• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Satira e Gjekmarkajt: Nga tanët, Albana shyqyr që nuk ma futi një shpullë. Shalsi po mban me gajret Gjylametin

08/06/2024
in Opinion
Satira e Gjekmarkajt: Nga tanët, Albana shyqyr që nuk ma futi një shpullë. Shalsi po mban me gajret Gjylametin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj, përmes një ironie ka bërë një përshkrim të asaj që ndodh në këto ditë në parlament.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjekmarkaj e ka titulluar shkrimin e tij ironik “Kronikë zhgënjimesh e xhelozish pas zgjedhjes së Mamices në krye të Tabir Sarajit!”, duke nënkuptuar zgjedhjen e Elisa Spiropalit si kryetare e parlamentit.

Në këtë satirë, Gjekmarkaj tregon edhe sesi Albana Vokshi gati sa nuk i ra në shpullë dhe sesi Shalsi po mbante me gajret Gjylametin. Në shkrim përmendet edhe një sërë deputetësh të parlamentit të Shqipërisë.

Shkrimi i plotë i deputetit të PD-së Agron Gjekmarkaj:

Kronikë zhgënjimesh e xhelozish pas zgjedhjes së Mamices në krye të Tabir Sarajit!

Ardhja  e Mamices në krye të Kuvendit shkaktoi potere e xhelozi të madhe brenda grupit të deputetëve socialist.

Nga tanët nuk kuptohet në Nallbati është më i gëzuar apo më i trishtuar?! Hermetik është bërë i paudhi. Të gjithë presin që ai të lëshojë një psheretimë zhgënjimi apo gëzimi për të thënë më pas ashtu e kështu! Thjesht rri i ngurosur, i vuvosur, meit! Vetëm Saimir Koreshi këndonte hitin e njohur “ tuj tuj tuj pulat e gjata”! Jorushi i Tabakëve si një murgeshë e virtytit lutej për paqen e përgjithshme.

Albana shyqyr që nuk më futi një shpullë se po dilja si me bezdi në mejdan po vetë ama e ndezi makinën grirëse të mishit. Ndërhyrja e Salianjit më shpëtoi! Ai i tha mos e nga të uruarin edhe pse mendjelehtë, mezi e kemi çoku na kujton se duhet të qeshim ndonjëherë se gjind jemi helbete! Harami  u shfaq si Shën Gjergji.

Gjithë aq hukamave të Dash Sules dhe hipjet e tij mbi karrige që zëri ti shkonte në veshët e duhur nuk qënkesh e lehtë që emër t’u vësh! Por gjylja e madhe plasi ndër socialistët që u plakën në atë parti dhe të tjerë që mund të shkojnë të rinj drejt harresës pa e shënuar emrin asgjëkundi.

Pandi Majkua ish xhanan Kryeministër e ka pritur këtë ditë, të dalë vetë atje sipër, për festa kombëtare të vërë mbi ato thinja të lashta plisin e Kosovës dhe tirqit e Rugovës të veshë! Por jo, ju desh vetëm të nxehë pëllëmbët nga duartrokitja kur Babua lëshoi emrin e Mamices në atë bina. Qeshi por besimi ju lëkund ! Tavën e Babos po i duhet vetëm ta fshije nga jashtë, kur ajo piqet, t’i marrë erë e të gëlltitet në boshllëk.

Fatmir Xhafës që i di mirë punët e Dovletit se e ka filluar hetues, pasi dreqosi një reformë në drejtësi e po gatit një tjetër, edhe ai i zbardhur nëpër poste e bir besnik i Partisë i këndej ajo karrige por s’e dha veten, shtrëngoi dhëmbët, një e theu, me bindjen që hakmarrja është gjellë që hahet e ftohtë.

Klosi i cili merr çi japin e nuk e bën veten kur mbetet pa gjë nuk e shihte me sy të keq atë vend bosh pas ikjes së Linditës!!

Çuçi i mësuar me transferime nuk do kishte thënë jo ! Një si mullâ ju krijua aty për aty sapo ndjeu që do bëhej zëvendës i Ermos! Njëherë ka zëvendësuar Nikoqirin, pastaj Taon, tani Ermon! Të ngjitej nga atje ku zbriti Nikolla goxha qejfi do i bëhej, po nuk qe e thënë! Beraqavers mendoi edhe kaq më mirë se asgjë.

Ermua vetë që aq beteja ka bërë duke hedhur benzinë, zift e zjarr mbi Opozitën për një çast tek ish Kryetarja lexonte ikjen pa kthim besoi se po i feks ora e mirë, por medet paskesh qenë katilferman, zeherhaberr!

Toni mbyllte sytë dhe ëndërronte veten atje sipër duke na lexuar pjesë nga Talmudi, Bibla e Kurani si i zgjedhur nga Perendia e biri i saj në Tokë!

Po kur i hapi qerratai ç’të shihte fytyrën e Mamicushës që bëhej Kryetarushe. Ju tha pak gjuha dhe mendoi duhet luftuar që të mbetem se të merr e keqja përpara e kushedi ku përfundon me sy mbyllur.

Mimi di Puccini gjithmonë ka besuar se nëse nr 1,  i shtetit nuk u jepet kurrë katolikeve për habi, së paku nr 2 duhej t’u mbetej atyre. Ajo e kishte një identikit të qartë, duhej katolike , nga veriu, një e gjatë, bjonde me sy të kaltër, që ka parë botë me sy dhe jo një flokëpërdredhur, ezmere, nga bregu, e hajthme, nga ata që thanë më mirë çallmën e Sulltanit se kësulen e Papës në 1453 dhe Zoti jua bëri qejfin. Por e mbajti veten për t’ja lënë kohës gjykimin e mbramë.

Nikoqiri i cili nuk e ka shqetësim se çfarë të tjerët vendosin për të besonte se mund të merrej vendimi që si skuth që është ti jep atij ajo kemborë por mori të Çuçit! Nuk  e di çe pret se ky gojëprishuri Gaz Bardhi seç i kishte gjetur ca defterë e po pret shtatorin. I thashë e ke homolog, Nikoqiri kendon, i bie kitarres perkthen, ka shpirt lozonjar poeti mos ju hakerre…ja tregoj unë atij poezitë e gjepurat uleriti i ligu.

Termeja kishte parë një shpatull dashi dhe aty i dilte që Tezja do mbetej në Qeveri por edhe një shteg i diltë i hapur po nuk lexohej mirë për të ikur siper apo më vonë poshtë!

Zemra e Tezes e cila rreh per kauzat e medha dhe metaliket fergellonjes u perposh nga një llaftar i ëmbel se mos ajo vetë do bëhej Kryetare anipse aty nuk ka firma!

Por sa emri i Mamicushes doli ajo e di që duhet të shfaqë gezim dhe e bëri!

Tao, kur Lindita na surprizoi aty per aty pat ndjesinë e indiferences po kur Babo e zevendesoi papritmas me Ibrahim Hoxhen mendoi qe puna qenka mire dhe ai u dashkesh per lart! Eh kush e priti që ai do bëhej Mamicush!!!

Gonxhe ishte në ankth të madh derisa ajo mesele u mbyll!! Ai nuk di të flasë vetem të luajë doren të firmosë dhe kryetarlleku do fjalë jo dorë! Aty do i dilnin djerset e kiametit.

Shpetoi i uruari!!

Bela shikonte me inat Opoziten qe bëri gurgulera jo thjesht se lagen Babon me ujë të bekuar dhe e gjuajten me rregullore të skaduar por mbi të gjitha per faktin se ajo ( opozita) nuk u tregua e ndjeshme per modelin e ri të flokeve që Kryetarushja kishte zgjedhur në diten e inagurimit!!! Dhe zor se do na e falë këtë mosvemendje!!

Po Damo pyeti dikush? Ai ka kohe që s’ka pretendime por si sakrificë mund të pranonte të behej i pari i Tabirit! Su bë su bë shendosh!

Po Shalsi u interesua një tjeter? Po mban me gajret Bleron që nuk po i bie që nuk po i bie një herë rruleta se per vete preukupim të vetem ka snobimin  e Bores tek platforma gumezhin!

Për Etilden u ndanë në dy kampe! Estetet me në Krye  Kryezevendes Liderin Muli dhe mua si zevendes per shpirt i tij thanë që Etilda ose Ogi do ishte e duhura por luftetaret me në krye Frrok Gjinin të pasuar nga Ulsi Manja kerkonin Braçen për Kryetar po llapashitej në llastime , jo mi jo mi nuk dua!

Related

Tags: Agron Gjekmarkajanalize satirike
Previous Post

Manastirliu: 14 mijë libra të gjuhës dhe kulturës shqiptare për fëmijët e diasporës

Next Post

Moderatorja e njohur sërish në qendër të vëmendjes për format e kolme

Lajme të ngjashme

Ç’ishin, ç’janë dhe ç’nuk do të bëhen Lapaj dhe Shabani, (Vet)vrasja e paralajmëruar

Ç’ishin, ç’janë dhe ç’nuk do të bëhen Lapaj dhe Shabani, (Vet)vrasja e paralajmëruar

by redaktor2
07/17/2025
0

Shkruan Ermal Qori Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani njihen prej kohësh. Të dy kanë qenë pjesë e Aleancës Kuq e...

Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë

Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë

by redaktor2
07/15/2025
0

Nga Baton Haxhiu Nuk ka asgjë më zhgënjyese në debatin publik sesa kur një mendim i qartë, i argumentuar dhe...

“Sara Mile do bëhet ministre…”- Satira e Agron Gjekmarkajt për mbylljen e punimeve të Kuvendit! ‘Qortimi’ i Bardhit e Nokës: Ne luftojmë, ti do të hash në çanak me dushmanin?!

“Sara Mile do bëhet ministre…”- Satira e Agron Gjekmarkajt për mbylljen e punimeve të Kuvendit! ‘Qortimi’ i Bardhit e Nokës: Ne luftojmë, ti do të hash në çanak me dushmanin?!

by redaktor2
07/04/2025
0

NGA AGRON GJEKMARKAJ Kronikë e ditës së fundit të legjislaturës dhe posteve që po ndahen! Gjatë në kujtesën e miletit do...

Zgjedhjet e përgjithshme dhe sfidat e Kuvendit në legjislaturën 2025–2029 për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Zgjedhjet e përgjithshme dhe sfidat e Kuvendit në legjislaturën 2025–2029 për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

by redaktor2
06/22/2025
0

Avokat Alban Duraj Më 11 maj 2025 u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur përfaqësuesit e Kuvendit të Republikës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, këngëtarja publikon foto me të birin e porsalindur dhe zb…
  • E rëndë në Sarandë, gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase ameri…
  • Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek n…
  • Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e…
  • Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë…
  • Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.