• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Fëmijët e komunitetit rom në Elbasan dhe Fier drejt një arsimi cilësor falë organizatës ‘AmaroDrom’

08/15/2024
in Slider, Sociale
Fëmijët e komunitetit rom në Elbasan dhe Fier drejt një arsimi cilësor falë organizatës ‘AmaroDrom’
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Rezultatet në shkollë të fëmijëve romë nga bashkitë e Elbasanit dhe Fierit, por kalimi i tyre nga çerdhja dhe kopshti në arsimin fillor, u përmirësuan dhe pritet që të përmirësohen ndjeshëm falë projektit “Nxitja dhe Ruajtja e Cilësisë së Edukimit Parashkollor dhe Fillor për Romët në Elbasan dhe Fier”. Një nismë e financuar nga Roma Education Fund përmes fondeve të Bashkimit Evropian dhe që zbatohet në Shqipëri nga organizata AmaroDrom, do të punojë edhe për përmirësimin e barazisë gjinore duke rritur pjesëmarrjen e vajzave rome por edhe fëmijëve nga bashkitë e Elbasanit dhe Fierit në arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Vetëm në vitin e parë të këtij projekti përfituan 35 fëmijë romë në Fier dhe 25 në Elbasan, të cilët u regjistruan në çerdhe dhe kopshte. Ndërkohë që gjatë gjithë projektit i cili do të zgjasë për tre vite, numri i përfituesve pritet që të arrijë në 180, ku përfshiheshin 105 vajza dhe 75 djem.

Një aspekt tjetër thelbësor i projektit është organizimi i një fushate avokimi me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe bashkitë e Elbasanit dhe Fierit, për të nxitur vendimmarrjen për uljen ose heqjen e tarifave për fëmijët romë në çerdhe dhe kopsht. Kjo synon të sigurojë një përfshirje më të gjerë dhe të barabartë në shërbimet arsimore për komunitetin rom.

Gjithashtu projekti do të punojë progresivisht edhe me prindërit romë për të rritur ndërgjegjësimin e tyre mbi aftësitë prindërore, duke përmirësuar dhe forcuar njëkohësisht aftësitë e tyre jetësore dhe të buta për të qenë të përgatitur për tregun e punës.

Një komponent tjetër i rëndësishëm i projektit ishte trajnimi i prindërve romë. U organizuan tre grupe trajnimi për përdorimin e portalit qeveritar e-Albania dhe tre seminare mbi prindërimin e mirë dhe aftësitë jetësore, secili me nga 10-12 prindër. Gjithashtu, u krijuan tre klube të librarive të lodrave në qendrat komunitare, një në Elbasan dhe dy në Fier (Levan dhe Driza), për të promovuar zhvillimin intelektual dhe social të fëmijëve.

Për të siguruar që projekti po ecte sipas planit, u kryen tetë vizita monitorimi dhe u përgatitën katër raporte vlerësimi për të vlerësuar përparimin e tij. Një nga arritjet kryesore ishte organizimi i një fushate avokimi për të kërkuar heqjen ose uljen e tarifave për fëmijët romë në arsimin parashkollor, duke i bërë këto shërbime më të aksesueshme për komunitetin rom.

Projekti “Nxitja dhe Ruajtja e Cilësisë së Edukimit Parashkollor dhe Fillor për Romët në Elbasan dhe Fier” përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt barazisë arsimore dhe integrimit të komunitetit rom në shoqërinë shqiptare. Me mbështetjen e Roma Education Fund dhe përpjekjet e palodhura të AmaroDrom, ky projekt shërben si një model suksesi për nisma të ngjashme në të ardhmen.

Related

Tags: AmaroDromElbasanfemijet romFIERorganizate
Previous Post

Manastirliu pret Ekipin Olimpik Shqiptar: Ngritët lart emrin e Shqipërisë, vendimi i qeverisë jep shpërblime për dy medalistët

Next Post

Nuk duhet të keni frikë nga rreziku, por…çfarë thonë yjet për ju sot

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.