• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Pasi u lirua nga qelia njoftoi se do të mbante koncert në Tiranë, Noizy bën lajmërimin e rëndësishëm për fansat

08/19/2024
in Showbiz
Pasi u lirua nga qelia njoftoi se do të mbante koncert në Tiranë, Noizy bën lajmërimin e rëndësishëm për fansat
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Reperi Noizy, i cili fill pasi u lirua nga burgu njoftoi se do të mbante një koncert në Tiranë më 21 Gusht, ka njoftuar se ky koncert nuk do të realizohet në datën që ishte paralajmëruar.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Noizy bën me dije se ky koncert është shtyrë për në shtator.

“Me keqardhje ju njoftoj se koncerti datës 21/gusht do të shtyhet për një datë tjetër në fund të shtatorit mbase më 27/shtator. Të gjitha biletat do të rimbursohen 100 për qind mbrapsht”, shkruan ai.

noizy

Kujtojmë se Noizy u lirua nga qelia pak ditë më parë me vendim të Gjykatës së Durrësit, ndërsa Kosova e ka shpallur në kërkim, pasi e akuzon se bashkë me grupin e tij ka dhunuar personazhin e “TikTok”, Medi Iseni.

Seanca gjyqësore për Rigels Rajkun u zhvillua më 16 gusht, ndërsa për t’u liruar reperi ofron garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra.

Vendimi është marrë nga gjykata dhe sipas parashikimeve ligjore, garancia pasurore duhet të depozitohet brenda një afati 5 (pesë) ditor.

“Shtetasi Rigels Rajku do të qëndrojë me masë sigurimi “arrest në burg”, deri në depozitimin e garancisë pasurore. Pas depozitimit të shumës përkatëse, duhet të njoftohet menjëherë prokurori, i cili në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga njoftimi për depozitimin e shumës së garancisë pasurore, duhet të verifikojë dokumentacionin përkatës dhe të urdhërojë, sipas rastit, lirimin e menjëhershëm të personit nën hetim ose konfirmimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.”

Pas pothuaj 10 ditësh në paraburgim, Noizy la qelinë pas vendosjes së garancisë pasurore. Kujtojmë që pas arrestimit të tij në Lezhë, gjykata e la në burg artistin e njohur.Por pas gati 10 ditësh, çështja ka kaluar në Gjykatën e Durrësit, ku edhe Noizy ia ka dalë që të fitojë lirinë.

noizy (2)

Në kërkim për të njëjtën ngjarje është edhe reperi tjetër Arkimed Lushaj, njohur me emrin e tij të artit, Stresi. Noizy u arrestua në Shëngjin më 7 gusht, pasi akuzohet për plagosje të rëndë në një klub nate në Pejë. Në pranga bashkë me Rigels Rajkun ra edhe miku i tij Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax.

medi iseni noizy Dj Crax

Sherri mes pjesëtarëve të grupit OTR dhe personazhit të njohur të “Tik-Tok” Muhamet Iseni, i njohur si Medi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit në klubin e natës “Sancy” në Pejë. Shkak i përleshjes dyshohen videot të “Tik-Tok” të Medit, i cili prej kohësh ofendon reperat Noizy dhe Stresi.

Vetë Stresi dhe Noizy kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me sherrin dhe nuk kanë ndërhyrë për të rrahur Medin Isenin, me të cilin kishin zënka në rrjetet sociale. Medi Iseni nga ana tjetër akuzon se “u pre në besë” nga Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

Pas këtij vendimi, reperi tjetër, i cili ndodhet në arrati i përfshirë në të njëjtën ngjarje, Arkimed Lushaj (Stresi), ka reaguar me anë të një insta-story në “Instagram”.

stresi

“Happy for u Zin” shkruan Stresi, në një foto ku shihen të dy përqafuar. Ai po ashtu shton se Dj Crax, i cili u arrestua bashkë me Noizyn nuk është liruar pasi është shtetas kosovare dhe për të vendos Gjykata e Pejës.

Related

Tags: deklaratalirimiNoizy
Previous Post

Eva Buzo përshkroi me sukses Adriatikun, Spiropali: 92 km në 34 orë, ushtrim i jashtëzakonshëm që na emocionoi të gjithëve

Next Post

Zbulohet programi televiziv i Megi Pojanit,ja ku do e shohim së shpejti moderatoren

Lajme të ngjashme

E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit

E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit

by redaktor2
08/22/2025
0

Një tragjedi ka prekur botën e muzikës shqiptare. Reperi Marin, tashmë baba i tre vajzave, ka ndarë me ndjekësit e...

E dashura e përfolur e Yamal provokon me… të pasmet

E dashura e përfolur e Yamal provokon me… të pasmet

by redaktor2
08/21/2025
0

Modelja erotike Fati Vazquez po tërheq vëmendjen e të gjithëve me format e saj seksi, të cilat nuk ngurron t’i...

Gerta Gixhari feston ditëlindjen! A mori një urim nga Olta?

Gerta Gixhari feston ditëlindjen! A mori një urim nga Olta?

by redaktor2
08/20/2025
0

Sot Gerta Gixhari feston ditën e lindjes! Të gjithë ishin sy e vesh tek motra e saj, Olta Gixhari, nëse...

Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini

Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini

by redaktor2
08/14/2025
0

Modelja e njohur Arta Elezaj, ka ndarë së fundmi disa fotografi të mrekullueshme në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e një...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.