Adrola Dushi prej vitesh përflitet për një romancë dashurie me reperin e njohur, Capita T.
Por dyshja asnjëherë nuk e kanë konfirmuar publikisht lidhjen e tyre, e cila është shoqëruar me ulje e ngritje, ku pak javë më parë u përfolën edhe për një ndarje.
Megjithatë, duket se gjithçka ka mbetur në kuadrin e thashethemeve, pasi janë shfaqur më të lumtur se kurrë në krahët e njëri-tjetrit.
Adrola Dushi ka postuar një foto krah reperit në rrjetin social, nga prapaskenat e koncertit të tij në Tiranë.
Por Capital T, duke se ka pasur një kritikë për modelen, në lidhje me foton e përzgjedhur nga ajo për të publikuar.
“A sgjete foto ma t mire a????”, shkroi reperi në koment.









