• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Porti i Durrësit, han pa porta”- Tabaku reagon për skandalin e mbetjeve toksike: Ekspozoi sistemin korruptiv që mbizotëron sot në vendin tonë

08/23/2024
in Politikë
“Porti i Durrësit, han pa porta”- Tabaku reagon për skandalin e mbetjeve toksike: Ekspozoi sistemin korruptiv që mbizotëron sot në vendin tonë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar me shqetësim të madh në lidhje me skandalin ndërkombëtar për transportin e mbetjeve toksike me origjinë nga Shqipëria dhe një tjetër me vendkalim vendin tonë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku falënderoi mediat investigative që kanë zbuluar këtë çështje, duke theksuar se është e nevojshme një transparencë e plotë dhe përgjegjësi nga institucionet shtetërore.

Tabaku nënvizoi se janë dy ngarkesa të ndryshme të mbetjeve toksike që janë identifikuar deri më tani: njëra me origjinë nga Kosova, që ka përfunduar në Kinë, dhe tjetra me destinacion Tajlandën, e cila ka origjinën nga Shqipëria.

Ajo bëri thirrje për sqarime të menjëhershme nga qeveria dhe institucionet përgjegjëse, duke përfshirë Ministrinë e Mjedisit, Portin e Durrësit, Drejtorinë e Doganave dhe Policinë e Shtetit.

Deputetja e PD, ngriti pikëpyetje mbi numrin e dërgesave të tilla që mund të kenë ndodhur pa dijeninë e publikut dhe shprehu shqetësimin e saj për korrupsionin endemik që ka përfshirë institucionet shqiptare.

Ajo e përshkroi Portin e Durrësit si një “han pa porta,” duke theksuar se ky skandal ka ekspozuar thellësinë e problemit të korrupsionit në vend. Më tej ajo ngriti shqetësime se një vend që nuk ka porta jo vetëm bëhet shqetësim për të tjerët por dhe rrezikon sigurinë e tij teksa nuk dihet se cilat anije futen në portin tonë me këtë nivel korrupsioni.

Në përfundim të videos, Tabaku u shpreh se ky sistem korruptiv duhet të ndryshojë, pasi ka prekur çdo qelizë të shoqërisë shqiptare dhe është bërë pengesë e madhe për zhvillimin e vendit.

Deklarata e plotë:

Kemi ndjekur me shqetësim skandalin e përmasave ndërkombëtare për transportin e mbetjeve toksike me origjinë nga Shqipëria.

Së pari, dua të falënderoj dy mediat e vogla investigative që ndoqën këtë skandal deri në fund, duke e zbuluar atë që media ndërkombëtare e kishte bërë publik vetëm disa ditë më parë. Ndërkohë që pres përgjigje nga institucionet zyrtare për kërkesat që u kam dërguar, është e nevojshme të sqarojmë disa elementë shumë të rëndësishëm.

Së pari, bëhet fjalë për dy ngarkesa të ndryshme: e para, me origjinë nga Kosova, ka përfunduar në një port të Kinës. Për këtë ngarkesë, përgjegjësia bie edhe mbi institucionet shqiptare, përfshirë Ministrinë e Mjedisit, Portin e Durrësit, Drejtorinë e Doganave dhe të gjitha hallkat ndërmjetëse.

Së dyti, për ngarkesën e dytë, me destinacion final portin e Tajlandës, që ka burimin dhe origjinën nga Shqipëria, përgjegjësia bie sërish mbi të gjitha institucionet shqiptare, duke nisur nga Ministria e Mjedisit, tek Doganat dhe Drejtoria e Portit të Durrësit.

A ka pasur raste të tjera ku Porti i Durrësit dhe institucionet shqiptare janë përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar? A ka pasur ngarkesa që kanë kaluar përmes Portit të Durrësit nga vende që janë ndoshta edhe në embargo?

Së treti, ky skandal nxori në pah dhe ekspozoi sistemin korruptiv që mbizotëron sot në Shqipëri. A duhej që Porti i Durrësit të shfaqej si një ‘han pa porta’ në mediat ndërkombëtare për të na treguar se korrupsioni në të gjitha nivelet është bërë endemik?

Këtë sistem do ta ndryshojmë ne. Këtë sistem, i cili fatkeqësisht ka prekur çdo qelizë të shoqërisë sonë.

Related

Tags: Jorida Tabakuporti Durres
Previous Post

Biseda mes Franc Çopjas dhe policit Çinari: “Po vrasim, po presim, po lejmë lesht, e prapë nuk i dilet”!

Next Post

Drogë në burgun e Fierit, lënda narkotike i gjendet familjares së një prej të burgosurve

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

“Nxis publikun të denoncojë çdo rast”- Siguria në plazhe, Balla: Duhet rritje e vigjilencës, përgëzoj policinë për reagimin e shpejtë

Berisha e quajti 21 Janarin krim shtetëror pa dashje, reagon Balla: Saliu urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

by redaktor2
08/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.