Jeni specialistë të prodhimeve kinematografike? Atëherë mundësia juaj erdhi. Qendra Kombëtare e Kinematografisë me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Invacionit njofton hapjen e thirrjes për mbështetjen financiare të projekteve për filma artistikë me metrazh të gjatë dhe për projekte për filma artistikë me metrazh të gjatë për koproduksion në pakicë. Por për tu bërë përfitues të granteve, të gjithë producentët, që do të paraqesin projekte në konkurim, duhet të jenë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Kinomatografisë për vitin kalendarik 2024. Aplikimi do të bëhet në adresën e-mail info@qkk.gov.al dhe afati i fundit për depozitimin e projekteve do të jetë data 6 shtator 2024, ora 14.00.
Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....