• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit mes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe United Nations Association Albania

08/01/2024
in Politikë, Slider
Firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit mes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe United Nations Association Albania
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Studimi, përmirësimi dhe hartimi i politikave dhe mekanizmave mbështetës financues në fushën e artit dhe kulturës, janë fokusi i Memorandumit të Bashkëpunimit të firmosur sot mes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) dhe United Nations Association Albania (UNAA).

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ky bashkëpunim nisi menjëherë pas prezantimit të rezultateve të studimit të realizuar nga UNAA dhe mbështetur nga ArtNexus “Mbi Mekanizmat e Mbështetjes dhe Burimet Financiare për Artet Pamore në Shqipëri” ku u trajtuan problematikat dhe sfidat me të cilat ndeshen artistët pamor në vendin tonë dhe ku u ngrit nevoja e një dialogu të vazhdueshëm mes institucioneve publike dhe komunitetit artistik në Shqipëri.

Përmes kësaj marrëveshje synohet të përmirësohen skemat e shpërndarjes së mbështetjes financiare jo vetëm në fushën e arteve pamore, por edhe më gjerë si: artet skenike, festivalet, artizanati, trashëgimia kulturore, etj.

Me anë të kësaj nisme, fokus të veçantë do të ketë mbështetja e artistëve të rinj shqiptarë, pasurimi i kalendarit kulturor në të gjithë vendin, mbështetja e krijimtarisë, zhvillimi i rezidencave artistike, përfaqësimi kombëtar dhe diplomacia kulturore, mobiliteti artistik, mbështetja e organizatave kulturore e shumë programe të reja për të nxitur e mbështetur skenën e pavarur.

Pjesë e punës janë edhe takimet dhe konsultimet publike me grupet e interesit nga fusha e artit dhe kulturës shqiptare dhe institucionet e tjera. Ndaj në vjeshtën e këtij viti, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit do të organizojë një sërë takimesh dhe konsultash të titulluara “Zërat e Kulturës: Artistët flasin, institucionet dëgjojnë”, detajet e të cilave do të njoftohen në vijim në faqet zyrtare të MEKI-t.

Related

Tags: mareveshje bashkepunimiMEKIUNAA
Previous Post

Adriana Kalaja e pranon: Dënimi i Sali Berishës nuk është shkelje ligji

Next Post

Malaj: Përgjegjësi e lartë në përmbushjen e objektivave të Ministrisë së Financave

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.