• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Manastirliu pret Ekipin Olimpik Shqiptar: Ngritët lart emrin e Shqipërisë, vendimi i qeverisë jep shpërblime për dy medalistët

08/15/2024
in Aktuale, Slider
Manastirliu pret Ekipin Olimpik Shqiptar: Ngritët lart emrin e Shqipërisë, vendimi i qeverisë jep shpërblime për dy medalistët
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, priti sot Ekipin Olimpik Shqiptar, i cili përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024,” duke sjellë për herë të parë dy medalje olimpike për vendin tonë. Ministrja Manastirliu njoftoi se, me Vendim të Këshillit të Ministrave, do të ketë shpërblime specifike për sportistët që i sollën medalje Shqipërisë.
 
Ministrja Manastirliu vlerësoi shumë suksesin historik të dy sportistëve tanë të mundjes, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, të cilët arritën të ngjiten në podin e fituesve të medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024,” një arritje që përfaqëson jo vetëm një sukses personal, por edhe një fitore për të gjithë Shqipërinë.
 
“Vërtet na keni bërë krenarë! Keni ngritur lart flamurin tonë kombëtar dhe është një ngjarje historike fakti që kemi fituar tashmë dy medalje olimpike të bronzta. Për këtë, dua t’ju falënderoj nga zemra. Çdo fitore, sado personale, është mbi të gjitha fitore e një ekipi. Dua të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ekipin kombëtar që përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike, por më lejoni të falënderoj posaçërisht ju, dy medalistët tanë. Kemi përjetuar shumë emocione dhe kemi qenë të gjithë aty me ju, me zemër dhe mendje. Faleminderit Chermen Valiev, faleminderit Islam Dudaev, për arritjet tuaja dhe për faktin që keni ngritur lart flamurin e Shqipërisë,” tha Ministrja Manastirliu.
 
Ministrja Manastirliu nënvizoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për sportistët shqiptarë dhe sportin elitar. Ajo theksoi politikat dhe investimet e bëra nga qeveria për të përmirësuar infrastrukturën sportive dhe për të krijuar kushte më të mira për përgatitjen e sportistëve. Sipas saj, sukseset e sportistëve tanë tregojnë se këto përpjekje po japin fryte dhe se sporti shqiptar do të prodhojë edhe më shumë medalje dhe kampionë në të ardhmen.
 
“Qeveria shqiptare është e angazhuar për mbështetjen e sportistëve në shumë drejtime, qoftë për sa i përket përgatitjes së tyre, qoftë për sa i përket mbështetjes në infrastrukturën sportive.  Ne këtë vit me buxhetin e vitit 2024 kemi mundësuar rritjen e buxhetit për 8 federata për të mundësuar pikërisht dhe parapërgatitjen për lojërat olimpike. Nga ana tjetër fakti që ju vini me medalje sistemi i shpërblimeve mundëson edhe shpërblimet e dedikuara sipas vendimit të qeverisë që është në fuqi për dhënien e shpërblimeve të medalistëvetanë të cilët do të kenë  mbështetje specifike nga qeveria shqiptare përmes sistemit të shpërblimeve dhe gjithashtu edhe për tre trajnerët e tyre. Ne kemi një sistem shpërblimesh ndër më të lartit në rajon për sportistët kampionë dhe që i sjellin medalje vendit”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
 
Sportistët dhe trajnerët ndanë përvojat dhe emocionet e përfaqësimit të Shqipërisë në Lojërat Olimpike që u zhvilluan në Paris. Ministrja falënderoi Ekipin Olimpik për përfaqësimin e shkëlqyer të Shqipërisë dhe për emocionet e jashtëzakonshme që dhuruan. Ajo i siguroi ata se mbështetja për sportin do të vazhdojë të jetë një prioritet i qeverisë shqiptare, duke synuar që Shqipëria të vazhdojë të prodhojë sportistë të kalibrit botëror.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: Ekipin Olimpik ShqiptarManasterliutakim.
Previous Post

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit

Next Post

Fëmijët e komunitetit rom në Elbasan dhe Fier drejt një arsimi cilësor falë organizatës ‘AmaroDrom’

Lajme të ngjashme

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

by redaktor2
06/05/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për...

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

by redaktor2
06/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka përcjellë sot në Kuvend një mesazh të rëndësishëm mbi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit...

Debati për Spaçin – Ajazi: Po përfitojmë nga projekti i restaurimit për të bërë film! Lubonja: Burgu s’mund të rindërtohet, duhet qasje arkeologjike

Debati për Spaçin – Ajazi: Po përfitojmë nga projekti i restaurimit për të bërë film! Lubonja: Burgu s’mund të rindërtohet, duhet qasje arkeologjike

by redaktor2
06/05/2025
0

Ndërhyrjet restauruese që kanë nisur në burgun e Spaçit nën mbikëqyrjen e Institutit të Trashëgimisë Kulturore kanë nxitur një debat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
  • “Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha…
  • Silvinjo duhet të jetë më i qetë, sulmuesi kthehet në stërvitje me Shqipërinë
  • Debati për Spaçin – Ajazi: Po përfitojmë nga projekti i restaurimit për të bërë film! Lubonja:…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.