis sa më të pastër

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.