• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Denaj takim me fermerët në Maliq: Bashkimi dhe formalizimi do rrisin cilësinë e produkteve bujqësore

08/09/2024
in Ekonomi, Slider
Denaj takim me fermerët në Maliq: Bashkimi dhe formalizimi do rrisin cilësinë e produkteve bujqësore
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, zhvilloi sot një takim me fermerët e zonës së Maliqit.
Gjatë takimit, Denaj vuri theksin tek rëndësia e rritjes së cilësisë së produkteve përmes bashkimit të fermerëve.
Në çelje të fjalës së saj, Denaj u shpreh se mbështet çdo zë protestues, ndërsa shton se komunikimi dhe bashkëveprimi me fermrët mbetet kryefjalë e punës së saj.
“Përgjatë gjithë vitit ne kemi pasur disa nga çështjet ku emëruesi i përbashkët si në raport me blegtorët në urën e Kardhiqit, me bletarët, etj është formalizimi i ekonomisë bujqësore dhe mbi të gjitha bashkimi i operatorëve. Duken si fjali të përgjithshme, teknike, teorike, por në fakt është e vetmja zgjidhje që ne të kemi mundësi të rrisim shkallën, të rrisim automatizimin dhe të ulim kosto”, tha Denaj.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Jemi drejt një tregu, drejt një procesi që nuk mjafton të jetë vetëm i ndodhur në letra, me ligj, duhet të ndodhë në terren dhe në territor, sot ka një formalitet të shtuar, i cili vjen mes kontratave të muguara të fermerëve, përpunuesve apo tregtarëve dhe ky është një produkt që ne nuk e evidentojmë vetëm sot, ka qenë përgjatë kohës”, tha ajo.

Ne thjeshtë duhet që ta reduktojmë në mënyrë që edhe subvencionet ë shkojnë aty ku duhen, por njëkohësisht edhe fermerët të marrin mundin dhe djersën e tyre në vlerë ekonomike. Në qoftë se ne në strukturat tona qendrore dhe rajonale nuk arrijmë dot t’i ndjekim në bazë kontrate, nuk arrijmë dot t’i japim ndihmë fermerit. Pra, formalizimi i ekonomisë është kyç. Sigurisht, kjo është një zonë që dominohet nga disa produkte, patatja midis të tjerave, është molla, qepa, ju i dëgjuat vetë fermerët”, u shpreh Denaj.

Sipas saj, planifikimi është një tjetër pikë e rëndësishme e punës së përditshme të fermerëve.  “Ne kemi ardhur në një moment ku edhe planifikimi për të mbjellë i cili, pavarësisht çdo vit është i rritur dhe gati 94% të nevojave plotësohet nga prodhimi vendas e vetëm 6% është nga importi, duhet të shkojë brenda tregjeve që e përthithin këtë produkt. Produkti i patates nuk është një produkt që përthithet në tregjet e BE-së, pasi i gjithë rajoni, jo vetëm Shqipëria ka një kufizim që vjen nga strukturat e DG SANTE  për të cilat ne jemi duke punuar, por në mënyrë automatike”, tha Denaj.

“I gjithë produkti i cili lidhet me sigurinë ushqimore, në veçanti me pataten, është një produkt që do të duhet të ndiqet përgjatë viteve të ardhshme dhe alternativat janë që të prodhojmë me kosto sa më të ulët që të paktën të konkurojmë produktin e importit”, shtoi ajo.

“E them edhe nje hërë, importi është vetëm 6% nga statistikat. Ne, pjesën më të madhe të 278 188 ton e plotësojmë në vend. Kështu që, tregjet nuk kanë monopol, ka vetëm mungesë formalizimi. Dhe ne nuk e gjurmojmë dot nëse shkojmë vetëm me biseda pa gjurmë kontratash, pa gjurmë marrëveshjesh. Është e njëjta siç folëm në fillim të vitit për pjesën e blegtorëve. Në qoftë se blegtorët ankoheshin sepse produkti merrej pa çmim, diskutimi thelbësor ishte mbi çfarë baze kontrate nuk është çmimi dhe ne të gjithë bashkë duhet të kuptojmë, jo vetëm ne si qeveri, por edhe fermerët  që këtu ka ardhur një moment shumë i rëndësishëm, që ne duhet absolutisht të formalizojmë ekonominë mes palëve”, nënvizon Denaj.

“Ne duhet të kuptojmë që sot duhet të formalizojmë marrëdhëniet kotraktuale, ta zgjerojmë atë dhe të kemi mundësi të prodhojmë për tregje që ne I dimë paraprakisht sepse tregu është ai që të vendos bile edhe prodhimin”, tha Denaj.

Ajo u bëri apel për rritje të bashkëpunimit, pasi kështu rritet sipërfaqja dhe rentabiliteti i punës në fermë.

“Në rradhë të parë, ne flasim për sipërfaqe shumë të vogla në Shqipëri, sipërfaqja mesatare është 1 hektar për fermer dhe ne vitin 2024 kur jemi duke shkuar drejt një teknologjie më të avancuar të mekanikës bujqësore, nuk ka aplikim të mekanikës në 1 hektar.  Ne duhet të flasim për 5 apo 10 hektar, ku fillon të bëjë sens aplikimi mekanike që ul kostot. Ndërkohë, në fillim të vitit lancuam Skemën Kombëtare dhe jo pa qëllim kërkuam të bashkonim jo me letra në pronësi, por me kontrata të pa noterizuara fermerët për një bashkim operatorësh për të marr 100% të subvencionit të Skemës”, tha Denaj.

“Ndërkohë që ne flasim ka filluar shpërndarja e subvencionit dhe në qoftë se ju filloni e diskutoni me fermerët e çdo zone, të parët që po marrin skemën, janë ata që kanë qenë brenda bashkimit të operatorëve dhe po e marrin 100%. Ky është modeli”, theksoi Denaj.

“Unë jam shumë e gatshme që nëse ka projekte, që kryetari i foli verbalisht t’i vendosi në një projekt, t’i mbështesim në vijim. Është një zonë shumë e rëndësishme për bujqësinë shqiptare dhe pjesë e infrastrukturës dhe mbështetjes është edhe infrastruktura e skemave në ujitje dhe kullim”, përfundoi Denaj.

Related

Tags: Denajfermeretmaliqtakim
Previous Post

Spahiu: Protestat me 50 veta të dështuara para Bashkisë, po rrisin politikisht profilin e Erion Veliajt

Next Post

Kurs 8-mujor për kodimin, Balluku dhe Muzhaqi shpërndajnë certifikatat për të rinjtë e Dibrës

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.