• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Malaj: Të ardhurat në buxhet rriten në 27 miliardë lekë, financime shtesë disa sektorëve

08/28/2024
in Ekonomi, Slider
Malaj: Të ardhurat në buxhet rriten në 27 miliardë lekë, financime shtesë disa sektorëve
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Qeveria ka rishikuar buxhetin e vitit 2024, duke rritur të ardhurat e parashikuara për këtë vit në vlerën 27 miliardë lekë.
“Në një prononcim për medie pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Financave, Petrit Malaj informoi mbi ndryshimet e rëndësishme të miratuara për sa i përket buxhetit të vitit 2024.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Si rezultat i performancës pozitive të ekonomisë shqiptare dhe realizimit të të ardhurave nga agjencitë tatimore, doganore, të ardhurat e realizuara nga qeverisja vendore apo dhe te ardhura të realizuara jotatimore, ne kemi rishikuar buxhetin e vitit 2024, duke rritur të ardhurat e parashikuara për këtë vit në vlerën 27 miliardë lekë”, bëri të ditur Malaj.”
Në një prononcim për medie pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Financave, Petrit Malaj informoi mbi ndryshimet e rëndësishme të miratuara për sa i përket buxhetit të vitit 2024.

“Si rezultat i performancës pozitive të ekonomisë shqiptare dhe realizimit të të ardhurave nga agjencitë tatimore, doganore, të ardhurat e realizuara nga qeverisja vendore apo dhe te ardhura të realizuara jotatimore, ne kemi rishikuar buxhetin e vitit 2024, duke rritur të ardhurat e parashikuara për këtë vit në vlerën 27 miliardë lekë”, bëri të ditur Malaj.

Ministri i Financave theksoi se këto të ardhura shtesë janë menduar të shpërndahen në radhë të parë në ato sektorë që kanë një ndikim të lartë në jetën sociale dhe në ato sektorë që kontribuojnë më shumë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Më konkretisht, Malaj tha se janë rritur financimet shtesë për Ministrinë e Bujqësisë me rreth 500 milionë lekë, në mënyrë që të mbështetet skema e granteve të fermerëve.

Nga ana tjetër, ministri informoi se është rritur financimi shtesë në masën 250 milionë lekë për Ministrinë e Shëndetësisë në mënyrë që të financohen projekte të shërbimit të kujdesit parësor dhe dytësor.

“Kemi rritur financimin për Ministrinë e Brendshme në vlerën rreth 1.3 miliard lekë për kompensimin ushqimor të Policisë, krahas orëve shtesë të punës që do t’i përfitojnë në kuadër të sezonit turistik”, tha ai.

Malaj theksoi se janë rritur po ashtu fondet për Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit me vlerën 300 milionë lekë për shpërblimin e sportistëve që kanë arritur rezultate të mira sportive.

Related

Tags: konferencembledhje qeverieMinistri Malaj
Previous Post

Manastirliu në gjimnazin e rilindur “Isa Boletini”: 25 shkolla të rindërtuara hapin dyert në vitin e ri shkollor, mbi 238 mijë nxënës përfitojnë librat falas

Next Post

Nxitet partneriteti për Sigurinë Kibernetike midis Shqipërisë dhe Holandës

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.