• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

A e dinit? Ky është vendi i vetëm në botë ku divorci është i jashtëligjshëm

08/16/2024
in Rajoni & Bota
A e dinit? Ky është vendi i vetëm në botë ku divorci është i jashtëligjshëm
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Megjithëse kishte rezistuar deri tani ‘stoik’ ndaj rrymës së ashpër politike liberale, senati Filipineve po merr në konsideratë një ligj që do të liberalizojë praktikat e divorcit, ‘vetëm në rrethana të caktuara’.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Filipinet janë deri tani i vetmi vend në botë pas Vatikanit, nëse ky mund të merret si i tillë, ku divorci është ilegal, por kjo mund të ndryshojë së shpejti për 116 milionë banorët e tij, me një ligj që ndryshon traditën e vjetër.

Parlamenti i vendit me popullatën 80 përqind katolike, ka miratuar tashmë ligjin e liberalizimit të divorcit dhe masa pritet të kalohet në senat.

Prej më shumë se 500 vjetësh, qe kur spanjollët kolonizuan fillimisht fillimisht Filipinet, vendi nuk ka lejuar çiftet të divorcohen, dhe ata duket se kanë jetuar më së miri së bashku.

Por prej vitit 2018 politika ka nisur lëvizjet për ndryshim, duke thënë se kjo ‘nuk cënon doktrinat e shumicës katolike’.

Kisha katolike dhe politikanët anti-divorc e përshkruajnë nxitjen e politikës dhe aktivistëve pro-divorc si “irracionale dhe e pakuptueshme”.

“Nuk do të ketë më stabilitet në martesë me legalizimin e divorcit”, shprehet Gina Rama, anëtare e grupit katolik vendas “Bijat e Shën Paulit”.

“Betimet e martesës bëhen në emër të Zotit dhe premtimi solemn për të qëndruar bashkë në të mirë e në të keq, do të kthehet vetëm në një fjalë goje”.

Kisha katolike vendosi influencën e saj që prej kohës së kolonizimit në Filipine dhe ligjet e moralit të saj u thelluan fort në kulturën e ligjet vendase.

Kodi civil spanjoll i ndalonte filipinasit të divorcoheshin, sipas doktrinës katolike të ‘pamundësisë së shpërbëries së martesës’.

Pas marrjes së pavarësisë nga Spanja në 1898, filipinasit përshtatën legjislacionin kolonial amerikan ku përfshihej dhe liberalizimi i divorcit, por në 1935 vendi ra nën influencën e mbretërisë angleze ku asokohe kisha katolike kishte fuqinë për të ndaluar përsëri divorcin në 1950.

Në vitin 1977, ish presidenti Ferdinand Marcos Sr legalizoi divorcin vetëm për muslimanët, por jo për Protestantët, Budistët dhe besimet e tjera, shkruan rrjeti britanik The Independent.

Viktimat e abuzimit fizik dhe te tradhtisë bashkëshortore mund të merrnin ndarjen ligjore, por mbeteshin gjithsesi në kontratë martese me bashkëshortët e tyre.

Presidenti Ferdinand Marcos Jr mbështeti ligjin e divorcit që kur erdhi në pushtet në 2022 edhe pse shtonte se kjo nuk do të ishte “diçka e thjeshtë si në vende të tjera”.

Tashmë duket se nxitja ndërkombëtare e miratimit të divorcit nuk mund të ndalet nga tradita vendase, edhe pse pritet që ligji të sfidohet në të gjitha gjykatat e vendit, shkruan The Independent.

Related

Previous Post

Imane Khelif tregon pamjen e re pas medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Parisit

Next Post

Udhëtimi i Meghan Markle dhe Princ Harry në Kolumbi, ja arsyeja e vizitës

Lajme të ngjashme

Kosovë, KQZ përjashton partinë e Dodikut, Listën Serbe, nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Kosovë, KQZ përjashton partinë e Dodikut, Listën Serbe, nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit

by redaktor2
08/21/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të...

14 shtator, protestë në Hagë/ “Bashkë kundër padrejtësive”, mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK

14 shtator, protestë në Hagë/ “Bashkë kundër padrejtësive”, mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK

by redaktor2
08/21/2025
0

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator...

“Ngërçi politik po i kushton Kosovës”-Reagon Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë: Udhëheqësit duhet të prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

“Ngërçi politik po i kushton Kosovës”-Reagon Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë: Udhëheqësit duhet të prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

by redaktor2
08/21/2025
0

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë thirrje...

Papa Leo zgjedh Lindjen e Mesme për vizitën e parë zyrtare? Zbulohet vendi ku Ati i Shenjtë pritet të shkojë së shpejti

Papa Leo zgjedh Lindjen e Mesme për vizitën e parë zyrtare? Zbulohet vendi ku Ati i Shenjtë pritet të shkojë së shpejti

by redaktor2
08/20/2025
0

Papa Leo planifikon të vizitojë Libanin, njoftoi të mërkurën zyrtari i lartë katolik i vendit, në atë që mund të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.