• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Aktakuzë e re kundër Donald Trumpit për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020

08/28/2024
in Aktuale, Rajoni & Bota
Aktakuzë e re kundër Donald Trumpit për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Prokurori i Posaçëm amerikan, Jack Smith, ka ngritur aktakuzë të re kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për dyshimet se ai ishte përpjekur ta zhbënte rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Aktakuza e re e ngarkon Trumpin me akuzat e njëjta kriminale sikurse ajo e vjetra, por përmban disa ndryshime pas aktvendimit të Gjykatës Supreme se ish-presidenti gëzon imunitet të gjerë nga ndjekja penale.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Aktakuza e re përqendrohet në rolin e Trumpit si kandidat politik që kërkonte rizgjedhjen, në vend se si president i vendit asokohe. Më 1 korrik, Gjykata Supreme tha se Trumpi gëzon imunitet nga ndjekja penale për veprimet që i kishte ndërmarrë si president.

Zyra e Prokurorit të Posaçëm tha se aktakuza e përditësuar, e dorëzuar në gjykatën federale në Uashington, “pasqyron përpjekjet e Qeverisë për t’i respektuar dhe zbatuar vendimet e Gjykatës Supreme”. Në një reagim në platformën e vet Truth Social, Trump e quajti aktakuzën e re “dëshpërim” dhe “përpjekje për ta ringjallur gjuetinë e vdekur të shtrigave”. Ai tha se aktakuza e re i ka “të gjitha problemet e aktakuzës së vjetr dhe duhet të hidhet poshtë menjëherë”.

Aktakuza e re i heq referencat ndaj akuzave të cilat mund të cilësohen si veprime zyrtare për të cilat Trumpi gëzon imunitet, sipas vendimit të Supremes. Kjo përfshin akuzat se Trumpi u përpoq ta përdorte Departamentin e Drejtësisë në përpjekjet e tij të dështuara për ta zhbërë humbjen në zgjedhje, përfshirë duke kryer hetime të rrejshme dhe duke u thënë shteteve – gabimisht – se është vërejtur mashtrim i madh në zgjedhje. Gjykata Supreme tha në vendimin e saj se bashkëveprimi i presidentit me Departamentin e Drejtësisë është veprim zyrtar dhe për këtë ai gëzon imunitet.

Aktakuza e re heq edhe referencat ndaj komunikimit të Trumpit me zyrtarët e qeverisë federale – si avokatë të lartë të Shtëpisë së Bardhë – të cilët i kishin thënë atij se nuk kishte dëshmi për mashtrim që do ta ndryshonin rezultatin e zgjedhjeve 2020. Ajo i heq edhe referencat ndaj deklaratave të caktuara të Trumpit, përfshirë një pretendim që ai e kishte bërë në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë dy ditë pas zgjedhjeve për një kosh të dyshimtë të mbushur me vota në Detroit. Por, aktakuza e re përmban njërën prej akuzave më tronditëse të ngritura nga Smith, se Trumpi mori pjesë në një skemë të orkestruar nga aleatët për rekrutimin e pjesëtarëve të rrejshëm zgjedhorë në terren në shtetet ku demokrati Joe Biden kishte fituar, të cilët do të dëshmonin rrejshëm se Trumpi i kishte fituar ato shtete.

Gjithashtu aktakuza ruan edhe dyshimet se Trumpi i kishte bërë trysni nënpresidentit Mike Pence për ta hedhur poshtë ligjshmërinë e votave dhe se Trumpi dhe aleatët e tij e shfrytëzuan kaosin në Capitol më 6 janar, në përpjekje për ta shtyrë edhe më shumë certifikimin e fitores së Bidenit. Trump është sërish kandidat republikan për president në zgjedhjet e 5 nëntorit, dhe këtë herë ai do të garojë kundër zëvendëspresidentes Kamala Harris, e cila, sipas sondazheve, ka një epërsi të vogël ndaj tij në nivel kombëtar.

Në maj, Trump u bë presidenti apo ish-presidenti i parë amerikan që dënohet për vepër penale. Një gjykatë në Nju Jork e shpalli Trumpin fajtor për falsifikimin e regjistrave biznesore për të ndikuar jashtëligjshëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, përmes pagesave për heshtjen e një aktoreje të pornografisë, e cila tha se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të.

Related

Tags: #donaldtrump
Previous Post

La Liga/ Pritja ja vlejti, Dani Olmo debuton dhe bëhet protagonist, “nderon” Barçën e Flick me golin e fitores

Next Post

E fortë/ Zuckerberg: Shtëpia e Bardhë i bëri presion FB për lajmet e Covid-19

Lajme të ngjashme

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

by redaktor2
08/14/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas angazhimit të forcave të emergjencave civile, situata nga zjarret është stabilizuar në shumë...

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

by redaktor2
08/14/2025
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka njoftuar se duke filluar nga data 2 shtator 2025, do të hyjnë...

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

by redaktor2
08/11/2025
0

Nga Adriatik Doci Prej disa ditësh opinioni publik u acarua me një ngjarje të pazakontë që ndodhi në Malin e...

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

by redaktor2
08/11/2025
0

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
  • Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Berat/ Automjeti përplaset me furgonin, përfundon në spital pasagje…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.